www.ofertapune.net Zhvillues Tregu (Market Developer) | PunaIme

Zhvillues Tregu (Market Developer)

Kompania

Rukolli Distribution

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-05-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Rukolli Distribution shpall konkurs pune per:

Pozita: Zhvillues Tregu (Market Developer)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Gjetja e klientëve të rinjë, zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjes sipas objektivave;
  • Realizimi i vizitave ditore në teren, prezantimi dhe shitja e produkteve në teritorin e Kosovës ;
  • Zhvillimin e tregut, ruajtjen dhe krijimin e marrëdhënieve të mira me klientët si dhe krijimi i marrëdhenieve të qëndrueshme me klientet në baza ditore;
  • Mirëmbajtja e kontratave ekzistuese si dhe gjetja e klientëve të rinjë potencial;
  • Rritja e distribucionit dhe vizibiltetit në on-trade për të gjithë portofoline kompanisë;
  • Menaxhimin, monitorimin dhe analizimin e përformancës së agjentëve të shitjes
  • Kontrolli i stokut, parashikimi i porosive në kohë;
  • Vlerësimi i sasisë së porosive me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve apo mbingarkimin e tepërt;
  • Përcjell afatet e mallrave nëpër markete si dhe hulumton mundësinë e shpërndarjes së tyre;
  • Mban evidenca dhe përpilon raporte të ndryshme lidhur me blerësit e kompanisë;
  • lnformohet në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut përkatës;
  • Analizon prezencën e produkteve në treg si: konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun, etj;
  • Në kordinim me mbikqyrësin cakton pikat për organizime promocionale;
  • Përgjegjës për informim rreth gjendjes në treg dhe për cilen do vërejtje apo sygjerim që mund të vij nga ana e blerësit ;
  • Raporton për punën ditore në teren, referon vështërsitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për rastet konkrete;

Kualifikimet

  • Arsim të lartë (preferohet fakulteti ekonomik);
  • Minimumi 2 vjet përvojë pune në lëminë përkatëse;
  • Të jetë i/e shkathë, fleksibil dhe i motivuar për punë;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe menaxhimit të kohës;
  • Duhet të kenë njohuri të mira të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
  • Të këtë patent shofer, kategoria B.

Te interesuarit te lajmerohen ne: [email protected]