Zëvendësdrejtorë të Përgjithshëm

Kompania
Radio Televizioni i Kosovës
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
21/09/2020
Data e perfundimit
30-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Në bazë të Nenit 34 të Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës Nr. 04/L-046, RTK rishpallë:
KONKURS
- Zëvendës Drejtorë të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës
Zv. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së:
- Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
- Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
- Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së emërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik dhe në bazë të rekomandimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm e ndihmon dhe e zëvendëson Drejtorin e Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës në punët dhe detyrat në vijim:
- Në menaxhimin e veprimtarisë së RTK-së në pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin dhe Kodin Etik të RTK-së;
- Në administrimin e përgjithshëm dhe menaxhimin e RTK-së, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
- Në mbikëqyrjen e punës së të gjitha shërbimeve, departamenteve dhe njësive;
- Në zgjedhjen dhe shkarkimin e personelit të RTK-së, në përputhje me ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e punës, Ligjin e RTK-së dhe Statutin e RTK-së;
- Në marrjen e vendimit lidhur me çështjet e organizimit të brendshëm, të financave dhe të pagave, në bazë të kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së;
- Në përgatitjen e raportit financiar dhe raportit vjetor të të hyrave dhe të shpenzimeve për vitin paraprak;
- Në përgatitjen e propozimit të planit programor dhe afarist vjetor, i cili është në përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe me mandatin e RTK-së, siç është përcaktuar me Ligjin për RTK-në;
- Në bashkërendimin e punës së njësive administrative të RTK-së dhe zgjidh brenda kompetencave të tij, mosmarrëveshjet midis tyre;
- Në ndërmarrjen e masave korrigjuese, pas konstatimit se ka pasur shkelje të standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme;
- Në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm, përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit;
- Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në sigurimin e zbatimit të rregulloreve të brendshme të RTK-së;
- Në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm nënshkruan kontratat e punës dhe kontratat e tjera të parapara me ligj;
- Në organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në RTK;
- Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në mbajtjet e kolegjiumeve të rregullta të Menaxhmentit të lartë;
- Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në zbatimin e sistemit përkrahës për vendimmarrje;
- Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm gjatë aprovimit të akteve dhe rregulloreve të brendshme, në bazë të politikave të përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve;
- Kryen detyra të tjera, në bazë të Ligjit, vendimeve të Bordit të Drejtorëve të RTK-së dhe udhëzimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Kushtet që duhen plotësuar:
- Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
- Të paktën 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
- Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
- Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
- Standard të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar;
- Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës serbe dhe e gjuhës angleze;
- Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
- Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
- Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
- Përkushtim ndaj shërbimit publik të
Në bazë të Ligjit për RTK-në, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së nuk mund të emërohet personi, i cili:
- mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik);
- ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit;
- ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave ose
- është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg;
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
-
- një CV,
- një kopje të letërnjoftimit,
- një letër motivuese,
- tri referenca,
- dëshmitë e kualifikimit,
- dëshmi që nuk është nën hetime, të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit, si dhe
- aplikacionin, i cili duhet të shkarkohet nga web faqja e RTK-së, rtklive.com.
Bashkëngjitur me dokumentacionin e lartëshënuar, kandidatët duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të Transmetuesit Publik të Kosovës – RTK-së (deri në 4 faqe).
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës [email protected], deri më datë 30.09.2020 në orën 16:00.
Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.
Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.