Vende të lira të punës (6)
Data e publikimit
04/08/2020
Data e perfundimit
18-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Për vendet e lira të punës në KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj:
I. Arkëtues (2),
II. Zyrtar i SIGJ (Sistemi i Informacionit Gjeografik) – GIS (Geogrphic Information System) (1),
III. Zyrtar i Teknologjisë Informative (TI) (1),
IV. Mikrobiolog (1), V. Kimist (1).
Duke u bazuar në Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, Neni 8.1, Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Nr. 07/2017 dhe Rregulloren mbi Sistematizimin e Punëve dhe Detyrave të Punës të KRU Bifurkacioni ShA Nr.775 të datës 24.12.2007, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, shpallë:
KONKURS
Për vendet e lira të punës në KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj:
- Arkëtues (2),
- Zyrtar i SIGJ (Sistemi i Informacionit Gjeografik) – GIS (Geogrphic Information System) (1),
- Zyrtar i Teknologjisë Informative (TI) (1),
- Mikrobiolog (1),
- Kimist (1).
Kushtet:
Për vendin e punës në nr. rendor I
- Përgatitja shkollore: Shkolla e Mesme,
- Përvoja e punës, e dëshirueshme.
Për vendet e punës në nr. rendor II, III, IV dhe V
- Përgatitja shkollore: Fakulteti,
- Përvoja e punës, e dëshirueshme .
Përgatitja profesionale, detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
I. Arkëtues:
- Është përgjegjës për leximin e ujëmatësve të konsumatorëve dhe pagesën e faturave të ujit në terren,
- Është përgjegjës për arkëtimin e faturave për ujin e faturuar në një zonë të caktuar,
- Në bazë ditore, dorëzon mjetet e arkëtuara, në arkën e kompanisë,
- Mban përgjegjësi për mjetet e arkëtuara deri në dorëzimin e tyre në arkë,
- Është përgjegjës për hartimin e listave dhe regjistrave të konsumatorëve, të cilët nuk janë të rregullt me pagesa,
- Ka për detyrë të përgjigjet dhe të adresojë më tutje në kompani vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale të konsumatorëve
- Të ketë shkathtësi kompjuterike në aplikacionet e programeve Word, Excel dhe Power Point,
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
- Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.
II. Zyrtar i SIGJ-GIS:
- Të ketë përvojë në programin SIGJ-GIS dhe shkathtësi në hartografi,
- Të ketë përvojë në hartimin dhe administrimin e bazës së të dhënave operative-gjeografike nga terreni,
- Të ketë shkathtësi kompjuterike në aplikacionet Word, Excel dhe programet tjera të Microsoft Office,
- Zhvillon, prodhon, azhurnon dhe mirëmban hartat të sakta digjitale, me të dhëna operative-gjeografike,
- Harton, kodon dhe konverton të dhënat ekzistuese nga burime të ndryshme,
- Zhvillon dhe redakton elementet dhe simbolet e legjendës gjeografike,
- Është përgjegjës i mirëmbajtjes, ruajtjes dhe menaxhimit të burimeve të të dhënave,
- Është përgjegjës i zhvillimit dhe zbatimit të procedurave e standardeve të dokumentimit të të dhënave,
- Të ketë saftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
- Kryen edhe punë tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e vet.
III. Zyrtar i Teknologjisë Informative (TI):
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të TI në kompani,
- E bën aktualizimin e softuerëve të kompanisë (upgrade, përditësim, modifikime dhe konfigurime sipas kërkesës në databaza),
- Kryen te gjitha aktivitetet e instalimit dhe konfigurimit të sistemeve operative dhe harduerike në kompjuter dhe aplikacione,
- Është përgjegjës për montimin e pjesëve harduerike dhe mirëmban veglërinë e TI,
- Teston dhe vlerëson infrastrukturën e TI të kompanisë, duke përfshirë por jo vetëm, serverët, routerët, rrjetin dhe i mirëmban,
- Teston dhe siguron funksionalitetin e pajisjeve ekzistuese dhe atyre te reja,
- Ofron ndihmë softuerike për zyrtarët tjerë të kompanisë,
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
- Kryen edhe punë tjera të natyrës së ngjashme, sipas udhëzimeve apo kërkesës së përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.
IV. Mikrobiolog:
- Kontrollon kualitetin e ujit përmes analizave: fiziko-kimike dhe mikrobiologjike,
- Mbledh të dhëna nga lokacione të ndryshme dhe harton raporte për kualitetin e ujit, përfshirë burimet, impiantet e trajtimit, sistemet prodhuese, rezervuorët e deri tek konsumatorët final,
- Bën regjistrimin, zbërthimin dhe interpretimin e të dhënave të nxjerra nga analizat e ujit,
- Inspekton procesin e trajtimit të ujit në impiante dhe kontrollon për kontaminime të mundshme,
- Definon shkaqet e situatave jonormale në aspektet mikrobiologjike të kualitetit të ujit,
- Përcjell rezultatet e analizave mikrobiologjike dhe njofton përgjegjësin e cilësisë së ujit për nevojën e intervenimit në raste të caktuara,
- Mbikçyr dozimin e kemikateve në të gjitha pikat dozuese dhe propozon masat për dozim sa më efikas,
- Bashkëpunon dhe konsultohet me pjesën tjetër të stafit dhe i udhëzon ata për masat që duhet ndërmarrë për të garantuar cilësinë e ujit,
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
- Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.
V. Kimist:
- Kontrollon procesin kimik të pastrimit të ujit në impiantet e kompanisë,
- Përcakton sasinë e klorit dhe substancave tjera kimike të cilat përdoren gjatë procesit të përpunimit të ujit,
- Analizon mostrat e ujit të përpunuar për të siguruar që substancat kimike janë në kufijtë e lejuar,
- Kujdeset për mirëvajtjen e punëve dhe ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e rezervoarëve, sipas planit dhe afateve kohore që përcaktohen në bazë të analizave kimike,
- Mbledhë të dhëna dhe nga lokacione të ndryshme dhe harton raporte për vcilësinë e ujit, përfshirë burimet, impiantet e trajtimit, sistemet prodhuese, rezervoarët e deri tek konsumatorët final,
- Definon shkaqet e situatave jonormale në aspektet kimike të kualitetit të ujit,
- Përgatitë planin ditore, mujor, tremujor, gjashtëmujor dhe vjetor të punëve,
- Përgatitë kuadrot e reja për punë në laborator,
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
- Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.
Dokumentet e nevojshme:
- Aplikacioni për punësim – kërkesa,
- Diploma e përgatitjes shkollore,
- Ekstrakti i lindjes, jo më i vjetër se 6 muaj,
- Letërnjoftimi fotokopje,
- Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga gjykata, jo më i vjetër se 6 muaj.
Aplikacioni për punësim merret në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, zyra nr. 1 – KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar, në zarf-pliko të mbyllur. Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në ueb-faqen e kompanisë dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 4.08.2020 e deri më 18.08.2020, prej orës 9.00 h deri në ora 15.00 h. Telefoni për kontakt 0290 320 – 650.