Vende të lira të punës (3)

Kompania
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Të gjitha qytetet
Data e publikimit
07/10/2020
Data e perfundimit
21-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, Rregullores nr. 01/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 03/2017 për Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
1. KQZ- 38/2020 Zyrtar i Lartë i Listës Votuese
Grada/Koeficienti: Niveli Profesional- G6 -13.5
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqësi i Divizionit të Shërbimit Votues
Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat, pas periudhës provuese 1 (një) vjeçare
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:
- Ndihmon në krijimin dhe mirëmbajtjen e listës së votuesve;
- Mbështet vënien në zbatim të të gjitha operacioneve të shërbimit të votuesve në terren;
- Ofron ndihmë profesionale për krijuesit e bazës së të dhënave;
- Implementon Operacionet e Votimit përmes Postës dhe Votimin e personave me nevoja të veçanta;
- Së bashku me Udhëheqësin e Divizionit te Shërbimit të Votuesve, mbikëqyrë shtypjen e listës përfundimtare të votuesve dhe listës komunale të votuesve;
- Ndihmon në hartimin dhe menaxhimin e projekteve që lidhen me shërbimin e votuesve;
- Detyra dhe përgjegjësi të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.
Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:
- Të ketë Diplomë Universitare në Drejtësi, Shkenca Politike, Administratë Publike, Inxhinieri kompjuterike dhe Statistika;
- Së paku katër (4) vite përvojë pune. 3.Integritet të lartë personal dhe profesional;
- Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhët zyrtare;
- Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike; 6.Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme;
- Njohje e gjuhës angleze e dëshirueshme;
- Njohje të teknologjisë informative (MS Ëord, MS Excel dhe MS Access).
2. KQZ- 39/2020 Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve në Zveçan
Grada/Koeficienti: Niveli Profesional- G6 -13.5
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Drejtori i Departamentit të Koordinimit në Teren
Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat, pas periudhës provuese 1 (një) vjeçare
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:
- Kryeson Komisionin Komunal Zgjedhor në bashkëpunim të plotë me Sekretariatin e KQZ –së;
- Përkujdeset për zbatimin e aktiviteteve dhe të gjitha akteve normative të nxjerra nga KQZ dhe Sekretariati në komunën përkatëse;
- Mbikëqyrë dhe u cakton detyra anëtarëve të tjerë të KKZ –së;
- Mbikëqyrë punën e trupave zgjedhore në komunën përkatëse;
- Bën raporte për aktivitetet në periudhën zgjedhore dhe jo zgjedhore;
- Koordinon aktivitetet në mes KKZ-së dhe Administratës Komunale dhe SKQZ-së;
- Procedon në SKQZ kërkesat e Kuvendit Komunal për zëvendësimet e këshilltarëve komunal;
- Ndihmon dhe këshillon subjektet politike dhe organizatat joqeveritare për zgjedhje;
- Kryen detyra të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.
Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:
- Të ketë diplomë universiteti në lëmin e drejtësisë, ekonomisë, administratës publike, shkencave politike, të drejtave të njeriut, administrim të zgjedhjeve, shkenca sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, menaxhment ose në statistikë;
- Së paku katër (4) vite përvojë pune; 3.Integritet të lartë personal dhe profesional;
- Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
- Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike; 6.Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;
- Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access);
3. KQZ- 40/2020 Asistent/e Ekzekutive e Kryetarit/es së KQZ-së
Grada/Koeficienti: Niveli Administrativ- G8 – 12
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Kryetari i KQZ-së
Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat, pas periudhës provuese 1 (një) vjeçare
Vendi: Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:
- Aranzhon takimet e Kryetarit-ës të KQZ-së;
- Procedon çështjet administrative lidhur me funksionimin efikas të Zyrës së Kryetarit të KQZ-së.
- Në emër të kryetarit-ës së KQZ-së, pranon, rishikon dhe sistemon materialet që arrijnë në adresë të KQZ-së, dhe sipas nevojës i dërgon në adresa të caktuara;
- Mirëmban dhe azhurnon raportet, korrespondencën dhe materialet e tjera relevante;
- Bën përgatitjen teknike të mbledhjeve të KQZ-së dhe Këshillave të KQZ-së
- Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi;
Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:
- Diplomë Universitare;
- Dy (2) vite përvojë pune;
- Integritet të lartë personal dhe profesional;
- Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhët zyrtare;
- Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
- Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme;
- Njohje e gjuhës angleze e dëshirueshme;
- Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access).
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zyra e Personelit, dhoma nr. 21, kati I-rë, Ish Ndërtesa e Bankës së Lubjanës,, Rruga “Migjeni” 10000 Prishtinë. Aplikacionet mundë të dorëzohen edhe në formë elektronike të skenuara në adresën elektronike: [email protected].
Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-557, prej orës 08:00 – 16:00, ose vizitoni ueb faqen e KQZ-së, në linkun: www.kqz-ks.org. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës për të cilin konkurroni, certifikatën që nuk jeni nën hetime, si dhe dy formularët e fundit të vlerësimit nga institucioni ku keni punuar.
Kandidatët ( ZLKZ) duhet të jenë persona me të drejtë vote në komunat e tyre përkatëse.
Kandidatët të cilën hyjnë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit nga zyra e personelit. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale. Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor, prej datës: 07.10. 2020 deri me datë: 21.10. 2020 në ora 16:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe inkurajon aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, si dhe pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë personat me aftësi të kufizuar.