Zëvendëskryeshef ekzekutiv
Data e publikimit
22/09/2020
Data e perfundimit
21-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Bordi i Drejtorëve i KRM”Pastërtia”Sh.A.Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.09.2020, duke u bazuar në neni 21 paragrafi 1, 2, 3 dhe 4 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenit 162 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, si dhe nenit 16 paragrafi 1 të Statutit të KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, Njoftimin Nr-955 dhe Vendimin e Bordit të Drejtorëve Nr-2330, merr vendim të Ri-shpallë këtë:
KONKURS
- Numri i referencës së pozitës së punës: 2331/ 20
- Titulli i pozitës: Zv.Kryeshef Ekzekutiv në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj (1)
- Raportimi: Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj
- Mandati: Zv.Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj me mandat 3 (tre) vjeçar
- Koeficienti i Pagës: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj
- Vendi i Punës: KRM ”Pastërtia” Sh.A. Rr. ”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Në mungesë të Kryeshefit Ekzekutiv të njëjtin e zëvendëson në punët dhe detyrat e lij:
- Ndihmon Kryeshefin Ekzekutiv në organizimin dhe menagjimin e punëve të ndërmarrjes;
- Ndihmon zyrtarët e lartë të kompanisë në çështje të caktuara;
- Së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv përcjell realizimin e Planit të Biznesit;
- Ndihmon në hartimin e planit të biznesit;
- Merr pjesë në mbledhjet e Bordit të Drejtorëve;
- Angazhohet në koordinimin e punëve të sektorëve të kompanisë;
- Kryen edhe punë të tjcra konform dispozitave ligjore të Idgjit për Ndërmarrje Publikc. Statutit të kompanisë dhe rrcgulloieve në tuqi.
KUALIEIKIIMI DHE PËRGATITJA PROFESIONALE:
- Të ketë përgatitje universitare;
- Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në menaxhim;
- Të posedoj aftësi dhe shkathtësi profesionale për të punuar në mënyrë të suksesshme;
- Të ketë aftësi të larta komunikimi dhe bashkëpunimi
- Të ketë aftësi për të kryer detyrat e punës në situatë të qetë dhe nën presion:
- Njohës i mirë i punës me kompjuter.
KUSHTET PËR APLIKIM:
Kandidatët për Zv.Kryeshef Ekzekutiv KRM “Pastërtia” Sh.a Ferizaj duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:
- Dëshmi për kualifikimin profesional / Diploma e Fakultetit (e noterizuar);
- CV-në;
- Dëshmi për përvojën e punës;
- Kopjen e letërnjoftimit ose Çertifikatën e lindjes;
- Çertifikatën që nuk është nën hetime;
- Të mos ketë bërë shkelje të Kodit të Etikës për standarde dhe sjellje profesionale;
- Kërkesën për punësim ( Formulari merret në zyret e KRM “Pastërtia” Ferizaj);
- Deklaratën nën betim (Formulari merret në zyret e KRM “Paslërtia” Sh.A Ferizaj).
Aplikuesi duhet të përgatisë deklaratën nën betim, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbushë kushtet e kualifikimit, pavarësinë dhe përgatitjen profesionale, çdo përgënjeshtrim material. qoftë i qellimshem apo nga neglizhenca ose ndryshim material nga informatat e dhena ne deklaratën e sipër përmendur. do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershcm.
Dokumentacioni duhet të jelë në zarf të mbyllur dhe të dorëzohet në zyret e KRM “Pastërtia” Sh.A Ferizaj. çdo ditë pune nga 08:00 deri 16.00 Afati i konkursit për aplikim është i hapur 30 ditë kalendarik nga dita e publikimit në web-faqen e Kompanisë si dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 22.09.2020 deri më 21.10.2020 në orën 16:00.
Për informata shtesë mund të kontaktoni numrin e tel. 0290/323-025.