www.ofertapune.net Zëvendësdrejtor/e të Sekretarisë Ekzekutive të AKKVP | PunaIme

Zëvendësdrejtor/e të Sekretarisë Ekzekutive të AKKVP

Kompania

Zyra e Kryeministrit

Telefoni

038/200-14 400

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27/10/2020

Data e perfundimit

10-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Menaxhment

Në mbështetje të nenit 7  të Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës, dhe të nenit 8 të Rregullores nr.10/2017 për Detyrat, Përgjegjësit dhe Organizimin e Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Zyra e Kryeministrit shpall:

KONKURS

Për Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Kriteret  që duhet ti plotësojnë kandidatët për  përzgjedhjen e  Zëvendësdrejtorit janë:

  • Letër motivimi me shpjegime të qarta dhe shembuj nga provoja profesionale që tregojnë se si provoja dhe aftësitë përputhen me kërkesat e vendit të punës,
  • Diplomë Universitare  në fushën relevante,
  • Së paku tetë (8) vjet përvojë pune profesionale të cilat së paku pesë(5) vjet përvojë  në pozitën udhëheqëse,
  • Të ketë aftësi të larta organizative dhe drejtuese,
  • Të ketë aftësi të larta të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jetë njohës i fushës së të drejtës pronësore.

Zëvendësdrejtori emërohet nga Kuvendi i Republikës se Kosovës pas propozimit  nga Kryeministri me mandat pesë (5) vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive  të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, duhet të dorëzojnë këto dokumente.

  • CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë
  • Letër motivimin
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës)
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime
  • Shtetas i  Republikës së Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i pozitës  në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretariatit  Koordinues të Qeverisë  në  Zyrën e  Kryeministrit, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. 100.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet, origjinalet mund të kërkohen nga komisioni përzgjedhës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/ 200 14 400.

Afati i konkursit është i hapur 15 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor (nga data 27 tetor  2020 deri me 10 nëntor 2020).