www.ofertapune.net Vende të lira të punës (25) | PunaIme

Vende të lira të punës (25)

Kompania

Komuna e Istogut

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Istog

Data e publikimit

02/10/2020

Data e perfundimit

08-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 8 paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10 pika 6 e Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, UA të MASHT-it Nr.34/2014, Vendimit të Qeverisë Nr.01/27 të datës 26.08.2020 për Aprovimin e Master Planit nga MASH dhe UA-MASHT Nr.10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, shpall këtë:

KONKURS
Për kryerjen e punëve me kontratë për kohë të caktuar (detyra specifike)

Nr. | Niveli | Pozita | Kohëzgjatja e shërbimit | Nr. pozitave 

1 l SHFMU | Gjuhë Angleze | 4 (katër) muaj. | 2
2 | SHFMU | Gjuhë Shqipe | 4 (katër) muaj. | 2
3 | SHFMU | Histori | 4 (katër) muaj. | 1
4 | SHFMU | Art Figurativ | 4 (katër) muaj. |1
5 | SHFMU | Biologji | 4 (katër) muaj, | 1
6 | SHFMU | Matematikë | 4 (katër) muaj. | 1
7 | SHFMU | Psikolog/e | 4 (katër) muaj | 3
8 | SHFMU | Punëtor teknik | 4 (katër) muaj. | 2
9 | SHFMU | Mesimdhënës/e të mesimit klasor (1-5) | 4 (katër) muaj | 3
10 | SHFMU | Edukatore për parashkollor | 4 (katër) muaj | 1
11 | IP | Edukatore | 4 (katër) muaj | 1
12 | IP | Motër Edukatore | 4 (katër) muaj. | 1
13 | SHFMU | Gjuhë Frenge | 4 (katër) muaj | 1
14 | SHFMU | Tik | 4 (katër) muaj | 2
15 | SHFMU | Mjek specialist ose Mjek i Përgjithshëm | 4 (katër) muaj | 1
16 | SHFMU | Asistente për femijet me nevoja të veqanta | 4 (katër) muaj | 2

Paga mujore për mesimdhënës/e 400 Euro
Paga mujore për asistent për femije me nevoja të veqanta 350 Euro
Paga për punëtor teknik 250 Euro

Orari i plotë i punës 40 orë në javë.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit)
  • Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Kopja e diplomës e vërtetuar, ose certifikata në vend të diplomës, e vërtetuar, jo me e vjetër se gjashtë muaj, cdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh.
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’ i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia gë nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor,administrativ dhe teknik.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushen e arsimit parauniversitar (Ligji Nr.03/L.068 dhe Ligjit Nr.04/L-032) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr.10/2018) UA të MASHT-it Nr.34/2014 si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik,

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim. Testimi me shkrim në maksimum tërheqë 100 pikë apo deri në 50% të vlersimit përfundimtar.

Kandidatët që arrijnë se paku 50% të pikëve nga testi me shkrim i nënshtrohen intervistimit me gojë. Në intervistën me gojë kandidatët mund të vlërsohen në maksimum deri 100 pikë apo 50% e vlersimit përfundimtar.

Afati i konkursit mbetet i hapur prej datës 01.10.2020 deri me datën 08.10.2020.

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë.

Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet.

Dokumentacioni i pa kompletuar dhe aii cili arrin pas afatit nuk do të shqyrtohet.

Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë gqartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet.

⇒ Shpallja e plote.