Vende të lira të punës (24)
Data e publikimit
23/07/2020
Data e perfundimit
05-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të nenit 10 dhe nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e
Kosovës nr. 041L-032, nenit 28 të Ligjit për edukimin parshkollor në Kosovë nr. 021L-52,
nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat c Republikës së Kosovës nr. 031L-068, nenit 8 të
Ligjit e Punës në Republikën e Kosovës nr. 031L-212, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it
nr. 17) 2009 të datës 28.08.2009, Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 1072018 – Normativi
për kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm (neni 3 pika 2), nenit 4 pika 1 dhe pika 2
të Udhëzimit administrative të MASHT-it nr. 3472014 i Funksionimi i shërbimit pedagogjik-
psikologjik shkollor dhe Udhëzimit administrativ të MPMS nr. 712017-Rregullimi i
procedurave në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, shpall:
KONKURS
Për vendet e lira të punës në institucionin publik parashkollor në lagjen “11 Marsi” në Prizren
- Dhjetë (10) edukatore (edukimi parashkollor në gjuhën shqipe):
- Dy (2) edukatore (edukimi parashkollor në gjuhën boshnjake):
- Dy (2) edukatore (edukimi parashkollor në gjuhën turke)
- Një (1) pedagog:
- Një (1) psikolog:
- Një (1) mjek të përgjithshëm:
- Katër (4) mirëmbajtëse të objektit (pastruese)
- Një (1) shtëpiak:
- Një (1) kopshtars
- Një (1) ndihmës kuzhiniere.
Përgatitja shkollore e kërkuar:
Edukatore: Përgatitja shkollore ‘kualifikimin për edukatore sipas Udhëzimit Administrativ të
MASHT-it nr.1072018:
Fakulteti i edukimit-programi parashkollor, SHLP- drejtimi për edukatore, Fakulteti Filozofik –
Dega e Pedagogjisë, Fakulteti i Shkencave sociale-programi përkujdesja dhe mirëqenia sociale):
Pedagog: përgatitja shkollore sipas Udhëzimit Administrativ, nr.3472014: master në degën e
pedagogjisë të Fakultetit Filozofik, përkatësisht të Fakultetit të Edukimit, Fakulteti katërvjeçar i
Pedagogjisë):
Psikolog: përgatitja shkollore sipas Udhëzimit Administrativ, nr.3472014) studimet master në psikologji — drejtimi: psikologji shkollore dhe këshillim apo siç është rregulluar me UA.2014 për licencimin e mësimdhënësve:
Mjeku i përgjithshëm: Fakulteti i mjekësisë:
Shtëpiaku: përgatitje të mesme profesionale-shkollore:
Kopshtari: përgatitje të mesme profesionale-shkollore:
Mirëmbajtëse (pastruese): e preferuar shkolla e mesme:
Ndihmës kuzhiniere: e preferuar shkolla e mesme, drejtimi përkatës.
Dokumentacioni:
- Kopja e vërtetuar të diplomës:
- Nostrifikimi, nëse kandidati e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës:
- Dëshmia mbi përvojën e punës (nëse kandidati-ja e posedon):
- Referencë për rezultatet në punë:
- Trajnimet profesionale:
- Çertifikata e lindjes:
- Kopja e letërnjoftimit
- Çertifikata shëndetësore e lëshuar nga një institucion publik shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tijfsaj shëndetësore (kandidatilja e sjell pasi të pranohet në marrëdhënie pune)
- Vërtetimi/dëshmia se kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët:
Aplikacionet merren në DKA dhe dorëzohen të plotësuara së bashku me dokumentacionin e
kërkuar në DKA (zyra për protokolim).
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes, deri me datën 05.08.2020
Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.
Apliko këtu