www.ofertapune.net Vende të lira të punës (3) | PunaIme

Vende të lira të punës (3)

Kompania

Komuna e Prishtinës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22/06/2020

Data e perfundimit

18-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në bazë të dispozitave të Nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike, respektivisht dispozitat e Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” Sh.A. Prishtinë, shpall:

KONKURS

Për pozitat:

Këshilltar/e i Përgjithshëm/Sekretar/e i Ndërmarrjes, 1 (një) pozitë

Kualifikimi dhe përqatitia profesionale:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë në fushën e Fakulteiti Juridik (Jurist i diplomuar ose Master në shkenca Juridike);
  • Të posedoj së paku pesë (5) vite përvojë profesionale nga fusha e qeverisjes, korporatave ose të drejtës së shoqërive tregtare;
  • Të plotësoj kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1. si dhe të plotësoj kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2. pikat (d), (f), (j), (k), (I), të ligjit nr. 03/L-087 të ndërmarrjeve publike dhe plotësim ndryshimit të ligjit për ndërmarrjet publike nr. 04/L-111 neni 13;
  • Të posedoj njohuri të punës me kompjuter;
  • Provimin e Jurisprudencës;
  • Njohja e gjuhës angleze;

Detvrat dhe përqjeqiësitë:

  • Shërben si Sekretar i Bordit të Drejtorëve dhe është pikë qendrore e Komunikimit me Komisionin Komunal të Aksionarëve mbi funksionimin e ndërmarrjes NPL “Prishtina Parking” Sh.A..
  • Të siguroj përcjelljen e procedurave nga Bordi, ku bëjnë pjese organizmi i takimeve të Bordit, Komiteteve të Bordit dhe Aksionarëve dhe në bashkëpunim me Kryesuesin e Bordit bën përgatitjen dhe shpërndarjen e rendit të ditës.
  • Të mbajë procesverbalin e takimeve dhe ti shpërndaj ato tek Drejtorët dhe Komisionin Komunal të Aksionarëve.
  • Të mbajë procesverbalin e secilës mbledhje të Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit (nëse nuk kërkohet ndryshe nga Kryesuesi i tyre) dhe ti regjistroj ato në librin e protokollit.
  • Vepron si agjent i ndërmarrjes për pranimin e njoftimeve, të bëjë sigurimin e rrjedhjes së mirë të informatave brenda Bordit, Komiteteve të tij dhe në mes të Bordit dhe Menaxhereve të lartë të ndërmarrjes.
  • Këshillat dhe shërbimet e Sekretarit të ndërmarrjes duhet të jenë në dispozicion te të gjithë Drejtorëve të Bordit dhe duhet të siguroj qe ato përputhen me procedurat e Bordit.
  • Mirëmban regjistrat e të dhënave të ndërmarrjes,
  • Përcjell ndiyshimet ligjore, që kanë të bëjnë me ndërmarrjen duke informuar Bordin dhe Menxhmentin e ndërmarrjes për ndryshimet si dhe përgatit udhëzime të nevojshme për Menaxhmentit në ndërmarrje.
  • Kryen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose zbulimet për autoritetet përkatëse, siç mund të kërkohet për ligjin për ndërmarrjet publike ose nga statuti i ndërmarrjes.
  • Koordinon me KE-në përgatitjen e letrave (dokumenteve) për mbledhjet e Bordit të Drejtoreve. Merret me çështje tjera të qeverisjes së ndërmarrjes sipas nevojës.

Kohëzgjatja e punësimit, të drejtat dhe obligimet përcaktohen me kontratë punësimi në kohe të caktuar për tri (3) vite me mundësi vazhdimi.

Procedura e Konkurrimit

Kandidati-ja për pozitën Këshilltar/e i Përgjithshëm/Sekretar/e i Ndërmarrjes duhet t’i dorëzojë këto dëshmi:

  • Aplikacionin;
  • CV-në e Aplikantit;
  • Lista kontrolluese (checklist);
  • Dëshminë e Shkollimit (Fakulteti Juridik);
  • Dëshminë për Përvojën e Punës (Trusti pensional);
  • Referenca si dhe certifikatat tjera profesionale;
  • Letër motivimin;
  • Deklaratën nën betim (merret nënshkruhet me rastin e dorëzimit të dokumentacionit);
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se tre (3) muaj);
  • Kopjen e dokumentit të identifikimit;
  • Deklarata nën betim.

Zyrtar/e Kryesor/e Financiar/e (ZKF) dhe i Thesarit, një (1) pozitë

Kualifikimi dhe përqatitia profesionale:

  • Shkollimi Universitar Fakulteti Ekonomik nga Fusha e Financave/kontabilitetit (Ekonomist i diplomuar ose Master në shkencat ekonomike);
  • I Certifikuar me diplomë profesionale SCAAK apo ACCA apo të ngjajshme;
  • Të posedoj përvojë profesionale mbi pesë (5) vite nga fusha e financave dhe kontabilitetit;
  • Të ketë shkathtësi kompjuterike posaçërisht mbi sistemet e avancuara në fushën e financave/kontabilitet;
  • Të plotësoj kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1. si dhe të plotësoj kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2. pikat (d), (f), 0), (k), (I), të ligjit nr. 03/L-087 të ndërmarrjeve publike dhe plotësim ndryshimit të ligjit për ndërmarrjet publike nr. 04/L-111 neni 13;
  • Njohja e gjuhës angleze;

Detvrat dhe përqjegjësitë:

  • Është përgjegjës për zbatimin e të gjitha dispozitave financiare dhe standardeve të kontabilitetit, ligjet e aplikueshme në Kosovë të cilat rregullojnë çështjet financiare dhe aktet normative të ndërmarrjes;
  • Organizon udhëheq dhe kontrollon punën e departamentit financiar;
  • Mban përgjegjësi për pagesën e obligimeve financiare në pajtim me rregulloret financiare;
  • Mban evidencë dhe dokumentacion të saktë për investimet dhe pagesat e ndërmarrjes;
  • Përcjell dispozitat financiare në fuqi dhe literaturën profesionale dhe mban përgjegjësi nëse nuk aplikohen ligjet në fuqi;
  • Kujdeset për pasurinë e ndërmarrjes, monitoron punën e komisioneve, kontrollon hyrje -daljet financiare në përgjithësi;
  • Përcjell gjendjen financiare në banka dhe bashkëpunon me institucionet bankare dhe organet tjera në interes të ndërmarrjes;
  • Përgatit llogaritë periodike dhe përfundimtare;
  • Është përgjegjës për përgatitjen e transfereve bankare përkatësisht pagesave me dokumentacion mbështetës dhe siguron KE-në se pagesa është në rregull;
  • Harton, zbaton dhe kontrollon zbatimin e proceduarave fmanciare nga vartësit;
  • Është përgjegjës të kontrollojë mbajtjen në rregull të arkivit të dokumentacionit të kontabilitetit dhe atij financiar;
  • Zhvillon dhe zbaton rregullat e brendshme të kontrollit si dhe udhëzimet dhe procedurat për aktivitete si administrimi i buxhetit, menaxhimi i pasurive dhe detyrimeve dhe mbajtja e llogarive; Është përgjegjës për rregullsinë e proceseve në funksionin e kontabilitetit në kompani, përgatit dhe zbaton procedurat e kontabilitetit sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë, si dhe me kompetencë menaxhon resurset financiare të kompanisë brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Të përgatis të dhënat e ndërmarrjes për auditim;
  • Mbanë përgjegjësi për kryerjen e regjistrimeve dhe barazimeve të pasurisë së Ndërmarrjes; Përgatit raportet periodike dhe vjetore të Ndërmarrjes për KE dhe Bordin e Drejtorëve.
  • Ushtron kujdes për ecurinë e shpenzimeve të Ndërmarrjes, pagesën e obligimeve Ligjore dhe afarizmin e Ndërmarrjes;
  • ZKFTH i raporton KE-së si dhe Bordit të Drejtorëve;
  • Kryen edhe punë të tjera, për të cilat autorizohet nga KE dhe Bordi i Drejtorëve.

Kohëzgjatja e punësimit, të drejtat dhe obligimet përcaktohen me kontratë punësimi në kohe të caktuar për tri (3) vite me mundësi vazhdimi.

Procedura e Konkurrimit

Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e Kryesor/e Financiar/e (ZKF) dhe i Thesarit duhet t’i dorëzojë këto dëshmi:

  • Aplikacionin;
  • CV-në e Aplikantit;
  • Lista kontrolluese (checklist):
  • Dëshminë e Shkollimit (Fakulteti Ekonomik);
  • Dëshminë për Përvojën e Punës (Trusti pensional);
  • Referenca si dhe certifikatat tjera profesionale;
  • Letër motivimin;
  • Deklaratën nën betim (merret nënshkruhet me rastin e dorëzimit të dokumentacionit);
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se tre (3) muaj);
  • Kopjen e dokumentit të identifikimit;
  • Deklarata nën betim.

Zyrtar/e përAuditim, një (1) pozitë

Kualifikimi dhe përgatitia profesionale:

  • Shkollimi Universitar Fakulteti Ekonomik nga Fusha e Financave/kontabilitetit (Ekonomist i diplomuar ose Master në shkencat ekonomike);
  • Përvoja e punës mbi pesë (5) vite në pozita menaxhuese te auditimit pas diplomimit;
  • Të Jetë i licencuar për auditor (SCAAK, ACCA) apo të ngjajshme;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Njohja e mire e punë me kompjuter (MC Office)

Detvrat dhe përgjegjësitë:

  • Rregullisht shqyrton gjendjen financiare të ndërmarrjes, kërkesat e planifikuara financiare dhe përmes vërejtjeve apo sugjerimeve njofton Komisionin e Auditimit kur e konsideron të nevojshme.
  • Rregullisht e verifikon funksionimin e rregullt të kontrolleve të brendshme dhe nëse e konsideron të nevojshme njofton Komisionin e Auditimit përmes vërejtjeve apo sugjerimeve me shkrim.
  • Rregullisht verifikon përshtatshmërinë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të punës të cilat kanë për qëllim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i ndërmarrjes duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahen në pajtim me standardet e kontabiliteti dhe ligjet ne fuqi. Kujdes të veçante ushtron që projekt – deklaratat financiare vjetore të përgatitet në mënyre të rregullt dhe lidhur me ketë ti raportoj Komisionit të Auditimit kur e konsideron të nevojshëm.
  • Verifikon përshtatshmërinë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat garantojnë se ndërmarrja zbaton standardet dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.
  • Kryen vlerësim të pavarur të efikasitetit të politikave, procedurave dhe standardeve përmes të cilave bëhet menaxhimi i resurseve financiare, fizike dhe informative të ndërmarrjes.
  • Përcakton llojin dhe tekniken e audtitimit të brendshme për secilin rast konkret duke u bazuar në ligjet pozitive, aktet normative praktiken e mire dhe njohurit profesionale.
  • Koordinon mënyrën e bashkëpunimit me auditorët e jashtëm dhe kujdeset që palët të jenë në dijeni, siguron dokumentacionin e nevojshëm dhe raporton përfushat gjegjëse, financiare dhe te prokurimit por duke pasur për baze konfidencialitetin.
  • Propozon masat qe duhet të ndermirën nga ndërmarrja për ngritjen e efikasitete dhe zbatimit të rregullave gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.
  • Zbaton të gjitha rregullat dhe standardet të cilat kanë të bëjnë me auditimin e brendshme duke i raportuar KE-së, Komisionit të Auditimit dhe Bordit të Drejtorëve.
  • Duhet të demonstroj integritet personal dhe profesional duke bashkëpunuar me menaxhmentin, Komisioni e Auditimit dhe KE-në.
  • Kryen edhe punë të tjera për të cilat kërkohet nga menaxhmenti dhe Komisioni i Auditmit.

Kohëzgjatja e punësimit, të drejtat dhe obligimet përcaktohen me kontratë punësimi në kohe të caktuar për tri (3) vite me mundësi vazhdimi.

Procedura e Konkurrimit:

Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e për Auditim duhet t’i dorëzojë këto dëshmi:

  • Aplikacionin;
  • CV-në e Aplikantit;
  • Lista kontrolluese (checklist):
  • Dëshminë e Shkollimit (Fakulteti Ekonomik);
  • Dëshminë për Përvojën e Punës (Trusti pensional);
  • Certifikatë për auditor të licencuar;
  • Referenca si dhe certifikatat tjera profesionale;
  • Letër motivimin;
  • Deklaratën nën betim (merret nënshkruhet me rastin e dorëzimit të dokumentacionit);
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se tre (3) muaj);
  • Kopjen e dokumentit të identifikimit;
  • Deklarata nën betim.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e pubiikimit më 19.06.2020 deri më datën 18.07.2020,

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Qytetarë, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Shpallja e plote e punes.