www.ofertapune.net Vlerësimi përfundimtar i projektit | PunaIme

Vlerësimi përfundimtar i projektit

Kompania

Save The Children

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03/10/2020

Data e perfundimit

09-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

TERMAT E REFERENCËS

KONSULENT VENDOR / KOMPANI HULUMTUESE PËR VLERËSIMIN PËRFUNDIMTAR TË PROJEKTIT TË AKSIONIT PËR ARSIMIN GJITHËPËRFSHIRËS

Informata rreth projektit

Save the Children është organizatë e pavarur lidere në botë për fëmijët. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime drejt mënyrave se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre. Në Kosovë, Save the Children punon me anë të ndërhyrjeve direkte dhe partneriteteve për të krijuar praktika të mira dhe për t’i ngritur kapacitetet e bartësve të detyrave dhe organizatave të shoqërisë civile për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacion dhe politika që përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe që i kanë mekanizmat e duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe për të arritur rezultate për të gjithë fëmijët.

Projekti i Save the Children “Aksioni për Arsim Gjithëpërfshirës (2018-2020)” kishte për qëllim që vajzat dhe djemtë me aftësi të kufizuara ta gëzojnë të drejtën e tyre për arsim gjithëpërfshirës dhe të shfaqin shkathtësi, qëndrime dhe njohuri të cilat u duhen për t’u zhvilluar dhe shkëlqyer.

Fushëveprimi i detyrës & pyetjet kyçe

Save the Children në Kosovë është duke kërkuar shërbimet e një konsulenti lokal apo/dhe kompanie hulumtuese për ta shkruar vlerësimin përfundimtar të projektit, në pajtim me udhëzimet e Save the Children në Kosovë për raporte të vlerësimit. Vlerësimi përfundimtar duhet të adresojë pikën e mëposhtme:

  • Vlerësimi i progresit të projektit drejt synimeve, objektivave dhe treguesve të tij, sipas kornizës logjike të projektit;

Pyetjet kyçe që do të hulumtohen në vlerësim përfshijnë:

  1. A duket se projekti e ka përmirësuar arsimin gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të kufizuara? Nëse po, në çfarë mënyre?
  2. A ka rezultuar projekti në politika më të barabarta dhe jo-diskriminuese arsimore për fëmijët me aftësi të kufizuara? Nëse po, në çfarë mënyre?
  3. Cili ishte ndikimi i projektit në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të nivelit lokal dhe qendror? A ishte i qëndrueshëm?
  4. Cilat ndërhyrje, strategji dhe/ose aktivitete të projektit ishin më efektive? Cilat ishin më së paku efektive? Cilat prej këtyre ndërhyrjeve, strategjive dhe/ose aktiviteteve duhet të vazhdojnë dhe cilat duhet të zgjerohen?
  5. Cilat janë rekomandimet për ndërhyrje të ardhshme?

Metodologjia

Metodologjia duhet t’iu përmbahet Udhëzimeve të Save the Children për Vlerësime, të cilat duhet të ndahen gjatë takimit fillestar.

Konsulenti lokal / kompania hulumtuese duhet të përdor burime primare dhe sekondare për mbledhjen e të dhënave. Një listë e literaturës së brendshme relevante do të ndahet me aplikantin e suksesshëm, e cila duhet të përfshihet në raportin përfundimtar të vlerësimit. Vlerësimi përfundimtar duhet t’i referohet literaturës së jashtme si dhe të sigurojë mbledhje të të dhënave nga burime të ndryshme. Më së paku, të dhënat duhet të ndahen sipas gjinisë. Kriteret e tjera të ndarjes së të dhënave (mosha, lokacioni, kombësia, statusi i cenueshmërisë, statusi i paaftësisë, etj.) dhe metodologjia e sakte do të vendoset gjatë takimit fillestar.

Një metodologji e propozuar duhet të dorëzohet në Save the Children si pjesë e pakos së aplikimit.

Menaxhimi i vlerësimit

Detyra është ngarkuar nga Save the Children në Kosovë, në përputhje me politikat e saj të prokurimit dhe kërkesat për shërbime. Konsulenti lokal/kompania hulumtuese do të jetë përgjegjës/e për produktet e përshkruara në Termat e Referencës dhe duhet t’iu përmbahet afateve kohore.

Vlerësimi duhet t’i përmbahet Udhëzimeve të Save the Children për Vlerësime, të cilat do të ndahen gjatë takimit fillestar. Konsulenti lokal/kompania hulumtuese do të jetë përgjegjës/e për adresimin e të gjitha komenteve nga Save the Children gjatë kësaj kohe për të siguruar që vlerësimi është i cilësisë së lartë. Çdo raport vlerësimi i porositur nga Save the Children kalon nëpër një proces të rreptë të vlerësimit nga vlerësuesit ndërkombëtar

Rezultatet e pritura

Rezultatet e pritura nga kjo detyrë përfshijnë:

  • Raporti i vlerësimit përfundimtar. Raporti i vlerësimit përfundimtar duhet të përfshijë të gjitha seksionet e përshkruara në Modelin e Raportit të Vlerësimeve të Save the Children dhe duhet t’iu përmbahet Udhëzimeve të Save the Children për Vlerësime. Vlerësimi konsiderohet i përfunduar pasi aplikanti t’i ketë adresuar të gjitha komentet e Save the Children. Raporti duhet të jetë në gjuhën angleze. 
  • Nëse është e aplikueshme, mjetet për mbledhjen e të dhënave. Nëse aplikohen, të gjitha mjetet për mbledhejen e të dhënave, duke përfshirë por jo vetëm anketat, grupet e pyetjeve për intervista/grupe fokusi, duhet të ndahen me Save the Children.
  • Nëse është e aplikueshme, të dhëna të papërpunuara.Nëse është e aplikueshme, të gjitha dosjet e të dhënave të papërpunuara, duke përfshirë, por jo vetëm, incizimet e intervistave/fokus grupeve, transkriptimet e intervistave/fokus grupeve, anketat, bazat e të dhënave të anketave, duhet të ndahen me Save the Children.

Afati kohor

Detyra duhet të realizohet mes periudhës 19 tetor 2020 dhe 29 nëntor 2020, për gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) ditë pune. Detyra konsiderohet e përfunduar pasi aplikanti t’i ketë adresuar të gjitha komentet e Save the Children.

Kualifikimet e aplikantit

Aplikantët e interesuar duhet t’i posedojnë kualifikimet e mëposhtme:

  • Diplomë Master në fushën e arsimit apo në shkenca sociale;
  • Përvojë paraparake në realizimin e hulumtimeve akademike ose të industrisë me cilësi të lartë;
  • Përvojë paraprake në realizimin e vlerësimeve me cilësi të lartë të projekteve zhvillimore;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe (të shkruar / të folur). Gjuha serbe do të ishte përparësi;
  • Aftësi për të hartuar raporte të ngjeshura dhe të shkruara mirë, në format të përshtatshëm për lexuesin, duke shfaqur shkathtësi të shkëlqyeshme analitike;

Politika e Save the Children për mbrojtjen e fëmijëve

Si kusht për të hyrë në një marrëveshje konsulence, aplikantiduhet të nënshkruajë Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të respektoj qëllimet dhe kushtet e saj.

Aplikimi

Aplikantët e interesuar ftohen të dorëzojnë një pako të aplikimit me dokumentet e mëposhtme në adresën [email protected], duket përdorur titullin “AIE Final Evaluation” jo më vonë se 9 tetor 2020 në ora 16:00:

  1.  CV
  2. Letër motivimi (maksimumi 1 faqe) që përshkruan interesin tuaj për këtë detyrë siç përshkruhet në këto Terma të Referencës;
  3. Përmbledhja (maksimumi 1 faqe) që përshkruan metodologjinë e propozuar për realizimin e detyrës.
  4. Buxheti i detajuar, me kostot e propozuara në Euro (bruto), para çdo zbritjeje ligjore ( për konsulent)  dhe  pa TVSH (për kompani).
  5. Shembuj të punës (raporteve) të mëparshme në një fushë të ngjashme të realizuar nga aplikanti;
  6. Certifikatë e biznesit (për kompani);

⇒ Me shume.