Zyrtar/e Administrativ/e
Data e publikimit
01-03-2023
Data e perfundimit
13-03-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Rreth Klubit të Biznesit
Klubi i Biznesit siguron të rris bashkëpunimin e sektorit privat me qëllim të rritjes së aktivitetit ekonomik, bashkëpunimit ndërkombëtar, kontributit dhe avokimit të një ekonomie të mirëfilltë të tregut. Tutje, ky Klub ofron trajnime dhe edukim për përmirësimin e suksesit të biznesit të secilit anëtarë, krijon një atmosferë inkurajimi për anëtarët për të bërë biznes me njëri-tjetrin dhe me vendet e tjera Evropiane, shkëmben informacione, rrjetëzimin dhe takime B2B.
Zyrtar/e Administrativ/e
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për mikpritjen dhe orientimin e vizitorëve, përgjigje në telefonata dhe trajtimin e ankesave në mënyrë të sjellshme dhe profesionale;
- Menaxhimi i stokut dhe furnizimeve të zyrës;
- Përgatitja e raporteve të rregullta për shpenzimet dhe buxhetin e zyrës;
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i të dhënave të kompanisë;
- Organizimi i një sistemi dosjesh për dokumentet e rëndësishme dhe konfidenciale të kompanisë;
- Përcjellja e të gjithë korrespondencës, si letra dhe paketa, tek stafi;
- Përgjigje në pyetjet nga punonjësit, anëtarët dhe akterë të jashtëm;
- Përditësimi i politikave të zyrës sipas nevojës;
- Përgjegjës për mbatjejn e kalendarit të kompanisë dhe planifikimin e takimeve;
- Rezervimi i sallave për takime dhe aktivitete, sipas nevojës;
- Shpërndarja dhe ruajtja e korrespondencës (p.sh. letra, email dhe paketa);
- Përgatitja e raporteve dhe prezantimeve me të dhëna statistikore, sipas detyrës;
- Organizimi i udhëtimeve dhe akomodimit;
- Programimi i ngjarjeve të brendshme dhe të jashtme;
- Herë pas here udhëtime jashtë zyrës për të dorëzuar raporte ose dosje në departamente të tjera;
- Çdo detyrë dhe përgjegjësi që kërkohet nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet
- Përvojë e dëshmuar e punës si Zyrtar/e Administrativ/e, Administratorë apo rol të ngjashëm
- Njohuri të forta të procedurave të zyrës
- Përvojë me softuerin e menaxhimit të zyrës si MS Office (MS Excel dhe MS Word, veçanërisht)
- Aftësi organizative me një aftësi për zgjidhjen e problemeve
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal
- Diplomë të shkollës së mesme; kualifikimet shtesë në Administrim të Zyres janë një plus
Data e skadimit: 13 mars 2023
Aplikoni duke dërguar CV-në dhe Cover Letter në [email protected]dhe duke shënuar në subject titullin e saktë të pozitës për të cilën aplikoni.