Vende të lira të punës (13)
Data e publikimit
24/07/2020
Data e perfundimit
07-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 90/2010), Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L-032, Udhëzimit administrativ nr. 02/2018 për Qendrat Burimore, Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe kërkesave të Qendrave Burimore, Departamenti i arsimit parauniversitar, shpall;
KONKURS
Për vende të lira të punës në Qendrat Burimore për mësim dhe këshillim
Nr. Pozita vendi i lirë/zëvendësim Nr. i pozitave
- Mësimdhënës/e i profilit arsimor: Kuzhinier në lëndët mësimore teorike në QB “Nënë Tereza” në Prizren vend i lirë 1
- Mësimdhënës/e të rrobaqepësisë në lëndët mësimore teorike në QB “Nënë Tereza” në Prizren. vend i lirë 1
- Mësimdhënës/e për lëndën teknologji – informatikë në QB “Nënë Tereza” në Prizren. vend i lirë 1
- Mësues/e klase – një (1) në QB “Përparimi” në Prishtinë dhe një (1) në sh. speciale “Shpresa” në Shtime vend i lirë 2
- Mësimdhënës/e e muzikës në QB “Përparimi” në Prishtinë vend i lirë 1
- Psikolog/e , një (1) në QB “Nëna Terezë” në Mitrovicë dhe një (1) në QB ”Xheladin Deda” në Pejë vend i lirë 2
- Punëtor/e teknik (pastrues) QB “Nënë Tereza” në Prizren vend i lirë 1
Punët dhe detyrat e mësimdhënësit të profilit arsimor: Kuzhinier në lëndët mësimore teorike
- I realizon qëllimet dhe detyrat e arsimit dhe edukimit të mesëm të lartë;
- Planifikon dhe realizon planin vjetor dhe mujor të punës arsimore dhe edukative;
- Përdor metoda dhe teknika bashkëkohore të mësimdhënies duke marrë parasysh nevojat individuale të nxënësve;
- Udhëheqë klasën dhe përcakton detyrat për asistent ( mban dosje);
- Përdorë shkathtësi specifike për mësimdhënie në gjuhën e shenjave për nxënës me dëmtime në dëgjim;
- Bashkëpunon me mësuesit udhëtues, asistentët, bashkëpunëtorët profesional, drejtorin e QB dhe mësimdhënësit tjerë të QB;
- Jep ide, prodhon material alternativ për punë me FNV;mban përgjegjësi për ruajtjen e mjeteve të punës dhe pajisjeve mësimore në klasë.
Përgatitja shkollore e mësimdhënësit të profilit arsimor: Kuzhinier në lëndët mësimore teorike:
- Msc. i teknologjisë ushqimore;
- Inxh. i dip. i teknologjisë ushqimore.
Punët dhe detyrat për mësimdhënës/e të rrobaqepësisë në lëndët mësimore teorike
- I realizon qëllimet dhe detyrat e arsimit dhe edukimit të mesëm të lartë;
- Planifikon dhe realizon planin vjetor dhe mujor të punës arsimore dhe edukative;
- Përdor metoda dhe teknika bashkëkohore të mësimdhënies duke marrë parasysh nevojat individuale të nxënësve;
- Udhëheqë klasën dhe përcakton detyrat për asistent ( mban dosje);
- Inicon dhe merr pjesë në planin individual të arsimit;
- Përdorë shkathtësi specifike për mësimdhënie në gjuhën e shenjave për nxënës me dëmtime në dëgjim;
- Bashkëpunon me mësuesit udhëtues, asistentët, bashkëpunëtorët profesional, drejtorin e QB dhe mësimdhënësit tjerë të QB;
- Jep ide, prodhon material alternativ për punë me FNV;
- Mban përgjegjësi për ruajtjen e mjeteve të punës dhe pajisjeve mësimore në klasë.
Përgatitja shkollore e mësimdhënësit të rrobaqepësisë në lëndët mësimore teorike:
- Msc. i tekstilit;
- Inxh. i dip. i tekstilit.
Punët dhe detyrat e mësimdhënësit/es për lëndën Teknologji – informatikë
- I realizon qëllimet dhe detyrat e arsimit dhe edukimit të mesëm të lartë;
- Planifikon dhe realizon planin vjetor dhe mujor të punës arsimore dhe edukative;
- Përdor metoda dhe teknika bashkëkohore të mësimdhënies duke marrë parasysh nevojat individuale të nxënësve;
- Udhëheqë klasën dhe përcakton detyrat për asistent ( mban dosje);
- Inicon dhe merr pjesë në planin individual të arsimit;
- Përdorë shkathtësi specifike për mësimdhënie në gjuhën e shenjave për nxënës me dëmtime në dëgjim;
- Bashkëpunon me mësuesit udhëtues, asistentët, bashkëpunëtorët profesional, drejtorin e QB dhe mësimdhënësit tjerë të QB;
- Jep ide, prodhon material alternative për punë me FNV;
- Mban përgjegjësi për ruajtjen e mjeteve të punës dhe pajisjeve mësimore në klasë.
Përgatitja shkollore e mësimdhënësit/es për lëndën teknologji – informatikë:
- Niveli mastar arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS);
- Sistemi katërvjeçar;
- Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).
Punët dhe detyrat e mësuesit/es së klasës
- I realizon qëllimet dhe detyrat e arsimit dhe edukimit fillor;
- Planifikon dhe realizon planin vjetor, mujor të punës arsimore dhe edukative;
- Përdorë metoda dhe teknika bashkëkohore të mësimdhënies duke marrë parasysh nevojat individuale të nxënësve;
- Udhëheq klasën dhe bashkëpunon me asistentin në klasë;
- Harton plane individuale për nxënës;
- Përdorë shkathtësi specifike për mësimdhënie në gjuhën e shenjave;
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin vlerësues pedagogjik;
- Zhvillon dhe inicion planin për përcjelljen e nxënësit në klasa të rregullta;
- Mban dokumentacionin dhe evidencën pedagogjike të shkollës mbi punën arsimore – edukative të nxënësve.
Përgatitja shkollore e mësuesit/es së klasës
- Fakulteti i Edukimit- programi i arsimit fillor;
- Fakulteti i mësuesisë.
Punët dhe detyrat e mësimdhënësit/es të muzikës
- I realizon qëllimet dhe detyrat e arsimit dhe edukimit fillor;
- Planifikon dhe realizon planin vjetor, mujor të punës arsimore dhe edukative;
- Përdorë metoda dhe teknika bashkëkohore të mësimdhënies duke marrë parasysh nevojat individuale të nxënësve;
- Harton plane individuale për nxënës;
- Të ketë njohuri për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar;
- Të ketë njohuri për aplikimin e terapisë muzikore për fëmijët me dëmtime intelektuale.
Përgatitja shkollore e mësimdhënësit/es të muzikës:
- Niveli master – Pedagogji e përgjithshme muzikore – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS ose 360 ECTS);
- Sistemi katërvjeçar;
- Baçelor – Pedagogji e përgjithshme muzikore (240 ECTS).
Punët dhe detyrat e psikologut/es
- Identifikon nxënësit të cilëve u nevojitet ndihma dhe trajtimi adekuat psikologjik;
- Përpilon teste të bazuara për diagnostikimin e vështirësive në mësimdhënie;
- Mban lidhje me ekipet profesional të qendrës burimore;
- Këshillon nxënësit të cilët kanë nevojë për ndihmë në mësim, punë vazhduese, këshillon zgjedhjen e profesionit ose të cilët kanë nevojë për këshilla për të tejkaluar problemet personale;
- Kontribuon në lehtësimin e procesit të të nxënit dhe promovon zhvillimin kognitiv, emocional, social dhe personal të nxënësve;
- Ofron ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë;
- Vlerëson dhe interpreton çështjet që kanë të bëjnë me procesin e të nxënit dhe zhvillimit kognitiv, emocional, social dhe personal të nxënësve;
- Asiston dhe vlerëson nevojat e nxënësve, bashkëpunon me profesionist të tjerë dhe zbaton vlerësimet e përshtatshme (të besueshme dhe valide);
- Psikologu ka për detyrë të punojë drejtpërdrejtë me nxënës.
Përgatitja shkollore e psikologut/es
- Niveli master në degën e Psikologjisë – drejtimi Psikologji Shkollore dhe Këshillim të Fakultetit Filozofik.
Punët dhe detyrat e punëtorit/es teknik/e (pastrues)
- Bën pastrimin e tërë hapësirës së Qendrës Burimore;
- Ben hedhjen e mbeturinave në vendet e caktuara;
- Kujdeset për zbatimin e masave sanitare dhe higjienike në hapësirat e shkollës;
- Është përgjegjës për inventar dhe mjete tjera higjienike dhe sanitare që i përdorë gjatë punës.
Përgatitja shkollore për punëtorin/en teknik (pastrues)
- Shkolla e mesme.
Dëshmi shtesë për fazën e paraseleksionimit
Certifikata të trajnimeve të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për vendin e punës sipas konkursit.
Kushtet e konkursit
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet duke u bazuar në kriteret e Ligjeve që e rregullojnë fushën e arsimit: Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, nr. 04/L-032, paragrafi 1.3 i nenit 14, paragrafi 1.1 i nenit 12 të Udhëzimit administrativ nr. 05/2015, Normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, neni 4, paragrafi 13 i nenit 5, paragrafi 22 i nenit 6 të Udhëzimit administrativ 10/2018 për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm si dhe paragrafi 4.2 i nenit 2 të UA 34/2014 Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik-Psikologjik në Shkolla.
Sqarim shtesë: – Informatat e dhëna në aplikacion konsiderohen të vlefshme vetëm nëse dëshmohen me dokumente– Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet në MASH.
– Në intervistë me shkrim ftohen kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit. Kandidatët që aplikojnë duhet të jenë banor të Republikës së Kosovës. Për të gjitha pozitat periudha provuese e punës është 1 (një) vit.
Kandidatët që konkurrojnë për mësimdhënës duhet të kenë përvojë pune në arsim.
Për kandidatët që konkurrojnë në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren, përparësi kanë kandidatët që njohin gjuhën e shenjave.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik.
Formulari i aplikimit i plotësuar ( merret në Qendër Burimore).
Dokumenti personal ( letërnjoftim ose pasaportë).
Diploma e kualifikimit (ose certifikatë) certifikata në vend të diplomës duhet të jetë e noterizuar.
Dëshmi që nuk është nën hetime.
Kandidatët, dokumentet duhet ti dorëzojnë në Qendrën Burimore/shkollën speciale përkatëse ku konkurrojnë. Aplikacionet e pakompletuara nuk shqyrtohen.
Apliko këtu