www.ofertapune.net Video Editor (më shumë se 100 vende të lira) - Remote or Office | PunaIme

Video Editor (më shumë se 100 vende të lira) – Remote or Office

Kompania

Ikonë Studio

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-03-2022

Data e perfundimit

24-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Media

Ikonë Studio është themeluar në vitin 2011 me qëllim në zhvillimin e kinematografisë dhe produksionit të reklamave të fokusuara në media sociale. Duke qenë se jemi në zhvillim dhe zgjërim të hovshëm, me staf gjithëperfshirës, pozitivë dhe të zellshëm në punën që bëjmë, jemi në kërkim të personave me karakter të ngjashëm të punës.

Kualifikimet në pozitën Video Editor janë:

  • Njohuri të shkëlqyeshme të Adobe Premiere Pro;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze;
  • Njohuri mbi platformat e mediave sociale (duke përfshirë YouTube);
  • Të kuptojë si funksionojnë mediat sociale;
  • Të jetë kreativ/e, këmbëngulës/e;
  • Kureshtar/e, fleksibil/e dhe energjik;
  • Të ketë eksperiencë paraprake.

Nëse keni njohuri, përvojë apo kërkoni të zhvilloheni në këtë drejtim, presim aplikimet tuaja përmes butonit “Apliko” ku ju duhet edhe te ngarkoni CV-ne tuaj ne Gjuhen Angleze.