Vende të lira të punës (14)
Data e publikimit
22/07/2020
Data e perfundimit
05-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Bazuar në nenin 8, paragrafi 1 dhe 2, te Ligji i Punës, nr.037L -212, neni 5, paragrafi c, Ligji për
Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.031L-068, neni 35, Ligji për Arsimin
Parauniversitar në Republikën e Kosovës,nr.04)L-032, Udhëzimet Administrative të MASHT-it,
nr.1512019, nr.1772009, dhe nr.0772017 rregullimi i procedurave në sektorin publik, Drejtoria e
Arsimit me datë 2210712020, shpallë:
KONKURS
(Për plotësimin e vendeve të punës)
SHMLP ”ISMAIL DUMOSHI” në Obiliq
- Një mësimdhënës për lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe me 18 orë (zëvendësim i pushimit
të lehonisë). - Një mësimdhënës për lëndët e përgjithshme të Ekonomisë me 100 orë (zëvendësim i
pushimit të lehonisë). - Një mësimdhënës për lëndën e matematikës.
SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq
- Dy mësues klase (me kontratë një vjeçare) në Obiliq.
- Një mësues klase (me kontratë një vjeçare) në PNF në fshatin Mazgit i Epërm.
- Dy mësues klase (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në Obiliq .
SHFMU “Migjeni” në Siboc
- Një mësues klase në PNF Graboc i Epërm.
- Një mësues klase, (zëvendësim i pushimit të lehonisë).
- Një punëtor teknik në PNF Graboc i Epërm.
SHFMU “Naim Frashëri” Breznicë
- Një arsimtar për Gjuhë Shqipe me 19 orë (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në PNF
Kozaricë
SHFMU “Pandeli Sotiri” në Obiliq i Vjetër
- Një edukatore, (zëvendësim i pushimit të lehonisë).
SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë
- Një arsimtar të matematikës me 12 orë (8 orë në SHFMU “Hasan Prishtina” dhe 4 orë në
SHFMU “Fazli Grajqevci” në Hade).
Kushtet për mësimdhënës:
Kërkohet kualifikimi profesional përkatës, sipas Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në
Republikën e Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ (MASHT), nr.1072018 Për Normativin Mbi
Kuadrin Profesional Të Arsimit Të Përgjithshëm.
Kandidatët që konkurrojnë për mësimdhënës duhet ta sjellin:
- Diplomën e fakultetit të vërtetuar apo noterizuar (kopje),
- Dëshminë për përvojën e punës,
- Certifikatën e lindjes,
- Letërnjoftimin (kopje).
- Certifikate nën hetime
Kandidatët, që konkurrojnë për këto vende të punës, të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, të cilët nuk i kanë diplomat e nostrifikuara në MASH nuk do të përfshihen në listën e ngushtë.
Kushtet dhe kriteret për punëtor teknik:
- Diplomën e shkollës së mesme
- Certifikatën e lindjes
- Certifikatën nën hetime
- Letërnjoftimin (kopje)
Për të gjitha vendet e punës fletëkërkesat merren në Zyrën e Pranimit të KK-së, apo në faqen zyrtare të komunës dhe dorëzohen me dokumentet të kompletuara në të njëjtën zyrë. Kandidatët do të ftohen në intervistë përmes telefonit.
Afati i konkursit është 15 ditë nga dita e publikimit në shtyp dhe te faqja zyrtare e komunës.