www.ofertapune.net Vende të lira të punës (16) | PunaIme

Vende të lira të punës (16)

Kompania

Komuna e Pejës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

22/07/2020

Data e perfundimit

05-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 4 dhe 5,Ligjit për Arsimin Parauniversitar neni 35, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Udhëzimi nr 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional dhe Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik , Drejtoria e Arsimit në Pejë shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Vendi i punёs | Pozita | Kohëzgjatja e Kontratës | Orё pune nё javё

  1. Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë Mësimdhënës/e për Lëndën e Historisë Në kohë të pacaktuar 20 orë
  2. ShMLAA ”Odhise Paskali” në Pejë Mësimdhënës/e për Lëndën e Skulpturës Në kohë të pacaktuar 20 orë
  3. ShMLT“Shaban Spahija” në Pejë Mësimdhënës në drejtimin e Tekstilit Në kohë të pacaktuar 20 orë
  4. ShMLT“Shaban Spahija” në Pejë Instruktor në drejtimin tekstil-rrobaqepësi Në kohë të pacaktuar 40 orë
  5. ShFMU”Pjetër Budi” P.N. në Dardania 3 Mësues/e klase Në kohë të pacaktuar 20 orë
  6. ShFMU”Dardania” në Pejë Mësues/e klase Në kohë të pacaktuar 20 orë
  7. ShFMU”Ramiz Sadiku” në Pejë Mësues/e klase Në kohë të pacaktuar 20 orë
  8. ShFMU”Rilindja “ P.N. Lutogllavë Edukatore në klasën parafillore Në kohë të pacaktuar 20 orë
  9. ShFMU”Rilindja“ në Trestenik dhe P.N. Lutogllavë Mësimdhënës/e për lëndën e Fizikës Në kohë të pacaktuar 16 orë
  10. Gjimnazi “Bedri Pejani” Mësimdhënës për lëndën e Gjuhës gjermane Në kohë të pacaktuar 20 orë
  11. ShFMU”Dardania“ Mësimdhënës për lëndën e Gjuhës gjermane Në kohë të pacaktuar 20 orë
  12. ShFMU”Asdreni “ Mësimdhënës për lëndën e Gjuhës gjermane Në kohë të pacaktuar 20 orë
  13. ShFMU”Xhemajl Kada “ Mësimdhënës për lëndën e Gjuhës gjermane               Në kohë të pacaktuar 20 ore
  14. SHFMU “Naum Veqilharxhi ” në Kliqinë Shtëpiak/Mjeshtër Në kohë të pacaktuar 40 orë
  15. SHFMU “Lidhja e Pejës ” në Novosellë Shtëpiak/Mjeshtër Në kohë të pacaktuar 40 orë

Zëvendësim

16 .ShMLAA”Odhise Paskali “ në Pejë Mësimdhënës për lëndët e Dizajnit të tekstilit dhe veshjeve Deri në kthim të mësimdhënëses nga pushimi i lehonisë  20 orë

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit (merret në Drejtorinë e Arsimit)
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Çertifikata e lindjes
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret
  • Çertifikata që nuk jeni nën
  • Dëshmi të përvojës së punës në institucione arsimore (nëse ka).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr 04/L-032 dhe , Ligji Nr. 03/L-068) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr 10/2018) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Kriteret e kualifikimit për pozitën nr. 1 janë :

  • Programi/Dega e Historisë
  • Niveli Master Arsimor/Fakulteti i Edukimit 300 ECTS
  • Sistemi katërvjeçar
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)

Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 2 janë :

  • Akademia e Arteve/ Skulpturë
  • Niveli Master 300 ECTS
  • Sistemi katërvjeçar
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)-

Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 3 janë:

  • i Tekstilit
  • i dipl. i Tekstilit

Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 4 janë:

  • Bachelor në fushën e tekstilit
  • Instruktor profesional me kualifikim :
    • Post-sekondar
    • Arsim të mesëm të lartë
    • Teknik

Me së paku 5 vite përvojë pune në profesion në ndërmarrje, biznese,dhe institucione tjera

(për të gjitha kualifikimet e pozitës nr.4 )

Kriteret e kualifikimit për pozitat numër 5,6,7 janë :

  • Fakulteti I Edukimit /programi fillor 240 ECTS

Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 8 është :

  • Fakulteti i Edukimit /programi parashkollor 240 ECTS
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike-drejtimi për edukatore
  • Fakulteti Filozofik-dega e pedagogjisë së përgjithshme
  • Fakulteti i Shkencave Sociale- programi : përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve

Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 9 është :

  • Niveli master arsimor -Fakulteti i Edukimit (300 ECTS)
  • Sistemi katërvjeçar
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)

Kriteret e kualifikimit për pozitat numër 10,11,12 dhe 13 janë :

  • Niveli master arsimor -Fakulteti i Edukimit (300 ECTS)
  • Sistemi katërvjeçar
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)

Kriteret e kualifikimit për pozitat numër 14 dhe 15 janë :

  1. Përgatitja e mesme
  2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Shtëpiakut/Mjeshtrit
  • Bënë mirëmbajtjen teknikisht të objektit, kujdesin për funksionimin e sistemit të ngrohjes, ndezjen e kaldajës etj.
  • Mirëmbajnë inventarin brenda hapësirave shkollore (bankave, karrikave, tabelave, tavolinave, dollapëve etj.)
  • Bënë rregullimin dhe ndërrimin e xhamave, poçeve elektrike, instalimin elektrik etj.
  • Mbanë ditarin e punëve të kryera gjatë ditës
  • Furnizon shkollën me material shpenzues, për nevojat e shkollës.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e gjelbërimit të ambientit të brendshëm dhe jashtëm.
  • Kryen punë të tjera me interes për shkollën sipas kërkesës së drejtorisë së shkollës

Vërejtje : Për pozitat 14 dhe 15 zbatohet puna provuese prej 6 muaj komfor nenit 15 të Ligjit të Punës

Kriteret e kualifikimit për pozitën nr. 16 janë :

  • Msc. I tekstilit
  • i dipl.i tekstilit
  • Akademia e Arteve -grafikë

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe testit me gojë sipas nenit 10 dhe 11 të Udhëzimit Administrativ nr. Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT. Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.

Afati dhe mënyra e aplikimit;

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 22.07.2020 deri me 05.08.2020

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,në Drejtorinë e Arsimit –Komuna Pejë.

Nëse aplikohet për dy pozita (vendi i lire dhe zëvendësim ) kandidatët duhet të dorëzojnë dy aplikacione të veçanta.

Shpallja e plote e punes.