Shitëse në Showroom (2)
Data e publikimit
12-01-2024
Data e perfundimit
18-03-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Tekstil, Lëkurë, Industri Veshëmbathjeje
Kompania Blini tashmë një brend i njohur në të gjithë botën për stilin, punën dhe cilësinë në dizajnimin e fustaneve të nusërisë, fustaneve të mbrëmjëve dhe kostumeve të meshkujve, tashmë me një zhvillim dhe rritje të mëtutjeshme, për plotësimin e nevojame me staf, shpall:
KONKURS PUNE
- Shitese ne showroom (2)
Përgjegjesitë dhe Detyrat:
- Ofron shërbim cilësor, profesional dhe të kënaqshëm te klientët;
- Prezantimin e produkteve tek klientët e dyqanit;
- Ndjek procedurat e shitjes që në momentin e ardhjes së klientit;
- Informon klientët për koleksionet e reja dhe përshtat nevojat e klientit sipas koleksioneve te markës;
- Vendos artikujt ne dyqan sipas masave dhe rregullave të Brendit;
- Merret me zëvendsimin e artikujve qe mungojnë në dyqan;
- Kujdeset që dhoma e provës dhe ambientet e dyqanit te janë te rregulluara dhe të pastërta;
- Mbanë përgjegjësi për mallin që ka në dyqan.
Kushtet:
- Pervoja e punes minimum 6 muaj
- Të ketë të përfunduar shkollen e mesme (Diploma Univeritare është avantazh);
- Etikë të lartë profesionale dhe orientim drejtë shërbimit ndaj klientit;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
- Të jetë e motivuar e besueshme dhe me deshirë për të punuar;
- Të zotërojë mirë gjuhën Angleze
Benefitet:
- Ambient pozitiv i punës;
- Pagë konkurruese duke u bazuar në përvojën dhe aftësitë e aplikuesit/es;
- Programe të bonuseve dhe shpërblime;
- Mundësi të mira avancimi brenda kompanisë;
- Trajnime profesionale.
Nëse jeni të interesuar t’i bashkoheni ekipit tonë, ju lutem dërgoni CV -në duke specifikuar në
Subject pozitën e punës për të cilin po aplikoni, në email: [email protected]
Personat të cilat nuk kanë qasje në email, mund të na shkruani vetëm në viber dhe whatsapp, në numrin e telefonit +383 44 465 091.
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Afati i fundit për aplikim: 31.01.2023
Lokacioni: Prishtinë – Veternik