www.ofertapune.net Vende të lira të punës (9) | PunaIme

Vende të lira të punës (9)

Kompania

Komuna e Prizrenit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

04/08/2020

Data e perfundimit

18-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në bazë të Nenit 8 paragrafi 1 dhe 2, Nenit 10  paragrafi 2  nënparagrafi  2.1  të  Ligjit  të Punës Nr. 03/L-2012, Nenit 17 paragrafi 1 të Ligjit për Teatrot Nr. 04/L-l06 dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave  të  Konkursit  në Sektorin Publik, Komuna e Prizrenit shpall.

Konkurs
Për stafin administrativ së Teatrit të Qytetit “ Bekim Fehmiu “

Institucioni : DKRS/ Teatri i Qytetit “ Bekim Fehmiu “ – Prizren

Titulli i pozitës : Inspicienti
Nr. i pozitave : 1 (një)
Grada / koeficienti : 7
I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Inspicienti duhet të ketë përfunduar parapregaditjet për fillimin e provave, 30 minuta para fillimit të provës;
  • Shënimi i simbolikës së praktikuar në librin për mbajtjen e shfaqjeve për të gjitha veprimet që duhet kryher;
  • Harmonizon punën dhe aktivitetet e përpëritësit të ndriqimit dhe të personelit skeniko- teknik;
  • Kujdeset për ndrrimin e dekorit dhe kontrollimin e skenës;
  • Kujdeset për sigurimin e kushteve për zhvillimin normal të provave dhe shfaqjeve;
  • Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i vet dhe punët e caktuara nga mbikqyrësi i drejtpërdrejtë;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Të ketë të kryer një fakultet nga arti skenik;
  • Përvojë pune së paku 3 (tre) vite ( punë aktive në teatër);
  • Njohje e punës praktike në realizimin e shfaqjeve teatrale;

Dokumentet e kërkuara :

  • Dëshmi të kualifikimit shkollor e noterizuar, nëse kandidati ka kryer fakultetin jasht Rrepublikës së Kosovës diploma duhet të jetë e nostrifikuar nga MASHT;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës ;
  • CV-në e tij/saj ;
  • Dokument Identifikimi ;
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime .

Institucioni : DKRS/ Teatri i Qytetit “ Bekim Fehmiu “ – Prizren

Titulli i pozitës : Financier
Nr. i pozitave : 1 (një)
Grada / koeficienti : 7
I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Planifikimi i buxhetit të teatrit;
  • Koordinon plitikën buxhetore në bashkëpunim me drejtorin e Teatrit ;
  • Zbaton politikat buxhetore të aprovuara në bazë të ligjit për menaxhimin e financave publike;
  • Kontrollon dhe harmonizon buxhetin e teatrit në bazë të kornizës buxhetore ;
  • Bën shpenzimin e buxhetit në harmoni me planet e teatrit ;
  • Përgadit raportet financiare të teatrit ;
  • Përgadit marëveshje bashkëpunimi me personat e angazhuar në projekte teatrale ;
  • Përgadit dhe raporte tjera të Teatrit sipas kërkesa të drejtorit të Teatrit duke u bazuar në ligjin për menaxhimin e financave publike ;
  • Bashkëpunon ngusht me Drejtorinë e Financave në komunë sepse të gjitha pagesat kryhen nëpërmjet komunës.

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Fakultetit ekonomik;
  • Të ketë së paku 1 vjet përvojë pune;
  • Njohja e punës praktike administrative;
  • Njohja e punës me kompjuter Word,Excel

Dokumentet e kërkuara :

  • Dëshmi të kualifikimit shkollor e noterizuar, nëse kandidati ka kryer fakultetin jasht Rrepublikës së Kosovës diploma duhet të jetë e nostrifikuar nga MASHT;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës ;
  • CV-në e tij/saj ;
  • Dokument Identifikimi ;
  • Referenca të punës
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime .

Institucioni : DKRS/ Teatri i Qytetit “ Bekim Fehmiu “ – Prizren

Titulli i pozitës : Zyrtar/e për marëdhënie me publikun
Nr. i pozitave : 1 (një)
Grada / koeficienti : 7
I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Komunikon me media locale dhe Kombëtare lidhur me qëshjet që I takon Teatrit;
  • Përpilon njoftime për shtyp;
  • Organizon kampanja për shfaqje teatrale;
  • Menaxhon rrjetet sociale të teatrit;
  • Sipas nevojës kryen edhe punë tjera lidhur me fushën e

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Të ketë të kryer fakultetin filoligjik/gazetarisë ;
  • Përvojë pune së paku 2 (dy) vite;
  • Njohje e punës praktike në realizimin e marketingut;

Dokumentet e kërkuara :

  • Dëshmi të kualifikimit shkollor e noterizuar, nëse kandidati ka kryer fakultetin jasht Rrepublikës së Kosovës diploma duhet të jetë e nostrifikuar nga MASHT;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës ;
  • CV-në e tij/saj ;
  • Dokument Identifikimi ;
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime .

Institucioni : DKRS/ Teatri i Qytetit “ Bekim Fehmiu “ – Prizren

Titulli i pozitës : Dekorateri
Nr. i pozitave : 1 (një)
Grada / koeficienti : 6
I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Pastrimi I skenës dhe pregaditja e saj për provë apo ndonjë pune tjetër sipas orarit të punës në skenë;
  • Vënia e dekorit të tërësishëm për pjesë ose program dhe ndrrimet gjatë provave dhe shfaqjeve;
  • Përgaditja e punëve për vënien e dekorit të ri duke filluar nga praktikablla dhe dyshemeja e butë e gjerë te hintergrundi, elemente anësore dhe varëse;
  • Ngritja dhe lëshimi i cugave;
  • Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i vet dhe punët e caktuara nga mbikqyrësi i drejtpërdrejtë, poashtu edhe nga drejtori i

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Duhet të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Së paku 3 (tre) vite përvojë pune në institucion të teatrit;
  • Njohja e punës praktike sa i përket dekorit ;

Dokumentet e kërkuara :

  • Diploma e shkollës së mesme e noterizuar;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës ;
  • CV-në e tij/saj ;
  • Dokument Identifikimi ;
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime .

Titulli i pozitës : Gardarobieri
Nr. i pozitave : 1 (një)
Grada / koeficienti : 6
I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Gardarobieri kujdeset për klasifikimin e gardarobës , stolive, këpucëve në numërzimin e tyre, rregullimin, depozitimin dhe mirëmbajtjen e tyre;
  • Kujdeset për pastërtinë e dhomës së tërësishme të gardarobës dhe këpucëve;
  • Kujdeset për larjen (këmisha, nënkëmisha, bregë, kravat, qorapat dhe të gjitha elementet e gardarobës të cilat në pikëpamje higjienike duhet të jenë të pastërta (të lahen, teren, hekurosen) dhe të kthehen në garderobë;
  • Hekuros të gjitha elementet e gardarobës të cilat në pjesën teatrale kërkohën të jenë të hekurosura dhe atë për çdo shfaqje teatrale;
  • I ndihmonë aktorëve dhe statistëve të përgaditen për dalje në skenë dhe ndihmonë edhe në veshjen e tyre;
  • Paketon garderobën dhe këpucët e nevojshme për shfaqjet në teren dhe pjesëmarësit si mysfair (që ngarkon dhe shkarkon garderobën);
  • Paraqet çfardo elementi të humbur të garderobës ose të këpucëve si dhe dëmtimin e tyre;
  • Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i vet, edhe gjatë kohës së qëdrimit të Teatrove në teatrin “ Bekim Fehmiu “ ;
  • Kryen edhe detyra tjera për stafin administrative, artistik dhe teknik që urdhërohen nga drejtori i Teatrit

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Duhet të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në institucion të teatrit;
  • Të njoh punën praktike të gardarobës ;

Dokumentet e kërkuara :

  • Diploma e shkollës së mesme e noterizuar;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës ;
  • CV-në e tij/saj ;
  • Dokument Identifikimi ;
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime .

Titulli i pozitës : Teknik i Skenës dhe mirëmbajtës i ngrohjes
Nr. i pozitave : 1 (një)
Grada / koeficienti : 6
I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Përgadit skenën nga ana teknike;
  • Rregullimin dhe mirëmbajtjen e skenografisë, po ashtu edhe në realizimin e saj në bazë të dizajnimit nga ana e skenografit;
  • Dorëzimin e skenografisë në gjendje të rregullt dhe dorëzimin e saj deri te dekorateri;
  • Mirëmbajtjen e makinave punuese të drurit, hekurit dhe materialeve tjera;
  • Kryen edhe punë tjera të rekomanduara nga ispicienti dhe drejtori i Teatrit;
  • Mbikqyr dhe kujdeset për sistemin e aparaturave të ftohjes dhe ngrohjes së ambienteve në godinën e Teatrit (salla, skena, holli, zyret etj );
  • Raporton për ndonjë defekt eventual të sistemit të ngrohjes dhe ftohjes dhe servisimin e saj;
  • Kryen edhe punë të tjerë konform rregulloreve po ashtu edhe me urdhëresë të drejtorit të Teatrit;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Duhet të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune si teknik skene;
  • Të ketë njohuri të punës praktike në skenë ;

Dokumentet e kërkuara :

  • Diploma e shkollës së mesme e noterizuar;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës ;
  • CV-në e tij/saj ;
  • Dokument Identifikimi ;
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime .

Titulli i pozitës : Teknik i ndriqimit dhe zërimit
Nr. i pozitave : 1 (një)
Grada / koeficienti : 6
I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Pregaditjen dhe kujdesin e teknikës së ndriqimit dhe zërimit;
  • Mirëmbajtjen e tyre ;
  • Përgaditje për fillimin e punës ;
  • Dizajnimin e dritave (reflektorëve) dhe të zërimit në bazë të kërkesave të regjisorit të shfaqjes;
  • Pjesëmarrjen dhe realizimin e dritave gjatë provave, premierës dhe reprizave;
  • Merr pjesë me detyrat e tij në çdo vend ku do të realizohen reprizat e shqajes në Kosovë dhe jasht saj ;
  • Kryen punë të tjera nga fushëveprimi i vet dhe punë të caktuara nga drejtori i Teatrit;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Duhet të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Së paku 3 (tre) vite përvojë pune si teknik ndriqimit dhe zërimit ;
  • Njohja e punës praktike në miksetë digjitale të ndriqimit ;
  • Njohja e punës praktike në sistemin

Dokumentet e kërkuara :

  • Diploma e shkollës së mesme e noterizuar;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës ;
  • CV-në e tij/saj ;
  • Dokument Identifikimi ;
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime .

Titulli i pozitës : Shitës i biletave dhe rekuiziteri
Nr. i pozitave : 1 (një)
Grada / koeficienti : 6
I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Identifikimi, mbledhja, gjetja, realizimi dhe furnizimi i rekuizitave të një shfaqje sipas kërkesave të regjisorit dhe skenografia;
  • Mirëmbanë, ruan dhe përkujdeset për të gjitha rekuizitat e shfaqjeve në repertory dhe atyre të mëhershme;
  • Regjistron rekuizitat në stok dhe përpilon listën e tyre gjatë gjithë kohës;
  • Bashkëpunon ngusht me realizatorët e skenografisë, inspicientin, skenografinë dhe regjisorin e shfaqjes;
  • Përcjell provat e shfaqjes sipas kërkesave të inspicientit dhe regjisorit duke asistuar në identifikimin dhe ofrimin e rekuizitave të nevojshme për prova ;
  • Përcjell orarin e shfaqjeve dhe përgadit para çdo prove dhe shfaqje rekuizitat të tyre;
  • Asiston prapa perdeve në rast nevoje për aktorët duke orfuar rekuizitat e nevojshme;
  • Bën rezervimin dhe shitjen e biletave të shfaqjeve të teatrit;
  • Identifikon dje mban përgjegjësi për numrat serik të biletave;
  • Kryen edhe punë tjetra në bazë të udhëzimeve të drejtorit të

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Duhet të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Së paku 3 (tre) vite përvojë pune për aktivitete në teatër ;
  • Njohja e punës praktike për përdorimin e veglave të punës për realizimin e rekuizitave .

Dokumentet e kërkuara :

  • Diploma e shkollës së mesme e noterizuar;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës ;
  • CV-në e tij/saj ;
  • Dokument Identifikimi ;
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime .

Titulli i pozitës : Pastrues/e

Nr. i pozitave : 1 (një)
Grada / koeficienti : 5
I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Pastrimin dhe mirëmbajtjen e pastërtisë, higjienës në të gjitha hapësirat e godinës së Teatrit ( Sallën, skenën, zyret, dhomat, garderobën, dhomën e grimerës, hollin, banjot, ËC-të, dritaret etj).
  • Të bëjë kërkesë për material higjienike;
  • Tubimin dhe nxjerrjen e mbeturinave nga ambienti, futjen e tyre në qese të posatshme, njerrjen jasht ambientit në vendin e përcaktuar për mbeturina;
  • Të kryej edhe punë të tjera të caktuara nga drejtori i Teatrit .

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Duhet të ketë të kryer shkollën fillore;
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune;
  • Njohja e punës praktike në pastrimin e hapësirës publike .

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit,  duke  filluar  nga  data  e  publikimit më 04.08.2020 deri më datën 18.08.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks- gov.net/prizren/category/konkurset- njoftimet/aplikacione/dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 –16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.

Shpallja e plote e punes.