Women in Tech (IT Support)
Data e publikimit
20-12-2024
Data e perfundimit
24-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
Women in Tech – Join PRITECH!
Në PRITECH, ne e vlerësojmë diversitetin dhe besojmë se talenti nuk njeh gjini. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë të zgjerojmë ekipin tonë IT Support me gra të afta dhe të pasionuara për teknologjinë!
Çfarë kërkojmë:
- Preferohen kandidate që janë në përfundim të studimeve ose të sapo diplomuara.
- Pasion për teknologjinë – përvoja e punës nuk është e nevojshme!
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme.
- Patentë shoferi e vlefshme.
- Aftësi të forta të komunikimit verbal dhe të shkruar.
Vendi i punës: Prishtinë (Dukagjini Center)
Orari i punës: Hënë – Premte, 09:00 – 17:00
Përshkrimi i punës:
Pas përfundimit të trajnimit 3-6 mujor, ju duhet të jeni të afta për:
- Monitorimin e sistemeve kompjuterike për të siguruar që gjithçka të funksionojë siç duhet.
- Menaxhimin e detyrave përkatëse përmes sistemit të tiketave.
- Diagnostifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre, duke përfshirë softuerin dhe harduerin.
- Kryerjen e detyrave rutinore për backup të sistemeve.
- Konfigurimin bazik të sistemeve operative dhe të rrjetit.
Nëse jeni të apasionuara pas zgjidhjes së problemeve, teknologjisë dhe doni të rriteni në një ambient që e mbështet zhvillimin tuaj profesional, aplikoni tani! Ne besojmë te fuqizimi i grave në çdo fushë dhe sidomos në teknologji.
Hapini dyert e karrierës suaj dhe bëhuni pjesë e një ekipi që mbështet talentin dhe kreativitetin tuaj!
Mënyra e aplikimit:
Dërgoni CV-në tuaj në Butonin “Apliko Këtu” apo në: [email protected]