Vende të lira të punës (170)

Kompania
Korporata Energjetike e Kosovës SHA
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Të gjitha qytetet
Data e publikimit
16/09/2020
Data e perfundimit
28-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Shpallje Publike
Bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës, Seksionin V Pikën 3 (c) të Rregullores së KEK-ut Sh.a, dhe nevojave të paraqitura për plotësimin e disa vendeve të lira të punës në Divizionet e KEK-ut,
Divizioni i Burimeve Njerëzore, më 14.09.2020 publikon ofertën për pozitat e mëposhtme:
Teknik të xehetarisë
(20 Kryerës)
Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:
- Bartësi i vendit të punës është person përgjegjës i caktuar për kryerjen e obligimeve dhe të detyrave të punësnë lëminë e xehëtarisë .
- Është përgjegjës për punën normale të pajisjeve në sistem, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veglave të punës.
- Përgjigjet për mbajtjen e mjeteve mbrojtëse në punë sipas normave që i kërkon vendi i punës. Është i obliguar për raste të veçanta ti përgjigjet thirrjes së personelit të prodhimit dhe nëse kërkohet të vazhdoj orarin e punës – vazhdimi bëhet sipas rregullores në fuqi. I përgjigjet Prijësit të xehetarisë, inxhinierit përgjegjës për punë përgatitore dhe udhëheqësit të sektorit.
Kërkesat profesionale/ Kualifikimet
- Shkolla e Mesme – drejtimi i xehetarisë.
- Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
- Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
- Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria,intuita dhe vëmendje në detaje.
- Nivel të lartë të etikës profesionale
Teknik të makinerisë
(60 Kryerës)
Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:
Bartësi i vendit të punës kryen punët e mirëmbajtjes mekanike ne kaldaje, salle te makinave, objekte të jashtme, mihjet sipërfaqësore dhe servise dhe sipas kërkesave te lëshuara nga Prijësi i ekipit, Inxhinieri përgjegjës i mirëmbajtjes mekanike. Respekton udhëzimet për mirëmbajte, te cilat janë përgatitur nga inxhinieri përgjegjës. Kryen preventivat e përgatitura nga inxhinieri përgjegjës me urdhëresën e prijësit të ekipit dhe e informon atë për aktivitetet e kryera gjate preventives dhe ato te cilat kërkojnë ndaljen e pajisjeve. I përgjigjet çdo kohe thirrjes për intervenim dhe te vazhdoj punën sipas nevoje Zbaton te gjitha rregullat e sigurisë .Kryen edhe pune tjera me kërkesën e eproreve te tij
Kërkesat profesionale/ Kualifikimet
- Shkolla e Mesme – Teknik i makinerisë Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
- Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
- Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
- Nivel të lartë të etikës profesionale.
Teknik të elektroenergjetikës
(30 Kryerës)
Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:
Bartësi i vendit të punës është i obliguar të punoj sipas urdhëresave të cilat i shtron prijësi i ekipit dhe inxhinieri i kryerjes, përpunon dhe vizaton dokumentacionin e nevojshëm për meremetimin e makinave elektrike. Përgjigjet për kualitetin dhe kuantitetin e punës. Kryen preventivat sipas urdhëresave dhe i raporton prijësit të ekipit, Inxhinierit përgjegjës të mirëmbajtjes elektrike. Është përgjegjës për punën normale të pajisjeve në sistem, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veglave të punës. Përgjigjet për mbajtjen e mjeteve mbrojtëse në punë sipas normave që i kërkon vendi i punës. Elektrotekniku i energjetikës duhet të jete i vetëdijshëm që gjatë kontrollës -preventives në sistem, sheh ose dëgjon ndonjë parregullsi të pajisjes duhet të intervenoj menjëherë për eliminimin e rrezikut. Është i obliguar për raste të veçanta ti përgjigjet thirrjes të personelit për evitim të prishjeve dhe nëse kërkohet të vazhdoj orarin e punës -vazhdimi bëhet sipas rregullores në fuqi
Kërkesat profesionale/ Kualifikimet
- Shkolla e mesme – drejtimi elektroenergjetike.
- Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
- Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
- Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
- Nivel të Iartë të etikës profesionale
Teknik të ndërtimtarisë
(7 Kryerës)
Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:
Bartësi i vendit të punës kryen punët ndërtimore në bazë të kërkesës të cilat i shtron prijësi i ekipit dhe inxhinieri i kryerjes. Ngritja e gatishmërisë së objekteve ndërtimore nëpërmjet planifikimit të punëve të projekteve dhe riparimeve dhe implementimit të zgjidhjeve të reja teknike. Mbikëqyrë objektet ndërtimore dhe punët e natyrës ndërtimore. Planifikimi i projekteve dhe riparimeve, planifikimi i materialeve tjera për implementim të projekteve dhe kryerjen e riparimeve. Ngritjen e gatishmërisë së objekteve ndërtimore dhe përmirësimin e gjendjes së tyre duke përfshi edhe punët e Skelarive dhe Izolatorëve
Kërkesat profesionale/ Kualifikimet
- Shkolla e mesme – drejtimi ndërtimtari.
- Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
- Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
- Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria,intuita dhe vëmendje në detaje.
Teknik i Kimisë
(13 kryerës)
Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:
Bartësi i vendit të punës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punëve të cilat kanë të bëjnë me manipulimin në objektin e PKU-s.
Përcjellë dhe evidenton punën e prodhimit, ecurinë e prodhimit, gjendjen e prodhimit, gjendjen e kimikateve të harxhuara gjatë ndërrimit përkatës të punës. Përcjellë punën e pajisjeve automatike si dhe gadishmërin për punë të këtyre pajisjeve, për parregullsitë eventuale njofton përgjegjësin e mirëmbajtjes. Gjatë ndërrimit përkatës të punës është përgjegjës për funksionimin normal për tëra pajisjet në objektin e PKU-s. Për punët e veta është përgjegjës ndaj udhëheqësit të ndërrimit, inxhinierin përgjegjës në objektin e PKU-s dhe Kryeinxhinierin e objekteve të prodhimit të ajrit të komprimuar dhe PKU-së
Kërkesat profesionale/ Kualifikimet dhe aftësitë e duhura:
- Shkolla e mesme – drejtimi kimi
- Të ketë njohuri në përdorimin e sistemeve informatike, të ketë aftësi komunikative të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe.
Saldues (Saldator)
(13 kryerës)
Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:
Punon në punët e përgjithshme të saldimit elektrik të llojeve të ndryshme të tegelave pozitave të caktuara të saldimit. Punon sipas urdhëresave dhe detyrave që ia parashtron eprori i tij i drejtpërsëdrejt. Mjeshtër i makinerisë dhe Prijësit ndaj të cilëve edhe është përgjegjës për kryerjen e punëve që ia parashtron . Kryesisht për punët e kryera bashkëpunon me mjeshtrin e mirëmbajtjes dhe Prijësin. Punët e saldimit i kryen në makinat dhe stabilimentet me ç’ rast është i pavarur në punë, përpunon rastet të ndërlikuara në të cilat punon. Duhet të njohë mire udhëzimet dhe karakteristikat teknike të mëtutjeshme për saldim dhe është përgjegjës i drejtpërsëdrejti për punën e vetë. Është i detyruar të njohë mire karakteristikat teknike të saldimit dhe stabilimentet si dhe udhëzimet për punë, të bashkëpunon njëjtë me profilet tjera teknike .
Kërkesat profesionale/ Kualifikimet:
- Shkollën e mesme – drejtimi saldues (saldator)
- Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
- Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
- Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria,intuita dhe vëmendje në detaje.
Metalgëdhendës (Metalpunues)
(8 Kryerës)
Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:
Bartësi i vendit të punës organizon dhe kryen punët në makinat metalgdhendëse sipas kërkesave të inxhinierëve përgjegjës. I realizon punët me kohe dhe kualitet sipas kërkesave të dhëna gjate punës dhe respektoi rregullat tekniko teknologjike sipas vizatimeve të dhëna nga inxhinieret përgjegjës.
Te siguroi kushtet e nevojshme për punët që i kryen në makinën e vete.Është përgjegjës për pastërtinë e vendit te punës. Ti përgjigjet çdo kohe thirrjes për intervenim dhe te vazhdoj punën sipas nevojës
Respekton orarin e punës si dhe me disipline kryen punët e dhëna nga prijësi i ekipit apo ndonjë epror tjetër ne sistemin ku është caktuar te punoi. Zbaton te gjitha rregullat e sigurisë. Kryen edhe pune tjera me kërkesën e eproreve te tij
Kërkesat profesionale/ Kualifikimet
- Shkolla e Mesme – drejtimi metalgdhendës (metalpunues)
- Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
- Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
- Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria,intuita dhe vëmendje në detaje.
Manipulues të shiritave transportues
(20 kryerës)
Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:
Bartësi i vendit është përgjegjës për pastrimin e stacionit kthyes të shiritit në vazhdim dhe shiritit të vetë në gjatësi nga 50 m të dy shiritave transportues, pastrimin e koritës të tamburit shtrëngues dhe gjitha vendeve në konvejerë që pengojnë në procesin e prodhimit. Në rast rreziku për njerëzit ose për pajisjen ,menjëherë e bën shkyçjen e shiritit transportues. Gjatë kontrollimit të pajisjes vëren zhurmë jonormale në motor-reduktor, rrëshqitje të shiritit në tamburet ngasëse, ikje në një anë, grumbullim të materialit, mosfunksionim të fshesave, mosfunksionim normal të ruleve, dëmtim të shiritit, erë me shpejtësi të madhe ,menjëherë e ndërprenë punën dhe e lajmëron dispeçerin dhe prijësin. Në rast rreziku për shiritin ose jetën e tij dhe te tjerëve duhet menjëherë ta ndalë shiritin me anë të një ndërprerësi (pullë-taster) të vendosur në distanca jo të mëdha në shirit transportues për ndalim të dhunshëm dhe për këtë ta njoftojë Dispeçerin dhe Prijësin e etazhes
Kërkesat profesionale/ Kualifikimet dhe aftësitë e duhura:
- Shkolla e Mesme
- Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
- Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
- Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria,intuita dhe vëinendje në detaje.
- Nivel të lartë të etikës profesionale
Divizioni i Burimeve Njerëzore, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat e publikuara
Për hollësitë e mëtutjeshme për pozitat e lartpërmendura shikoni në faqen e internetit të KEK-ut www.kek-energy.com.
Aplikacionet mund të merren në faqen tonë të internetit www.kek-energv.com aplikacionet pranohen vetëm në mënyrën elektronike dhe dërgohen në adresë [email protected] pranë Divizionit të Burimeve Njerëzore në KEK, aplikacionet që dërgohen në adresë tjetër nuk do të pranohen si dhe aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Kontrata e punës për punëmarrësit që do të zgjedhën për plotësimin e pozitave të shpallura do të jetë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi. Aplikuesit e suksesshëm do të sistemohen në pozitat e lira sipas kërkesave nga Divizionet duke u bazuar në kualifikimin që posedojnë
Divizioni: KEK
Data e publikimit: 14.09.2020
Afati i fundit i aplikimit: 28.09.2020
⇒ Shkarko dokumentin
⇒ Shkarko formularin për aplikim
Vërejtje: Aplikacionet e pranuara pas datës së mbylljes nuk do të merren parasysh!