www.ofertapune.net Vozitës - Kategoria C | PunaIme

Vozitës – Kategoria C

Kompania

Migros Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-01-2024

Data e perfundimit

27-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun Kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator. Shpallim konkurs për:

VOZITËS – Kategoria C

Përgjegjësitë kryesore:

  • Transportimi dhe shpërndarja e mallrave dedikuar tregut
  • Menaxhimi i faturave qe lidhen me dërgesat
  • Kontrollimi i inventarit të dorëzuar
  • Menaxhimi dhe trajtimi i ankesave të klientëve në mënyrë profesionale;
  • Ndërveprim të vazhdueshëm me ekipen e mirëmbajtjes së automjetve si dhe me punonjësit e tjerë të kompanisë;

Kushtet e përgjithshme:

  • Preferohet shkollim i mesëm;
  • Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
  • Patentshoferi – Kategoria C
  • Aftësi te mira komunikuese dhe bashkëpunuese

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

[email protected] .

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Migros Group

Zona industriale 4, 12000

Prishtinë, Kosovë