www.ofertapune.net Vozitës / Përgjegjës për Eskavator (Bagerist), Inkasant (4) | PunaIme

Vozitës / Përgjegjës për Eskavator (Bagerist), Inkasant (4)

Kompania

KRU "Drini i Bardhë" SH.A

Lokacioni

Deçan , Pejë

Data e publikimit

15-07-2024

Data e perfundimit

05-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Në bazë të Ligjit të punës, Statutit të Kompanisë dhe Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës , Kryeshefi Ekzekutiv KRU “Drini i Bardhë” Sh.A- Pejë  me datë: 15.07.2024 shpall këtë:

K O N K U R S  

Për plotesimin e pozitave 

  • 1x Vozitës – Përgjegjës për Eskavator (Bagerist), 
  • 2x inkasant Pejë, 
  • 2x inkasant Deçan. 

Për plotësimin e pozitës :

Pozita 1.

Vozitës – Përgjegjës për Eskavator (Bagerist)

I përgjigjet: Menagjerit të Njesisë dhe Kryeshefit Ekzekutiv.

Vendi i punës Pejë.

Paga: 350 € bruto.

Kohëzgjatja e emrimit: Me kohë të  caktuar 1 vit, me punë provuese 6 muaj, me mundësi vazhdimi.

Detyrat e punës janë:  

  • Vozitë, organizon dhe koordinon punën me eskavator dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij,
  • Propozon masa mbrojtëse në vend të punës dhe jep llogari për punët e kryera,
  • Për punën e tij i përgjigjet Menaxherit të Njesisë dhe Kryeshefit Ekzekutiv.

Kushtet për themelimin e mardhenjës së punës

  • Shkolla e mesme,
  • Përvoja e punës 2 vjeçare në vozitje të eskavatorit,
  • Ai duhet të jenë në gjendje të punojnë nën presion, të ketë moral të fortë për punë dhe integritet të lartë,
  • vendimin për themelimin e mardhënies së punës e merr Kryeshefi Ekzekutiv .

Procedura e aplikimit:

Dokumentet dorëzohen ne zyrën nr. 1 të  KRU  “Drini i Bardhë’’ rruga “Mbretëresha Teutë” Nr. 85 Pejë. (përball KEK-ut)

Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:

  • Kopja e letërnjoftimit, dëshminë e përvojës së punës e dëshmuar me trust dhe kontratë,
  • Diplomën shkollore për kualifikimin e kërkuar – kopje,
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj.

Për plotësimin e pozitës :

Pozita 2. Inkasant

I përgjigjet: Menagjerit të Njesisë dhe Kryeshefit Ekzekutiv, 

Vendi i punës Pejë, Deçan 

Paga: Për muajt Mars-Gusht 250 € ndërsa për maujt tjerë 190 € bruto.

Kohëzgjatja e emrimit: Me kohë të caktuar 1 vit, me punë provuese 6 muaj, me mundësi vazhdimi. 

Detyrat e punës janë:  

  • Bëjnë pastrimin e kanaleve të ujitjes sipas planifikimit nga Menaxheri i Njësisë, 
  • Bëjnë kontraktimin e ujit, shpërndarjen e ujit, dhe pranojnë pagesat nga fermerët,
  • Me rastin e pagesave janë të obliguar të lëshojnë kontrata dhe dëftesat e pagesave,
  • Pas kryerjes së ujitjes janë të obliguar që sipas planit për mirëmbajtjen e objekteve ti pëgatisin për dimër,
  • Kryejnë edhe punë tjera sipas kërkesës së Menaxherit të Njesisë dhe Kryeshefit Ekzekutiv 

Kushtet për themelimin e mardhenjës së punës.

  • Kualifikimi fillor ose i mesem shkollor,
  • Ai/Ajo duhet të jenë në gjendje të punojnë nën presion , të ketë moral të fortë për punë dhe integritet të lartë,
  • Vendimin për themelimin e marrdhënies së punës e bëjnë Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë.

Procedura e aplikimit:

Dokumentet dorëzohen ne zyrën nr. 1 të  KRU  “Drini i Bardhë’’ rruga “Mbretëresha Teutë” Nr. 85 Pejë. (përball KEK-ut)

Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:

  • Kopja e letërnjoftimit, dëshminë e përvojës së punës e deshirueshme,
  • Diplomën shkollore për kualifikimin e kërkuar – kopje,
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj.

Procedura për aplikim:

Aplikacionet e kompletuara sipas këtij konkursi dërgohen në Zyren e Asistentes Administrative  NP. K.R.U”Drini i Bradhë”SH.A në adresën Rr.” Mbretëresha Teutë”Nr.85 -Pejë, Konkursi është i hapur nga data 15.07.2024 deri më date: 29.07.2024,  aplikacionet mund të dorzohen nga ora 8:00 deri në ora ora16:00. 

Paraqitja e kërkesave: 

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen. 

Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale.