www.ofertapune.net Vende të lira të punës (10) | PunaIme

Vende të lira të punës (10)

Kompania

Komuna e Suharekës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Suharekë

Data e publikimit

07/10/2020

Data e perfundimit

15-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës nr.037L-212, nenit 35 të Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës me nr. 04, L-032, nenit 5 të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.03, L-068, UA nr.1072018 (Normativit profesional të arsimit të përgjithshëm), UA nr.772017 MASHT, Udhëzimit administrativ nr.07,2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e mardhënies së punës në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 20207 2021

SHFMU ”7 Marsi” në Suharekë

  • Një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë)

SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël

  • Një mësimdhënës/e për mësim klasor me klasë paralelen e ndarë në Dragaqinë, (për kohë të caktuar)
  • Një mësimdhënës/e për mësim klasor me klasë paralelen e ndarë në Greiçevc, (për kohë të caktuar)
  • Një mësimdhënës/e për lëndën e matematikës 16 orë në javë në paralelen e ndarë në Greiçevc, (për kohë të caktuar).

SHFMU ” Besim Ndrecaj ” në Maqitevë

  • Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës shqipe për 10 orë mësimi në javë (deri në
    perfundim të mandatit të drejtorit të shkollës).

SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan

  • Një mësimdhënës/e për edukimin parafillor , (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë

  • Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës shqipe për 15 orë mësimi në javë (për kohë të caktuar).

SHMT “Skender Luarasi” në Suharekë

  • Një instruktor/e për lëndë të automekanikës.

SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë

  • Një mësimdhënës/e për mësim klasor (për kohë të caktuar).
  • Një punëtor/e teknik – ndihmës.
  • Kualifikimi : Shkolla mesme
  • Paga mujore: Koeficienti 4

Kushtet: Për këto vende të lira të punës të shpallura në konkurs kërkohet përgatitja adekuate
profesionale sipas normativit UA-MASHT nr.0772017.

Dokumentacioni i nevojshem për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
  • Diploma e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të
    jetë më e vjetër se gjashtë muaj (fotokopje ).
  • Ekstrakti i lindjes
  • Letërnjoftimin (fotokopje)
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim, (nëse ka)
  • Certifikatat për trajnimet e kryera të akredituara nga MASHT (nëse ka)

Dokumentet e kompletuara dorëzohen të fotokopjuara dhe të vertetuara nga noteri, ndërsa
dokumentet origjinale prezantohen në intervistë. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që
arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni. Aplikacionet merren dhe dorëzohen
në Zyren Pritëse në Komunën e Suharekës. Afati i konkurrimit 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita
e publikimit të konkursit në gazetë.

Për orarin e intërvistimit do të informoheni në faqen zyrtare të Komunës së Suharekës
dhe tabelën e shpalljeve të DKA-së.

⇒ Shpallja e plote.