www.ofertapune.net Vozitës/e | PunaIme

Vozitës/e

Kompania

Komuna e Suharekës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Suharekë

Data e publikimit

16/06/2021

Data e perfundimit

29-06-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Vozitës

Në bazë të nenit 79 dhe 80 të Ligjit NR-067L-114 për zyrtarët publik, nenit 8 alineja 1 dhe 2 të ligjit të punës Nr- 031L-212 , dhe sipas Udhëzimit Administrativ Nr- 0712017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik , Zyra e Personelit shpallë këtë:

KONKURS

Vendi i punës: Vozitës- (1) një – Pozitë
Kualifikimi Shkolla e Mesme
Drejtoria: Administratë
Lloji pozites: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës
Paga Mujore : Koeficienti 5 (pesë)- Poenë
Orari i Punës: I plotë
Periudha e Kontratës: Me kohë të pacaktuar
Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj:

Qëllimi i vendit të punës: Shërbime të Sigurta, profesionale, të shpejta, të ndërgjegjshme dhe efikase.

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore :

1. Kujdeset për vozitjen e Personelit të Komunës:
2. Mbi çdo udhëtim të ndërmarrë duhet të plotësoj fletëudhëtimin :
3. Ta mirëmbajë automjetin dhe ta kontrollojë atë para çdo nisjeje në rrugë si dhe ta furnizojë me karburante përkatëse:
4. Është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në automjet nga pakujdesia apo mos respektimin e rregullave të Komunikacionit,
5. Mbi çdo gërvishtje apo dëm njofton eprorin e tij
6. Kryen punë tjera shtesë me kërkes të shefit – Drejtorit:

Kushtet:

– Të ketë përgatitje Shkolla e Mesme
– Të ketë patentë shoferin me kategori “B”
– Aftësi omunikoj lirshëm me qytetaret dhe stafin menaxhues dhe atë vartës.

Shkathtësitë: Të ketë aftësi Psiko Fizike

Dokumentacioni i kerkuar

  • Fotokopja e vërtetuar e Diplomës se Shkollës së Mesme
  • Fotokopjen e Patentë Shoferit
  • Ekstraktin e Lindjes
  • Fotokopjen e Letërnjoftimit
  • Certifikatën që ndaj tiji asaj nuk zbatohen hetimet.

Komuna e Suharekës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithe shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

– Aplikacionet e pa kompletuara sipas kushteve të konkursit si dhe ato qe arrin pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

– Aplikacionet do të merren zyrën e Personelit Nr-16 dhe dorëzohen ne Zyrën Pritëse.

Data e njoftimit në portalin shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në Web faqen e Komunës  është prej datës 14.05.2021 deri me datë 14.06.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 15.06.2021 deri me datë: 29.06.2021.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e fillimit të aplikimit.