www.ofertapune.net Vende të lira të punës (25) | PunaIme

Vende të lira të punës (25)

Kompania

Komuna e Istogut

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Istog

Data e publikimit

29/07/2020

Data e perfundimit

12-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.037L-212 të
Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.047L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,
Ligjit Nr.037L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në mbështetje të: UA-
MPMS, Nr.0772017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, UA-
MASHT, Nr.1072018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, si
dhe UA-MASHT, Nr.0272017 Për Vlefshmërinë e Programeve Studimore të Bartësve Privat të
Arsimit të Lartë, shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës, e, viti shkollor 2020/2021

SHFMU “Bajram Curri” në Istog
Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, vend i lirë i punës me normë të plotë.

SHFMU “Hysni Zajmi” në Vrellë
Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, me normë të plotë në dy shkolla, “Hysni
Zajmi” Vrellë dhe “Zymer Zeka” në Kaliqan.

SHFMU ”Martin Camaj” në Gurrakoc
Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, me normë të plotë, në dy shkolla në SHEMU
“Martin Camaj” në Gurrakoc dhe “Bajram Curri” në Istog.
Një mësimdhënës/e për Gjuhë Shqipe, për 10 orë (vend i lirë).
Një mësimdhënës/e për Edukatë Fizike, për 10 orë vendi i lirë i punës nga data 22.10.2020.
Dy mësimdhënës/e për nivelin 1-5 zëvendësim, derisa punëtoret të kthehen nga
pushimi i lehonisë.

SHFMU “Trepça” në Banjë
Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, me normë të plotë në tri shkolla ,“Trepça” në
Banjë ,”Fan.S.Noli”në Llukac i Begut si dhe “Ismail Qemali” Saradran (vende të lira).
Një mësimdhënës/e për Biologji-Kimi (në gjuhën boshnjake), me normë jo të plotë në
Banjë dhe Dobrushë,
Një mësimdhënës/e për Histori dhe Edukatë Qytetare (në gjuhën boshnjake), në Banjë
dhe Dobrushë.
Një asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore (për nxënësit e komunitetit
boshnjak).

SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh
Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, me normë jo të plotë për tri shkolla “Ndre
Mjeda” Rakosh , ”Tre Dëshmoret e Shkollës Shqipe” në Uçë dhe “Mehmet Akifi”në
Shushicë.

SHFMU ”Avni Rrustemi” në Zallq
Një mësimdhënës/e për Edukatë Figurative për 10 orë në tri shkolla , “Avni Rrustemi”
në Zallq, ”Fan.S.Noli” në Llukac të Begut, dhe ”Bajram Curri” në Istog.

SHFMU “Fan.S.Noli” në Llukac i Begut
Një mësimdhënës/e për nivelin 1-5, me kohëzgjatje të kontratës vetëm për një vit
shkollor.
Dy mësimdhënës/e për nivelin 1-5 zëvendësim, derisa punëtoret të kthehen nga
pushimi i lehonisë.
Një mesimdhënës/e për gjuhë gjermane (për nxënësit e komunitetit boshnjak) në dy
shkolla Dobrushë dhe Banjë normë jo të plotë.

SHFMU “Tre Dëshmoret e Shkollës Shqipe” në Uçë
Një mësimdhënës/e për Fizikë për 10 orë në dy shkolla , “Tre Deshmoret e Shkollës
Shqipe” në Uçë dhe “Fan.S.Noli “Llukac i Begut.

SHFMU “Mehmet Akif” në Shushicë
Një mësimdhënës/e për nivelin 1-5, zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga
pushimi i lehonisë.

Gjimnazi “Haxhi Zeka” në Istog
Një mësimdhënës/e për Biologji, për 10 orë.

SHFMU “Mit’hat Frashëri” në Gurrakoc
Një mësimdhënës/e për drejtimin e infermierisë ( mjek specialist ose mjek i
përgjithshëm), me normë të plotë.

Gjithashtu, Drejtoria e Arsimit në Istog, duke u bazuar në rekomandimin e Ministrisë
së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shpallë edhe 4 (katër) pozita pune për
Asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Kandidatëve për këto pozita ,
sipas nenit 7 pika 4 e Udhëzimit Administrativ Nr.1072018 për Normativin mbi
Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, u kërkohet kualifikimi si me poshtë:

  • Shkolla e mesme si dhe çertifikata për përfundimin e trajnimit të nivelit të 5-të (post
    sekondar) që shpije në kualifikimin e asistentëve për fëmijë, nxënës me nevoja të veçanta
    arsimore,

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV),
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 muaj,
  • Kopja e diplomës e vërtetuar, ose certifikata në vend të diplomës, e vërtetuar, jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh.
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’ i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ MASHT, Nr.12018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Afati i konkursit mbetet i hapur prej datës 29.07.2020 deri me datën 12.08.2020.
Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së
Komunës, zyra DNr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me
dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të
kërkon origjinalin në intervistë. Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të
procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni
i pa kompletuar dhe ai i cili arrin pas afatit nuk do të shqyrtohet . Gjithashtu
kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do
të refuzohet.

Në testin me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe
kriteret, bazuar në aktet normative dhe legjislacionin në fuqi, kurse intervistës do t’i
nënshtrohen vetëm kandidatët – kandidatet, të cilët- të cilat arrijnë të kenë me shumë se
50 për qind të kalueshmërisë se testit më shkrim.

Vërejtje: kandidatët të cilët shprehin interesimin për aplikim në pozitat e shpallura nga
DKA-ja në Istog u lejohet që të aplikojnë vetëm deri në dy pozita me aplikacione të
ndryshme.

Shpallja e plote e punes.