www.ofertapune.net Vozitës/e dhe mirëmbajtës/e (DGJK) | PunaIme

Vozitës/e dhe mirëmbajtës/e (DGJK)

Kompania

Komuna e Prizrenit

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

10-03-2022

Data e perfundimit

30-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Mirëmbajtje

RN00008361
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 08/02/2022
Afati për aplikim: 10/03/2022 – 17/03/2022

Në bazë Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Ligjit të Punes Nr. 03/L-212, ,Komuna e Prizrenit, shpallë: 

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS 

  • Drejtoria:Gjeodezi dhe kadastër 
  • Titulli i vendit të punës: Vozitës dhe mirëmbajtës, nëpunës administrativ dhe mbështetës
  • Koeficienti: 6
  • Numri i Ekzekutuesve: 1
  • Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha provuese 6 muaj)

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS: 

  • Ofron mbështetje teknike dhe operative për drejtorinë ku punon;
  • Bën transportimin e stafit civil të Administratës Komunale për kryerjen e punëve zyrtare;
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e veturës që i është dhënë në shfrytëzim dhe për sigurinë e  saj gjatë kohës së kryerjes së punëve zyrtare;
  • Është përgjegjës për sigurinë në komunikacion, për automjetin dhe personelin që e vozitë duke  iu nënshtruar ligjeve të komunikacionit;
  • Ofron mbështetje administrativo – teknike sipas kërkesave të drejtorisë;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit.

Shkathtësitë e kërkuara: 

  • Njohuri në fushën përkatëse të punës,
  • Vetë-inicues, i gatshëm të merrë përgjegjësi dhe të shfrytëzojë iniciativën e tij,
  • Shkathtësi të mira komunikuese me palët dhe stafin e brendshëm,
  • Shkathtësi në aspektin e sigurisë së përgjithshme.

Kushtet: 

  • Diplomë e Shkollës së mesme
  • Së paku 3 vite përvojë pune (me TRUST)

Dokumentacioni i kërkuar: 

  • Fotokopja e letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Dy – rekomandime ( nëse keni )
  • Diploma e shkollës së mesme (kopje)
  • Çertifikata të trajnimeve
  • Çertifikatën që nuk jeni nën hetime

Konkursi ngel i hapur 8 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 10.03.2021 deri më datën 17.03.2021 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset njoftimet/aplikacione/si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/jobs pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin në fuqi.  

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.