www.ofertapune.net Vlerësues i Dëmeve (2) | PunaIme

Vlerësues i Dëmeve (2)

Kompania

SIGKOS

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

12-02-2024

Data e perfundimit

26-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Sigurim

KS Sigkos ka kënaqësinë që të ftoj të gjithë të interesuarit të cilët janë proaktiv,  bashkëpunues dhe të përgjegjshëm, që të aplikojnë për pozitën në vijim. 

  • Vlerësues i dëmeve- 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësit

  • Proceson dhe trajton dëmet materiale te paraqitura nga i dëmtuari,
  • Inspekton te gjitha llojet e dëmeve materiale për te përcaktuar shkallen e demit,
  • Shqyrton fotografit dhe deklaratat dhe përpilon raporte mbi dëme,
  • Ne baze te gjykimit profesional cakton rezervën/vlerën e përafërt te demit,
  • Llogarit lartësinë e dëmeve te shkaktuara nga sigurimi TPL dhe vullnetare,
  • Përcakton përgjegjësin( fajësinë) sipas raportit policor dhe gjykimit profesional,
  • Pune te shpesh ne teren,
  • Bashkëpunon me koleget e departamentit gjate shqyrtimit te lendeve,
  • Kryen edhe pune te tjera ne kuadër te departamentit te trajtimit te dëmeve,

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diplomë ne Fakultetin Teknik- drejtimi inxhinierisë, mekanikes dhe komunikacionit,
  • Preferohet 2 vite përvoje pune profesionale ne fushën e
  • vlerësimit te dëmeve materiale, auto pjesëve dhe veturave apo eksperienca te ngjashme,
  • Njohuri te mira kompjuterike, dhe te gjuhës angleze,
  • Aftësi te shkëlqyeshme te komunikimit, prezantimit dhe organizimit,
  • Të respektoj etikën, kulturën organizative dhe vlerat e kompanisë,
  • Të ketë vetë iniciativë, i/e gatshme për të marrë përgjegjësi shtesë në çdo moment,
  • Njohuri te shkëlqyeshme te tregut te auto pjesëve dhe automjeteve,
  • Njohuri te shkëlqyeshme ne fushën e riparimeve dhe ngjyrosjen e automjeteve,
  • Të ketë Patentë shoferi,

Procedura për aplikim: 

Kandidatët për këtë pozitë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e tyre si: CV-në, letër motivimin, diplomën dhe dëshmitë tjera te kualifikimit, përvojën e punës, etj.

Kandidatët mund te aplikojnë duke dorëzuar dokumentet ne zarf te mbyllur ne adresën Kompania e Sigurimeve “SIGKOS”, Prishtinë, Kompleksi Riera Z10 Rruga Magjistrale Prishtine-Shkup, 10000, ose duke aplikuar online.

Afati i aplikimit është deri me datë: 27.02.2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.