www.ofertapune.net Zyrtar/e (3), Asistent/e (4) | PunaIme

Zyrtar/e (3), Asistent/e (4)

Kompania

Komuna e Vushtrrisë

Telefoni

038/200-42-435

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

25/06/2020

Data e perfundimit

02-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Administratë

Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr.031L-040, nenit 12 të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nr.037L-149 dhe në bazë të kërkesave të Drejtorisë për Administratë dhe Drejtorisë për Ekonomi Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS
Për kryerjen e punëve me marrëveshje për shërbime të veçanta

Drejtoria për Administratë – Komuna e Vushtrrisë
Vendet e punës: Asistentë të Zyrtarëve të Gjendjes Civile
Numri i ekzekutueseve: tre (3)
Lloji i pozitës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta ( kohëzgjatja 6 muaj)
Orari i punës: 40 orë në javë
Paga: 303.01

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i shërbimeve për qytetarët në Zyrën e Gjendjes Civile

Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive

  • Verifikimi i qytetarëve në r trin themeltar elektronik dhe shënimeve në regjistrat themeltar fizik
  • Mirëmbajtja dhe kujdesi për regjistrin themeltar dhe qendror si në aspektin fizik, ashtu edhe elektronik dhe dokumenteve të arkivuara
  • Përditësimi i shënimeve dhe regjistrit të shtetaseve në regjistrin themeltar dhe qendror
  • Përdorimi dhe zbatimi i ligjeve dhe udhëzimeve që kanë të bëjnë me gjendjen civile
  • Përdorimi dhe shfrytëzimi i aplikacionit të GJC, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore që rregullojnë kete fushe
  • Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile si: lindjet, martesat, vdekjet.

Kualifikimi profesional, aftësitë dhe përgjegjësitë:

Diplomë universitare nga shkencat shoqërore

Vendi i punës: Asistent të Zyrtarit në Qendrën për Shërbim me Qytetarë
Numri i ekzekutueseve: Një (1)
Lloji i pozitës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta ( kohëzgjatja 6 muaj)
Orari i punës: 40 orë në javë
Paga: 303.01

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i shërbimeve në QSHQ

Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive

  • Në QSHQ, ofron shërbime administrative për qytetarë
  • E ndihmon stafin e QSHQ-se në punën rreth shërbimeve me qytetarë
  • Shpërndan kërkesat, shkresat dhe aktet tjera nëpër drejtori dhe sektorë
  • Për të gjitha punët mban raport dhe shënime.

Kualifikimi profesional, aftësitë dhe përgjegjësitë:

Diplomë universitare nga shkencat shoqërore

Drejtoria për Ekonomi Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural- Komuna e Vushtrrisë
Vendet e punës: Zyrtar për digjitalizimin e të dhënave në sektorin e bujqësisë
Numri i ekzekutuesve: tre (3)
Lloji i pozitës: Marrëveshje për shërbime të veçanta (kohëzgjatja 6 muaj)
Orari i plotë: 40 orë në javë
Paga: 423.85 euro bruto

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i shërbimeve për digjitalizimin e lëndëve.

Pranimi i aplikacioneve dhe përpunimi i lëndëve për subvencionime dhe digjitalizimi i të dhënave

Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive

  • Pranon aplikacionet për subvencione
  • Përgatit lëndët, kërkesat dhe ju jap udhëzime bujqve lidhur me subvencionet
  • Bënë digjitalizimin e të dhënave:

Kualifikimi profesional, aftësitë, përgjegjësitë:

Përgatitja universitare — lëmi i bujqësisë, e perefrueshme
Përvoja e punës e preferueshme

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informacionit publik.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet mund të merren në QSHQ ose në faqen e internetit të komunës www.kk.rks-gov.net/vushtrri dhe pastaj dorëzohen në Zyrën e pranimit. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjisin: Kopjen e vërtetuar të diplomës, kopjen e letërnjoftimit dhe certifikatën e lindjes, certifikatën që nuk është dënuar dhe nën hetime. Duhet të jetë banor i Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen. Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor. Për çdo informacion kandidatët mund të drejtohen në Njësinë e personelit (zyra numër 33),nr. i tel. 038 200 42 435.