www.ofertapune.net Zëvendës Auditor i Përgjithshëm | PunaIme

Zëvendës Auditor i Përgjithshëm

Kompania

Zyra Kombëtare e Auditimit

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-03-2022

Data e perfundimit

10-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Auditim

Në mbështetje të nenit 9.2 dhe 15 të Ligjit 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, si dhe nenet 5, 6, 7 dhe 13 të Rregullores (ZKA) 03/2021 për Pranimin dhe Karrierën në Zyrën Kombëtare të Auditimit (shpallur në Gazetën Zyrtare më 16.09.2021), nenit 5 të Rregullores (ZKA) Nr. 02/2021 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në ZKA; Planit Vjetor të Rekrutimit për vitin 2022 (i ndryshuar/plotësuar), si Vendimit Nr. 371 të datës 01.03.2022, Zyra Kombëtare e Auditimit, shpall:

KONKURS

për plotësimin e vendit të punës

Pozita:                                    Zëvendës Auditor i Përgjithshëm  

Numri i referencës:              ZAP/ZKA/07-03/22

Grada:                                      ZKA-A1

Numri i pozitave:                   Një (1)

Kohëzgjatja e emërimit:       Me mandat Pesë (5) vjet

 

Qëllimi i Pozitës:

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm është përgjegjës për dhënien e mbështetjes për Auditorin e Përgjithshëm në ushtrimin e mandatit të tij në përputhje me Kushtetutë dhe ligj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, sipas autorizimit ushtron gjitha funksionet dhe kryen të gjitha detyrat dhe kompetencat e AP-së.
  • Në mungesë të Auditorit të përgjithshëm, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm do të kryejë detyrat e Auditorit të Përgjithshëm në përputhje me ligjin dhe do t’i ketë të njëjtat kompetenca dhe përgjegjësi si të Auditorit të përgjithshëm.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplome fakulteti;
  • Tetë (8) vite përvojë në fushën e kontabilitetit, auditimit, financave publike, drejtësisë ose administratës publike;
  • Pesë (5) vite përvojë menaxheriale;
  • Preferohet të jetë i certifikuar për auditim të jashtëm (auditor i certifikuar ose auditor i certifikuar i sektorit publik);

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Shkathtësi të nivelit të lartë në menaxhim, organizim dhe caktim të objektivave;
  • Njohuri të shkëlqyeshme për mbikëqyrje efektive të punës profesionale;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocim;
  • Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e institucionit dhe integritetin e tij;
  • Aftësi udhëheqëse, motivuese, dhe komunikuese në menaxhim të performancës;
  • Të posedoj aftësi të mira ndër-personale.

Informata të përgjithshme për kandidatë:

Kompensimi i pagës për pozitën e shpallur bëhet në përputhje me aktet e brendshme së Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Procedura e Aplikimit:

Procedura e aplikimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme, si më poshtë:

  • Formularin zyrtar të ZKA-së për aplikim;
  • Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
  • Dëshmitë për përgatitjen arsimore dhe përvojën e punës;
  • Dëshmia nga gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë.

Zyra Kombëtare e Auditimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret kandidatët nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Vetëm formulari zyrtar për konkurrim do të merret parasysh. Dokumentet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk shqyrtohen kurse ato të pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në mediat elektronike (online) dhe në faqen e internetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke filluar nga data 02.03.2022, kurse afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 17.03.2022 ora 16.00. 

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e ZKA-së, ose mund të tërhiqen/shkarkohen nga faqja e internetit e ZKA-së në adresën www.zka-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin për Administrimin e Dokumenteve në adresën: Lagja: Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi” nr. 210 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00. Formulari dhe dokumentet mbështetëse mund të dorëzohen edhe përmes adresës elektronike në adresën [email protected] ose përmes postës. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/606-004, ext:1025.

Shënim:

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim.