Vozitës/e
Data e publikimit
10/09/2020
Data e perfundimit
23-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Vozitës
Në bazë të nenit 8 të paragrafit 1 dhe 2 të Ligjit të punës Nr- 031L-212, nenit 4 par.2 të Udhëzimit Administrativ(MPMS)nr.0712017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Kërkesën nr.792 të datës 18.08.2020 të QKMF-së Suharekë dhe Autorizimit të Kryetarit të Komunës,01-Nr.016-41169 të datës 02.09..2020, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpall:
KONKURS
1 (një) Vozitës në shërbimin teknik në QKMF-në në Suharekë
Grada/koeficienti: H-84
Lloji i emërimit: i KARIERES
Kohëzgjatja: Zbatohet periudha provuese prej 6 muaj me mundësi vazhdimi
Orari plotë: 40 orë në javë
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Bën Kontrollimin e Autoambulancës dhe përgatit atë për çdo rast kur duhët të intervenoj mjeku në teren apo në qendrat me të mëdha si në Prishtinë.
- Për çdo ditë mbanë evidencën e kilometrazhës së kaluar dhe në fund të orarit ja dorëzon mjekut të ambulancës.
- Po ashtu është i obliguar që të vozitë ekipin mjekësor për kontroll në teren si nëpër shkollat dhe fshatrat e Komunës.
- Kryen punët tjera nga fushë-veprimtaria e ndihmës së shpejt dhe punët që urdhërohen nga Mjeku i qendrës.
Kushtet për punësim:
- Përgatitje shkollore:
- Përvoja e punës 1(një)vit,
- Të Ketë Patentë shoferin Kategori B
- Të njohë gjuhet zyrtare (shqip, serbisht),
- Trajnimet( të dëshiruara),
- Shkathtësi dhe aftësi personalë për të punuar.në shoqëri multietnike.
Çdo kandidat (aplikues)për pozitat e lartëcekura duhet të kompletoj dhe dorëzoj
dokumentacionin me sa vijon:
- Ta plotëson aplikacionin
- Dokumentacionin mbi përgatitjen dhe kualifikimin profesional
Aplikacionet mund te merren në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komuna Suharekë.
Apliko këtu