Zëvendësdrejtor/e të Sekretarisë Ekzekutive të AKKVP
Data e publikimit
27/10/2020
Data e perfundimit
10-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Në mbështetje të nenit 7 të Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës, dhe të nenit 8 të Rregullores nr.10/2017 për Detyrat, Përgjegjësit dhe Organizimin e Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Zyra e Kryeministrit shpall:
KONKURS
Për Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Kriteret që duhet ti plotësojnë kandidatët për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit janë:
- Letër motivimi me shpjegime të qarta dhe shembuj nga provoja profesionale që tregojnë se si provoja dhe aftësitë përputhen me kërkesat e vendit të punës,
- Diplomë Universitare në fushën relevante,
- Së paku tetë (8) vjet përvojë pune profesionale të cilat së paku pesë(5) vjet përvojë në pozitën udhëheqëse,
- Të ketë aftësi të larta organizative dhe drejtuese,
- Të ketë aftësi të larta të komunikimit dhe negocimit,
- Të jetë njohës i fushës së të drejtës pronësore.
Zëvendësdrejtori emërohet nga Kuvendi i Republikës se Kosovës pas propozimit nga Kryeministri me mandat pesë (5) vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT
Kandidatët për Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, duhet të dorëzojnë këto dokumente.
- CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë
- Letër motivimin
- Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës)
- Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime
- Shtetas i Republikës së Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).
Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i pozitës në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretariatit Koordinues të Qeverisë në Zyrën e Kryeministrit, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. 100.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet, origjinalet mund të kërkohen nga komisioni përzgjedhës.
Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/ 200 14 400.
Afati i konkursit është i hapur 15 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor (nga data 27 tetor 2020 deri me 10 nëntor 2020).