Zhvillues Softuerik (4), Zyrtar/e e Financave (2)
Data e publikimit
27/05/2020
Data e perfundimit
08-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Kompania N.SH TECH VISION shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Zhvillues Softuerik Pozita te lira: (4)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Programon në mënyrë individuale dhe ekipore sipas projektit të propozuar;
- Analizon, dizajnon, zhvillon, teston dhe instalon aplikimin sipas detyrës projektuese;
- Propozon aplikime të reja për implementim;
- Përkujdeset dhe monitoron SQL Serverin;
- Bashkëpunon me grupet tjera punuese;
- Koordinon punën e vet me udhëheqësin e njësisë;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e programeve të cilat aplikohen;
- Ndjek dhe zbaton politikat dhe procedurat e Ti-së;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet:
- Fakulteti Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme
- Mbi 2 vite përvojë pune në Teknologji Informative
- Njohja e Gjuhës Angleze
- Gjuhët programuese – VB.NET, Java, Multi threaded applications, PHP, CL, ASP.NET2.0 dhe ASP.NET 3.5, .NET framework 2.0 dhe 3.5
- Përvoja dhe njohuri në SQL, MySQL, IIS, DB2, LINQ teknologji, AJAX teknologji, AT+Sintaksa, SOAP teknologji, GSM teknologji
- Çertifikimi MCSD (Microsoft Certified Solution Developer) ose MCAD (Microsoft Certified Application Developer)
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit; [email protected]
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të më tutjeshme
Pozita: Zyrtar/e e Financave Pozita te lira: (2)
Kompania: N.SH TECH VISION
Lokacioni i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Regjistrimi i faturave të blerjeve, shitjeve, shpnezimeve, importeve në sistem në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera te zbatueshme;
- Regjistrimin dhe mirëmbatjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime etj;
- Menaxhimi i porosive/kërkesave, pagesave, barazizmet dhe menaxhimi me llogaritë e blerësve/shitësve.
- Ndihmon në përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rendësi;
- Krijimi i raporteve te ndryshme sipas kërkesës;
- Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit;
- Ndihmon nga ana teknike me informacionin dhe dokumentet e kërkuara nga klientet;
- Mbështetje administrative për drejtorin dhe menaxhmentin e kompanisë.
Kanditi/ja duhet të plotësoj kushtet sin në vijim:
- Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik;
- Të ketë minimalisht 1 vite përvojë në punë të ngjashme;
- Njohuri të mira të punës me kompjuter;
- Aftësi të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht exel dhe word);
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze ;
- Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
- Aftësi analitike në punë;
- Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;
- Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
- Dokumentet e kërkuara *CV në format Evropian;
- Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale;
- Referencat e punës.
Infromatat e juaja: ID dhe CV-të tuaja mund ti dërgoni në në e-mail adresën: [email protected]