www.ofertapune.net Video Editor | PunaIme

Video Editor

Kompania

Studio Moderna

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03-10-2024

Data e perfundimit

30-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

*KONKURS PUNE PER POZICIONIN “VIDEO EDITOR”

Studio Moderna është kompani internacionale që operon në mbi 20 vende të botës me pervojë pune me më shumë se 30 vite. Brendet tona të mirënjohura janë: Dormeo, Delimano, Walkmaxx, TopShop, Wellneo, dhe Rovus.

Bashkohuni me një ndër kompanitë më elitare në Kosovë që ofron ambient të këndshëm dhe komfort pune si dhe kushte për zhvillim të karrierës.

Pozita: Video Editor

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri të avancuara në editimin e video-ve në përputhje me udhëzimet, kriteret dhe kërkesat e Departamentit të Marketingut;
  • Të jetë kreativ dhe të prezantoj ide të reja rreth video-editimit;
  • Njohuri profesionale në programin Adobe Premier Pro;
  • Përparësi është njohja e programit Adobe After Effects;
  • Përvojë pune së paku 1 vit në fushën e video-editimit;
  • Aftësi të mira në kryerjen e detyrave në ekip.

Kriteret:

  • Përvojë në fushën Video Editing;
  • Njohuri profesionale në programet: Adobe Premier Pro, Adobe After Effects;
  • Aftësi për të qenë fleksibil në kryerjen e detyrave ekipore.

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën e email-it [email protected] dhe portofolion e punëve tuaja paraprake në këtë fushë.