www.ofertapune.net Vende të lira të punës (24) | PunaIme

Vende të lira të punës (24)

Kompania

Komuna e Mitrovicës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Mitrovicë

Data e publikimit

28/07/2020

Data e perfundimit

12-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit, me propozim të shkollave publike të komunës, në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr.03L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.9072010), Neni 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat ec Republikës së Kosovës Nr. 037L-068, Nenit 4 dhe 5, të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.0772017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, si dhe në zbatim të Vendimit të Inspektoratit të Punës 02.Nr.17-37912020, dt. 10.02.2020: shpallë:

KONKURS
(Për Plotësimin e Vendeve të Punës)

Nr. | Niveli | Institucioni/shkolla | Vendi | Pozita | Numri orëve
1) IP “Gëzimi Ynë” Mitrovicë Edukator/e Grupmosha 0-3 vjec 1 Vend i lirë Orariplotë
2) ShF “A.Z. Çajupi” Mitrovicë Mësimdhenes/e Mesim Klasor 1 Vend i lirë Normë e plotë
3) ShF “Abdullah Shabani” Mitrovicë Mësimdhenes/e Mesim Klasor 1 Vend i lirë Normë e plotë
4) ShF “Aziz Sylejmani”  Suhodoll Mësimdhenes/e Mesim Klasor 2 Vende te lira Normë e plotë
5) ShF “Elmaz Peci” Rahovë Mësimdhenes/e Mesim Klasor 1 Vend i lirë Normë e plotë
6) ShF “Ismail Qemali” Mitrovicë Mësimdhenes/e Mesim Klasor 2 Vende te lira Normë e plotë
7) ShF “Mehë Uka” Bajgorë Mësimdhenes/e Mesim Klasor 3 Vende te lira Normë e plotë
8) ShF “Migjeni” Mitrovicë Mësimdhenes/e Mesim Klasor 2 Vende te lira Normë e plotë
9) ShF “Musa Hoti” Mitrovicë Mësimdhenes/e Mesim Klasor 1 Vend i lirë Normë e plotë
10) ShF “Nonda Bulka” Mitrovicë Mësimdhenes/e Mesim Klasor 1 Vend i lirë Normë e plotë
11) ShF “Trepça” Stantërg Mësimdhenes/e Mesim Klasor 2 Vende te lira Normë e plotë
12 ShF “Xhevat Jusufi” Bare Mësimdhenes/e Mesim Klasor 1 Vend i lirë Normë e plotë
13) ShF “Elena Gjika” Tunel I Mësimdhenes/e Mesim Klasor 1 Zevendesim Normë e plotë
14) ShF “Gj. K. Skënderbeu” Vaganicë Mësimdhenes/e Mesim Klasor 1 Zevendesim Normë e plotë
15) ShF “Migjeni Mitrovicë Mësimdhenes/e Mesim Klasor 1 Zevendesim Normë e plotë
16) ShMUA.Z. Çajupi” Mitrovicë Mësimdhenes/e Ghuhe Turke 1 Vend i lire Normë e plotë
17) ShMU Grup shkollash Mitrovicë Mësimdhenes/e Gjuhe Gjermane 2 Vend i lire Normë e plotë

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë – Qendrën për Shërbime me Qytetarë ose mund të shkarkohet nga faqja elektronike e komunës.
  • Ekstrakti i lindjes.
  • Dokumenti personal i fotokopjuar (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diploma (Certifikata e diplomimit – nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj) e kualifikimit, e fotokopjuar dhe e noterizuar nga organi kompetent.
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).
  • Dëshmi të trajnimeve arsimore të akredituara nga MASH (nëse ka).
  • Dëshmi që nuk jeni nën hetime, apo i dënuar për vepër penale.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr.024L-52, Ligji Nr.034L-068 dhe Ligji Nr.04L-138) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASH-it (UA Nr. 1072018) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Kriteret e kualifikimit për edukatore (0-3):

  • Fakulteti i Edukimit – programi në fëmijërinë e hershme 0-3.
  • Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi infermiere edukatore.
  • Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi pediatri.
  • Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi mami.
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënësve për mësim klasor:

  • Fakulteti i Edukimit – programi fillor.
  • Fakulteti i mësuesisë.

Kriteret e kualifikimit për gjuhë turke:

  • Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS).
  • Sistemi katërvjeçar.
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për gjuhë gjermane:

  • Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS).
  • Sistemi katërvjeçar.
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim. Testi me shkrim në maksimum tërheqë 100 pikë apo deri në 50% të vlerësimit përfundimtar.

Kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve nga testi me shkrim, i nënshtrohen intervistimit me gojë. Në intervistën me gojë, kandidatët mund të vlerësohen në maksimum deri në 100 pikë apo deri në 50% të vlerësimit përfundimtar.

Vlerësimi në intervistimin me gojë, bazohet në këto kritere:

  • Njohuritë e përgjithshme 20 pikë,
  • Aftësitë e përgjithshme dhe Personaliteti 40 pikë,
  • Njohurit profesionale 40 pikë (ku përfshihen përvoja e punës dhe kualifikimi profesional)

Pikët nga testi me shkrim dhe intervista me gojë, mblidhen në shumën e përgjithshme dhe kandidatët me më shumë pikë do të përzgjidhen në pozitat e lartcekura.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Diplomat e kandidatëve që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara nga MASH.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për teste dhe intervistë, si dhe orari i intervistave publikohet në faqen elektronike të komunës https:Jkk.rks-gov.netimitrovicecjuguti (konkurset) dhe përmes e-mailit (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit).

Lidhja e Kontratës së Punës me kandidatët e përzgjedhur, bëhet pas shterjes së të gjitha procedurave të parapara me akte juridike.

Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë, nuk do të jetë domosdoshmërisht më datë 01.09.2020, por në varësi të lirimit real i vendit të punës (datës së pensionimit apo pushimit të lehonisë).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data 28.07.2020, deri më datë 12.08.2020.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Qytetarë, në objektin e Komunës së Mitrovicë së Jugut.

Të gjitha dokumentacionet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Nëse aplikohet për dy pozita, kandidatët duhet të dorëzojnë dy aplikacione të veçanta.

Vërejtje: Kandidatë duhet të ruajnë dëshminë e aplikimit, e cila është e domosdoshme për fazat e tjera të procedurave të konkursit.

Shpallja e plote e punes.