www.ofertapune.net Vende të lira të punës (14) | PunaIme

Vende të lira të punës (14)

Kompania

QKMF Pejë

Telefoni

039/423-424

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

04/11/2020

Data e perfundimit

15-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Në bazë të nenit  8 të Ligjit të Punës 03/L-212, Nenit 5 të Kontratës  Kolektive Sektoriale të Shëndetsisë ,nenit 4 të  Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 Për Rregullimin e Procedurave Të Konkursit në Sektorin Publik, Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Pejë, publikon:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Titulli i vendit të punës:

  • Mjek/e Specialist/e  i/e  mjeksisë Familjare, një (1) pozitë: Në QMF. II
    Nënpunësi mbikqyrës: Udhëheqësi i Departamentit të Mjekësisë Familjare
  • Mjek/e Specialist/e  nga Paradontologjia me mjekim oral ,një (1) pozitë: Në Sektorin e Shëndetit oral.
    Nënpunësi mbikqyrës: Udhëheqësi i Sektorit  të Shëndetit oral.
  • Doktor/e i/e  mjeksisë ,shtatë (7 ) pozita:  Në Punkte të QKMF ( Sipas nevojës)
    Nënpunësi mbikqyrës: Udhëheqësi i Departamentit të Mjekësisë Familjare.
  • Infermier/e i/e pediatrisë, tri ( 3) pozita: Në Sektorin Konsultativ.
    Nëpunësi mbikqyrës: Shefi i sektorit konsultativ.
  • Mami një ( 1) pozitë: Në QMF – III.
    Nëpunësi mbikqyrës: Shefi i Njësisë.
  • Punëtoreë/e ndihmës/e një ( 1) Pozitë:Në Shërbimin Teknik
    Nëpunësi mbikqyres: Shefi i Njësisë/ shërbimit.

Paga mujore Për pozitën e parë: 659.7 €
Paga mujore Për pozitën e dytë: 659.7 €
Paga mujore Për pozitën e tretë: 565.5 €
Paga mujore Për pozitën e katërt: 377.0 €
Paga mujore Për pozitën e pestë: 377.0 €
Paga mujore Për pozitën e gjashtë: 314.1 €

Orari i punës: 40 orë në javë (orar i plotë)

Kohëzgjatja e emërimit: Në kohë të pacaktuar

Puna provuese: 3 muaj

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë për pozitën me nr. Rendor 1 – Mjek Specialist i mjeksisë Familjare:

  • Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjeksinë e bazuar në dëshmi.
  • Ofron shërbime gjithpërfshirëse për individin/pacientin dhe familjen në të gjitha epizodet e jetës.
  • Harton planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore.
  • Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simptomatologjinë.
  • Bën zbulimin e hershëm të shtazënisë , ofron kujdes antenatal dhe kujdeset për planifikim familjar.
  • Kujdeset për shëndetin e fëmijëve përmes menaxhimit të integruar të sëmundjeve të fëmijëve sipas (MISF), përcjelljes sistematike të rritjes dhe  zhvillimit të foshnjave dhe fëmijëve, si dhe kujdesit për adoleshentë dhe tinejxher.
  • Kujdeset për shëndetin e meshkujve.
  • Ofron kujdes për shëndetin e të moshuarve dhe kujdes paliativ.
  • Bën identifikimin e hershëm të shenjave alarmuese që sigurojnë kujdes të përshtatshëm dhe të ofrojnë kujdes të vazhdueshëm për pacient me çrregullime të shëndetit mendor.
  • Ofron kujdes në rastet urgjente, dhe i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate.
  • Kujdeset për lëndimet e vogla ( kirurgjia e vogël)
  • Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike,komunikon rezultatet në përshtatje me kornizën kohore.
  • Bën edhe hulumtime tjera diagnostifikuese varësisht nga kompetecat e fituara me programe specifike të EVM.
  • Komunikon ose konsultohet me specialist të niveleve të tjera sipas nevojës.
  • Referon pacientin për kujdes spitalor dhe kërkon informatën kthyese për përcjelljen e pacientit.
  • Kujdesi i vazhdueshëm shëndetsorë përfshirë vizitat shtëpiake.
  • Kujdesi i vazhdueshëm për pacientët më sëmundje kronike jo ngjitëse dhe programe kontrolluese për sëmundjet kronike jo ngjitëse (Hipertetnsioni,astma,Diabeti,Sëmundjet malinje,Sëmundjet kardiovaskulare,Sëmundjet e shëndetit mendor, të tjera)
  • Kontrolli i sëmundjeve ngjitëse n( hulumtimet epidemiologjike( TB,Hepatit, Sëmundjet seksualisht transmisive, HIV/AIDS, Të tjera)
  • Promovimi shëndetsorë dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete ( Grupet vunerabile, vendet rurale, shkolla , komunitete);
  • Zbatimi i Programit të vaksinimit
  • Edukimi shëndetsorë
  • Inkurajon punën ekipore ,( mjekun e përgjithshëm, stomatologun, infermieret familjare, infermieret në komunitet dhe asistent të stomatologut)
  • Vlerëson efektivitetin e kujdesit të ofruar nga ekipi i mjeksisë familjare, Identifikon problemet dhe udhëheq anëtarët e ekipit për zgjidhjen e  tyre.
  • Përcakton anëtarët e ekipit në përputhje me nevojat e pacientit , aftësitë dhe kualifikimet e stafit për të përmbushur nevojat e institucionit
  • Merr pjesë në trajnime, vlerësim të kompetencave, orientim dhe edukim për të punësuarit e rinj.
  • Komunikon qartë , saktë dhe kontribon në krijimin e klimës së mirë të punës që rritë kënaqshmëritë në punë të përsonelit.
  • Shërben si burim i njohurive dhe shkathtësive për anëtarët tjerë të ekipit për të shkëmbyer përvojat klinike.
  • Krijimin e Listës së pacientëve sipas moshës dhe gjinisë dhe plotësimi i rregullt dhe i saktë i dosjeve mjekësore ku përfshihen edhe caktimi i vizitave të rregullta për pacientët.
  • Evidenton dhe raporton rastet e sëmundjeve infektive, sëmundjet kronike jo masovike dhe sëmundjeve malinje inë Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik.
  • Vepron në mënyrë profesionale duke rrespektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSH në fuqi.
  • Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë
  • Nështrohet programit nacional të Edukimit të Vazhdueshëm mjeksor
  • Përkujdeset për konfidencialitetin e individit.
  • Përcjellja e sëmundshmërisë.
  • Identifikimi i grupeve të veçanta të rrezikut.
  • Merr pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjellë vendime të përbashkëta për menaxhimin e sëmundjeve.
  • Merr pjesë edhe në harimin e protokolleve klinike,
  • Merr pjesë në takime , konferenca dhe tregon interesin në zhvillimin e strategjive për përmirësim të intervenimeve klinike dhe nivelit të lartë të kujdesit ndaj pacientit.
  • Demonstron shkathtësi të larta klinike profesionale.
  • Tregon aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP,
  • Tregon përkushtim për ngritjen profesionale dhe përmirësimin e kompetencave
  • Respekton plotësisht konfidencialitetin.
  • Shkrimi duhet të jetë i qartë dhe i lexueshëm.
  • Respekton dhe i përmbahet protokoleve klinike, si dhe procedurave administrative në fuqi.
  • Organizon punën në vendin e punës,
  • Kryen edhe punë tjera të ngjashme në kuadër të Ligjit Për Shendetësi të caktuara nga ana e eprorit.

Kualifikimi, pervoja dhe aftësitë  për pozitën me nr. Rendor 1 – Mjek specialist i mjeksisë familjare::

  • Të kanë të kryer Specializimin nga Mjeksia Familjare .
  • Të kanë licencën valide të punës.
  • Të njofin  punën me kompjuter (e dëshirueshme),
  • Njohja e dygjuhësisë ( e dëshirueshme).

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë për pozitën me nr. Rendor 2 – Mjek Specialist nga Paradontologjia me mjekim oral:

  • Ofrimi i shërbimeve stomatologjike të kualitetit të lartë.
  • ofrimi efektiv i shëbimeve stomatologjike,
  • sigurimi i kujdesit shëndetësor stomatologjik për të gjithë popullatën,
  • ndihmon dhe koordinon bashkëpunimin efektiv ndërmjet shërbimeve stomatologjike,
  • përkrah dhe zbaton normat në lëminë e shëndetit oral të përpiluara nga Ministria e Shëndetësisë,
  • ndihmon dhe zhvillon sistemin informativ stomatologjik në kuadër të shërbimeve stomatologjike,
  • bën trajtimin e paradonciumit të sëmurë me metodat përkatëse,
  • identifikon dhe menjanon vatrat fokale,
  • kryen intervenimet kirurgjike të paradonciumit të sëmurë,
  • trajton sëmundjet lokale dhe të përgjithshme që reflektohen në gojë të pacientit.
  • Kryen edhe detyra tjera nga lëmia e vet profesionale.
  • Respekton konfidencialitetin, dhe trajton të gjithë barabartë pa dallim.
  • Respekton dhe i përmbahet protokoleve klinike, si dhe procedurave administrative në fuqi.
  • Organizon punën në vendin e punës,
  • Kryen edhe punë tjera të ngjashme në kuadër të Ligjit Për Shendetësi të caktuara nga ana e eprorit.

Kualifikimi, pervoja dhe aftësitë  për pozitën me nr. Rendor 2 – Mjek Specialist nga Paradontologjia me mjekim oral :

  • Të kanë të kryer Specializimin nga  Paradontologjia me mjekim oral.
  • Të kanë licencën valide të punës.
  • Të njofin  punën me kompjuter (e dëshirueshme),
  • Njohja e dygjuhësisë ( e dëshirueshme).

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë për pozitën me nr. Rendor 3 – Doktor i mjeksisë:

  • Praktikon në përputhje me kodin etik dhe zbaton procesin e kujdesit infermieror të dokumentuar.
  • Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjeksinë e bazuar në dëshmi.
  • Ofron shërbime gjithpërfshirëse për individin/pacientin dhe familjen në të gjitha epizodet e jetës, nën mbikqyrjen e Mjekut Familjar.
  • Harton planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikqyrjen e mjekut familjar.
  • Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simptomatologjinë
  • Përcjellja sistematike e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve.
  • Kujdesi për personat e moshuar dhe në nevojë,
  • Ofron kujdes në rastet urgjente dhe i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate,
  • Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike,
  • Komunikon ose konsultohet me Specialist të mjeksisë familjare sipas nevojës,
  • Referon pacientin te specialisti i mjeksisë familjare dhe për kujdes spitalor,
  • Kujdes i vazhdueshëm për pacientët me sëmundje kronike jo ngjitëse,
  • Kontrolli i sëmundjeve ngjitëse ( hulumtimet epidemiologjike),
  • Promovimi shëndetsorë dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete( grupet vunerabile, vendet rurale, shkolla, komunitete).
  • Zbatimi i programit të vaksinimit,
  • Edukimi shëndetsorë etj
  • Inkurajohet nga puna ekipore ( mjeku familjar, infermieret familjare, infermieret në komunitet)
  • Vlerëson efektivitetin e kujdesit të ofruar nga ekipi i mjeksisë familjare , identifikon problemet dhe kërkon nga anëtarët e ekipit zgjedhjen e tyre,
  • Përcaktohet nga mjeku familjar si pjesë e ekipit të mjeksisë familjare në përputhje me nevojat e pacientit , aftësitë dhe kualifikimet, për të përmbushur nevojat e institucionit.
  • Merr pjesë në trajnime , vlerësim të kompetencave , orientim dhe edukim
  • Komunikon qartë , saktë dhe krijon klimë të mirë për punë që rritë kënaqshmëritë në punë,
  • Vepron në mënyrë profesionale duke rrespektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhepolitikat e MSH në fuqi.
  • Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë
  • Nështrohet programit nacional të zhvillimit të vazhdueshëm profesional,
  • Përkujdeset për konfidencialitetin e individit.
  • Përcjellja e sëmundshmërisë, nën mbikqyrjen e mjekut familjarë,
  • Identifikimi i grupeve të veçanta të rrezikut.
  • Merr pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjellë vendime të përbashkëta për menaxhimine sëmundjeve.
  • Ndihmon mjekun familjar në zhvillimin e auditeve mjeksore në institucionin përkatës ,
  • Merr pjesë në takime , konferenca dhe tregon interesin në zhvillimin e strategjive për përmirësim të intervenimeve klinike dhe nivelit të lartë të kujdesit ndaj pacientit.
  • Demonstron shkathtësi optimale klinike profesionale
  • Tregon aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP,
  • Tregon përkushtim për ngritjen profesionale dhe përmirësimin e kompetencave.
  • Respekton plotësisht konfidencialitetin.
  • Shkrimi duhet të jetë i qartë dhe i lexueshëm.
  • Respekton dhe i përmbahet protokoleve klinike, si dhe procedurave administrative në fuqi.
  • Organizon punën në vendin e punës
  • Kryen edhe punë tjera të ngjashme në kuadër të Ligjit Për Shendetësi të caktuara nga ana e eprorit.

Kualifikimi, pervoja dhe aftësitë  për pozitën me nr. Rendor 3 – Doktor i mjeksisë:

  • Të kanë të kryer Fakultetin e mjekësisë   –drejtimi i përgjithëshëm
  •  Të kanë licencën valide të punës..
  • Të njofin  punën me kompjuter (e dëshirueshme),
  • Njohja e dygjuhësisë ( e dëshirueshme).

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë për pozitën me nr. Rendor  4 – Infermier i pediatrisë:

  • do të punoj si pjestar i ekipit të kujdesit mjekësor, në ofrimin e standardit më të lartë të kujdesit shëndetësor të përqëndruar në pacientin, duke siguruar në çdo kohë kujdes të duhur dhe të sigurtë për pacientët
  • Siguron kujdes për nënat dhe foshnjat duke e informuar mjekun për problemet evntuale, vaksinimin dhe imunizim.
  • të caktoj, planifikoj, implementoj dhe vlerësoj kujdesin ndaj të sëmurit në përputhje me politikën e aprovuar,
  • të kolektoi të dhëna të sakta mbi pacientin sipas specifikave të infermierit, teknikut përgjegjës,
  • të kontribuoj në krijimin e një mjedisi të sigurtë klinik për të gjithë pacientët dhe kolegët,
  • të siguroj komunikim të mirë gjatë dorëzimit të detyrës pas orarit të punës si dhe të dhëna të sakta për pacientët për të cilët është kujdesur gjatë orarit të punës,
  • tu japë pacientëve informata të sakta dhe të qarta lidhur me kujdesin i cili u ofrohet atyre,
  • të administroj terapinë e përshkruar në përputhje me politikën institucionale,
  • të përdorë dhe mirëmbajë në mënyrë të duhur dhe të sigurtë të gjitha pajisjet,
  • të administroj terapinë e përshkruar në harmoni me politikën institucionale.
  • Respekton dhe i përmbahet protokoleve klinike, si dhe procedurave administrative në fuqi.
  • Kryen edhe punë tjera të ngjashme në kuadër të Ligjit Për Shendetësi të caktuara nga ana e eprorit.

Kualifikimi, pervoja dhe aftësitë  për pozitën me nr. Rendor 4 – Infermier i pediatrisë:

  • Shkolla e mesme /Bachelor  –drejtimi i pediatrisë. (Me mundësi të barabarta konkurimi).
  • Të kanë licencën valide të punës.
  • Të njofin  punën me kompjuter (e dëshirueshme),
  • Njohja e dygjuhësisë ( e dëshirueshme).

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë për pozitën me nr. Rendor 5  – Mami:

  • Do të punoj si pjestar i ekipit të kujdesit mjekësor, në ofrimin e standardit më të lartë të kujdesit shëndetësor të përqëndruar në pacientin,  duke siguruar në çdo kohë kujdes të duhur dhe të sigurtë për pacientët.
  • të caktoj, planifikoj, implementoj dhe vlerësoj kujdesin ndaj të sëmurit në përputhje me politikën e aprovuar,
  • të kolektoi të dhëna të sakta mbi pacientin sipas specifikave të mamisë, teknikut përgjegjës,
  • të kontribuoj në krijimin e një mjedisi të sigurtë klinik për të gjithë pacientët dhe kolegët,
  • të siguroj komunikim të mirë gjatë dorëzimit të detyrës pas orarit të punës si dhe të dhëna të sakta për pacientët për të cilët është kujdesur gjatë orarit të punës,
  • tu japë pacientëve informata të sakta dhe të qarta lidhur me kujdesin i cili u ofrohet atyre,
  • të administroj terapinë e përshkruar në përputhje me politikën institucionale,
  • të përdorë dhe mirëmbajë në mënyrë të duhur dhe të sigurtë të gjitha pajisjet,
  • të administroj terapinë e përshkruar në harmoni me politikën institucionale.
  • Siguron kujdesje antenatale paranatale për nënat dhe foshnjet
  • Siguron kujdes për nënat dhe foshnjat antenatel paranatal duke e informuar mjekun për problemet evntuale,
  • Monitoron dhe shënon të dhënat mbi shenjat vitale,
  • Reanimon nënën dhe foshnjën në rast nevoje,
  • Merr mostrat e gjakut për analiza laboratorike,
  • Ofron këshilla lidhur me gjendjen dhe e inkurajon atë,
  • Monitoron shenjat vitale dhe ndërmerr masat adekuate në rast nevoje,
  • Respekton dhe i përmbahet protokoleve klinike, si dhe procedurave administrative në fuqi.
  • Te kryej edhe detyra tjera te caktuara nga mbikqyrësi.

Kualifikimi, pervoja dhe aftësitë  për pozitën me nr. Rendor 5 – Mami:

  • Shkolla e mesme /Bachelor  –drejtimi Mami. (Me mundësi të barabarta konkurimi)
  • Të kanë licencën valide të punës.
  • Të njofin  punën me kompjuter (e dëshirueshme),
  • Njohja e dygjuhësisë ( e dëshirueshme).

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë për pozitën me nr. Rendor 6 – Punëtoreë/e ndihmëse

  • Të sigurohet mirëmbajtja e rregullt e objekteve të punës mbrenda, jashtë dhe përreth objektit,kujdeset per pastrimin e rrobave dhe elementeve te tjera per te cilat ngarkohet nga eprori.
  • Përkujdeset për mirëmbajtje të rregullt të:
  • Objekteve dhe mjeteve te punës,
  • Kontrollon gjendjen brenda objektit,
  • Bën ajrosjen e objektit,
  • Bën pastrimin dhe dezinfektimin e brendshëm të objektit,
  • Bën pastrimin e jashtëm të objektit dhe rreth objektit,
  • Përkujdeset për materialin higjieniko sanitar dhe harxhues,
  • Ka për obligim bashkëpunimin e ngushtë me shërbimet përkatëse dhe eprorët e vet,
  • I përgjigjet çdo kërkese për punë në domenin e vet,
  • Bën kërkese për mjetet që i nevoiten,
  • Përgjigjet që punët të kryhen në afat kohor të paraparë,
  • Kryen edhe pune tjera te percaktuara nga udhëheqësi.

Kualifikimi, pervoja dhe aftësitë  për pozitën me nr. Rendor 6 – Punëtoreë/e ndihmëse  

  • Të kanë të kryer shkollën e mesme
  • Të njofin  punën me kompjuter.
  • Njohja e dygjuhësisë ( e dëshirueshme)
  • Përvojë e punës ( e dëshirueshme)

 Kushtet e aplikimit:

Kandidatët që konkurojnë për këto vende të punës,kërkesës (aplikacionit),duhet të ja  bashkangjesin edhe këto dokumente:

  • Dëshmin e kualifikimin të kërkuara me konkurs.( Diploma , Certifikata) ;
  • Licencën e punës  të lëshuar nga Institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës ( Përveç për pozitën me nr. Rendor 6).
  • Çërtifikatën e lindjes ,
  • Fotokopjen e letërnjoftimit ,
  • Çërtifikatën  që ndaj tij /saj nuk zbatohen hetimet ,

Kërkesat (Aplikacionet) mirrën në QKMF – Pejë, dhe dokumentacioni i kompletuar  dorëzohet  në arkiven e QKMF-së Pejë.

Për informata më të hollësishme mund të informoheni në Zyrën e personelit të QKMF , nr. 49 apo në nr. Tel 039-423-424  çdo ditë pune deri në orën 14:00.

Dokumentacioni i cili i bashkangjitet aplikacionit duhet të jetë fotokopje dhe se i njëjti nuk kthehet.

Kandidatët te cilët perzgjedhen ,pas  shpalljes së njoftimit publik ,duhet te sjellin dokumentet origjinale , si dhe çertifikatën mbi gjendjen shëndetsore.

Dokumentet e pakompletuara dhe të cilat nuk i pergjigjen kerkesave te konkursit,si dhe dokumentacioni qe mbërin  me vonesë nuk do të  merret në shqyrtim .

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

⇒ Shpallja e plotë.