www.ofertapune.net Vende të lira pune | PunaIme

Vende të lira pune

Kompania

Zyra e Kryeministrit

Telefoni

038/200-14-817

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03/07/2020

Data e perfundimit

13-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Koordinator Kombëtar, Ekonomist për Monitorim dhe Vlerësim, Specialist i Sektorit të Energjisë, Specialist i Zhvillimit të Sektorit Privat, Specialist për Përfshirje Sociale dhe Integrim Gjinor, Specialist i Performancës Sociale dhe Mjedisit (ESP), Specialist i Prokurimit, Specialist i Financave

Jul 2, 2020/Jul 13, 2020

Numri i pozitave të hapura : 8

Republika e Kosovës

Republika Kosovo-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit-Kancelarija Premijera-Office of the Prime Minister

Në bazë të nevojës për krijimin e një ekipi të përkohshëm për zhvillimin e programit Kompakt ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, shpallen këto pozita për angazhimin e ekspertëve:

  1. Një (1) Koordinator Kombëtar

Numri referues: ZKM-ZSM-001

Gjatë zhvillimit të Programit Kompakt, secili vend i kualifikuar duhet të mobilizojë burime të konsiderueshme financiare dhe njerëzore, të dhëna dhe informacione dhe të menduarit kritik nga sektori i tij publik dhe privat dhe shoqëria civile. Koordinatori Kombëtar e udhëheqë këtë proces të përpjekjeve duke menaxhuar punën e detajuar të përditshme të stafit të specializuar në Ekipin për Zhvillimin e Programit Kompakt dhe duke i angazhuar akterët kyç në ministri dhe agjenci qeveritare, komunitetin biznesor dhe organizatat e shoqërisë civile. 

Për të qenë i suksesshëm, Koordinatori Kombëtar duhet të jetë në gjendje t’i menaxhojë dhe të përgjigjet ndaj presioneve nga politikanët, udhëheqësit e biznesit dhe publiku, të koordinojë rrjedha të shumëfishta të punës komplekse, t’i delegojë detyrat duke i pasur parasysh detajet, të komunikojë në mënyrë të qartë dhe efikase dhe t’i inspirojë akterët dhe stafin.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e menaxhimit, administratës së biznesit, administratës publike, financave apo ekonomisë, juridikut, komunikimeve apo ndonjë fushë tjetër relevante profesionale.
  • Përvojë pune paraprake dhjetë (10) vjeçare apo më shumë në pozita të larta menaxhuese në subjekte të profilit të lartë apo strategjike në sektorin publik apo privat.
  • Aftësi të demonstruar për menaxhim të një institucioni, programi apo projekti të madh me staf prej dhjetë apo më shumë anëtarëve dhe preferohet me një buxhet vjetor prej më shumë se 5 milionë $.
  • Shkathtësi të jashtëzakonshme udhëheqjeje dhe organizative dhe aftësi për të punuar në ekipe të mëdha të përbëra nga shumë kultura. Aftësi për performancë të mirë nën presionin e afateve përfundimtare ambicioze dhe pritjeve të larta.
  • Përvoja e konsiderueshme paraprake në planifikimin e zhvillimit ekonomik apo ekzekutimin e projekteve për zhvillim ekonomik është shumë e preferueshme. Gjithashtu preferohet përvoja me organizata ndërkombëtare donatore dhe një kombinim i përvojës brenda dhe jashtë qeverisë.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për komunikim me shkrim dhe verbal në gjuhën angleze.

Përshkrimi i përgjegjësive kryesore:

  • Koordinohet nga afër me zyrtarët e lartë të qeverisë për t’i kuptuar dhe prezantuar në mënyrë efikase prioritetet e vendit të kualifikuar në zhvillimin e Programit Kompakt.
  • Shërben si pikë primare e kontaktit për shkëmbimin e informacioneve kritike operacionale ndërmjet qeverisë dhe MCC, përfshirë kuptimin e qartë dhe të plotë të procesit të zhvillimit të Kompaktit, kërkesave dhe kritereve për investime të MCC.
  • Menaxhon tërë procesin e zhvillimit të Kompaktit në emër të qeverisë, përfshirë udhëzimin për analizën fillestare dhe vlerësimin e sfidave për zhvillim ekonomik, udhëheqjen e identifikimit të koncept projekteve që do t’i adresojnë ato sfida, promovojnë zbutjen e varfërisë dhe rritjen ekonomike, koordinimin e zhvillimit dhe dizajnimit të projekteve të dakorduara, të cilat i përmbushin kriteret për investime dhe kërkesat tjera të MCC.
  • Rekruton staf me kualifikim të duhur dhe të specializuar për Ekipin për Zhvillimin e Programit Kompakt që është i kualifikuar në mënyrë të duhur dhe ofron udhëheqje ekzekutive, menaxhim dhe koordinim të nivelit të lartë gjatë punës së tij të përditshme.
  • Krijon, ruan dhe shfrytëzon marrëdhënie efektive me zyrtarët, zyrat, individët dhe stafin kyç në qeveri për të siguruar shpërndarjen e informacioneve, për të siguruar zotimin e të gjitha informacioneve dhe burimeve të nevojshme dhe për të motivuar përfundimin në kohë të detyrave kritike.
  • I raporton në baza periodike Presidentit, Kryeministrit apo pikës së përcaktuar politike të kontaktit (p.sh. MZHE) për t’iu ofruar në kohë përditësime në lidhje me statusin e procesit të zhvillimit të Kompaktit, marrjen e mbështetjes së nivelit të lartë dhe aprovimit për vendimet kyçe dhe për identifikimin dhe zgjidhjen e çështjeve.
  • Angazhon në mënyrë aktive akterë të rëndësishëm politikë, udhëheqës të biznesit privat, organizata të shoqërisë civile dhe donatorë ndërkombëtarë përgjatë procesit të zhvillimit të Kompaktit dhe shërben si përfaqësues i dukshëm publik i përpjekjeve të qeverisë për zhvillim të Kompaktit.
  • Planifikon dhe zbaton vizita periodike nga stafi dhe zyrtarët e lartë të MCC.

Niveli i përpjekjes:

Koordinatori Kombëtar duhet të jetë në dispozicion me orar të plotë gjatë procesit të zhvillimit të Kompaktit, i cili në përgjithësi zgjat dy deri në tre vjet. Roli është rigoroz dhe sfidues dhe për këtë arsye Koordinatori Kombëtar nuk duhet të ketë përgjegjësi të konsiderueshme konkurruese gjatë kësaj kohe.

Stafi homolog:

Koordinatori Kombëtar do të punojë drejtpërdrejt me Udhëheqësin e Ekipit të Vendit (UEV) të MCC për vendin e kualifikuar.

  1. Një (1) Ekonomist për Monitorim dhe Vlerësim

       Numri Referues: OPM-ZSM-002

Gjatë zhvillimit të Programit Kompakt, secili vend i kualifikuar duhet të vlerësojë mjedisin e tij makroekonomik për t’i identifikuar fushat që premtojnë mundësi, për t’i përzgjedhur projektet që kanë gjasa t’i mbështesin nivelet e larta të rritjes ekonomike dhe t’i identifikojnë ndikimet specifike ekonomike dhe përfituesit e secilit projekt të propozuar. Ekonomisti/Udhëheqësi për Monitorim dhe Vlerësim do t’i udhëheqë këto përpjekje duke organizuar dhe menaxhuar zhvillimin e Analizës së Kufizimeve në Rritjen Ekonomike në fazën më të hershme të zhvillimit të Kompaktit dhe më vonë përmes zhvillimit të arsyetimit ekonomik për identifikimin dhe përzgjedhjen e projekteve të propozuara dhe realizimin e vlerësimit të analizës së përfituesit dhe normës ekonomike të kthimit për projektet e dakorduara. Përfundimisht, Ekonomisti/Udhëheqësi për Monitorim dhe Vlerësim do të jetë përgjegjës për të siguruar që secili projekt në Programin Kompakt i përmbushë kërkesat strikte të MCC për rritje ekonomike dhe zbutje të varfërisë, me theks të veçantë se si kanë gjasa të ndikojnë projektet e propozuara në ekonomitë familjare të varfra dhe grupet e pafavorizuara, përfshirë gratë.

Për të qenë i suksesshëm, Ekonomisti/Udhëheqësi për Monitorim dhe Vlerësim duhet të jetë në gjendje që të punojë në bashkëpunim me ekipet ndërdisiplinore, të udhëheqë dhe organizojë ushtrime komplekse analitike, të mbledhë, sintetizojë dhe vlerësojë sasi të mëdha të të dhënave dhe informacioneve, të nxjerrë përfundime në një mjedis pasigurie dhe afate të ngushta kohore dhe të komunikojë dhe shkruajë në mënyrë të qartë dhe efikase.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, politikave publike apo studime të ndërlidhura. Diploma master apo diploma e doktoratës është shumë e preferueshme.
  • Përvojë pune tre (3) vjeçare apo më shumë në pozitë në fushën e ekonomisë, me përgjegjësi të konsiderueshme për menaxhimin e projektit dhe stafit.
  • Aftësi të demonstruara për të marrë të dhëna nga institucionet vendore, si ministritë dhe agjencitë statistikore qeveritare.
  • Aftësi të demonstruar për të analizuar aspektin ekonomik të projekteve zhvillimore, përfshirë realizimin e analizës së kostos-përfitimit dhe analizës së përfituesit.
  • Shkathtësi të forta për softuer për analiza statistikore, siç është STATA.
  • Preferohet përvoja e punës me organizatë për planifikim apo zhvillim ekonomik apo organizatë ndërkombëtare donatore.
  • Përvoja në sektorin e energjisë është përparësi.
    Përshkrimi i përgjegjësive kryesore:
  • Udhëheqë kërkimin dhe vlerësimin për Analizën e Kufizimeve në Rritje Ekonomike për t’i identifikuar barrierat kryesore në rritjen ekonomike, investimin privat dhe zbutjen e varfërisë në vend, përfshirë marrjen dhe mbledhjen e të dhënave relevante ekonomike dhe realizimin e analizës sasiore të tyre.
  • Përgatitë arsyetimin ekonomik për projektet e mundshme, përfshirë shpjegimin e qartë të mënyrave në të cilat projektet do të realizojnë rritje ekonomike dhe do të zbusin varfërinë.
  • Kontribuon në zhvillimin e logjikës së detajuar të programit për projektet e propozuara, dhe për Programin Kompakt në përgjithësi, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët tjerë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt.
  • Realizon analizën e detajuar të karakteristikave ekonomike të projekteve të propozuara, përfshirë vlerësimin në detaje të kostove dhe përfitimeve të mundshme të ndërlidhura me secilin, të ndara sipas nivelit të të ardhurave, grupit social dhe gjinisë.
  • Zhvillon kornizë analitike, mbledh të gjitha të dhënat e kërkuara dhe llogaritë Normat Ekonomike të Kthimit (ERR) për projektet e propozuara. Gjithashtu realizon vlerësim të detajuar se çfarë ndikimi do të kenë projektet e propozuara në përfituesit e synuar, me vëmendje të veçantë në ekonomitë familjare të varfra dhe grupet e pafavorizuara, përfshirë gratë.

Niveli i përpjekjes:

Pozita e Ekonomistit/Udhëheqësit për Monitorim dhe Vlerësim mund të jetë me orar të plotë dhe me më shumë angazhim jo të rregullt, me kontribute më të rëndësishme gjatë identifikimit dhe arsyetimit të koncept projekteve të mundshme, arsyetimin final të projekteve të propozuara dhe llogaritjen e Normave Ekonomike të Kthimit (ERR) dhe përgatitjen dhe negocimin final të Kompaktit. Duke pasur parasysh që periudha kohore e këtij procesi të zhvillimit është e shkurtër, rekomandohet pozita me orar të plotë, në veçanti nëse kanë ekspertizë specifike në sektorin e energjisë.

Stafi homolog:

Ekonomisti/Udhëheqësi për Monitorim dhe Vlerësim do të punojë drejtpërdrejt me Ekonomistin Kryesor (EK) të MCC për vendin e kualifikuar.

III.  Një (1) Specialist i Sektorit të Energjisë 

        Numri referues: OPM-ZSM-003

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë universitare në fushën e inxhinierisë, planifikimit, administrimit, menaxhimit të projekteve apo në ndonjë fushë tjetër relevante profesionale.
  • Përvojë pune profesionale afërsisht tetë (8) vjeçare në menaxhimin e projekteve që përfshijnë sektorin e energjisë, me aftësi të demonstruar për zbatimin e projekteve të mëdha dhe komplekse në fushën e inxhinierisë brenda afateve të ngushta kohore. Njohuritë për aspekte të ndryshme të zhvillimit të projektit, përfshirë studimet e para-fizibilitetit dhe studimet e fizibilitetit, vlerësimit të kostos dhe mbikëqyrjen e dizajnit dhe/ose ndërtimit, janë të preferueshme.
  • Njohuri të detajuara për politikat e sektorit të energjisë, institucionet politikë-bërëse, kompanitë energjetike dhe industrinë ndërtimore në Kosovë. Njohuritë për strategjinë, master planin dhe/ose planin për investime strategjike në sektorin e energjisë janë të preferueshme.
  • Aftësi të demonstruara për të ndërvepruar në mënyrë efikase dhe konstruktive me hartuesit e politikave publike, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët teknikë dhe të ndërtimtarisë dhe Palët e Ndikuara nga Projekti (PNP-të).
  • Shkathtësi të fuqishme të komunikimit verbal dhe me shkrim.

 Përshkrimi i përgjegjësive kryesore:

  • Udhëheq diskutimet e detajuara për “shkaqet rrënjësore”, të cilat janë shkak i kufizimeve detyruese mbi rritjen ekonomike në sektorin e energjisë, duke punuar në koordinim të ngushtë me hartuesit e politikave qeveritare, ekspertët e jashtëm, stafin e institucioneve ndërkombëtare donatore dhe akterët tjerë.
  • Në emër të Ekipit për Zhvillimin e Kompaktit, udhëheq përkufizimin e problemeve kritike me të cilat përballet sektori i energjisë, identifikimin e strategjive të mundshme zbutëse dhe hartimin e Koncept Notës që i shpjegon këto, në përputhje me udhëzimin e MCC.
  • Në emër të Ekipit për Zhvillimin e Kompaktit, udhëheq identifikimin e koncepteve të mundshme të projektit dhe hartimin e Koncept Dokumentit ku propozohen ndryshimet në politika, ato ligjore, rregullatore apo institucionale apo investimet publike apo private të nevojshme për suksesin e këtyre projekteve, në përputhje me udhëzimin e MCC.
  • Udhëheq dhe menaxhon hartimin e Termave të detajuara të Referencës (TeR-ve) për studimet e fizibilitetit, vlerësimet e ndikimit mjedisor apo social, apo dizajnin paraprak që mund të jetë i nevojshëm për përgatitjen e projekteve dhe avancimin e procesit të zhvillimit të Kompaktit.
  • Ofron udhëzime të detajuara dhe konstruktive për konsulentët që mund të angazhohen për ofrimin e analizave të detajuara sektoriale apo institucionale, studime të fizibilitetit, vlerësime të ndikimit mjedisor apo social, apo dizajne paraprake, në bashkëpunim me akterët kyç dhe MCC, dhe siguron qasjen e konsulentëve në të gjithë zyrtarët qeveritarë, institucionet, anëtarët e stafit dhe të dhënat dhe informacionet që janë të nevojshme për realizimin e punës së tyre me sukses dhe në kohë.
  • Shqyrton dhe jep komente mbi rezultatet e studimeve të fizibilitetit, vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe social, apo punës për dizajnin paraprak – përfshirë planet e punës, afatet kohore dhe rezultatet thelbësore – për të siguruar se të gjitha rreziqet teknike, çështjet dhe shqetësimet adresohen në mënyrë të duhur dhe të plotë.
  • Krijon, ruan dhe shfrytëzon në mënyrë efikase marrëdhëniet me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ministritë, departamentet apo agjencitë qeveritare që janë përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe zbatimin e politikave, ligjeve dhe rregulloreve në sektorin e energjisë në Kosovë.
  • Ndihmon në vlerësimin gjithëpërfshirës të kapacitetit teknik dhe menaxhues të ministrive, departamenteve apo agjencive qeveritare apo kompanive publike që mund të përfshihen në mbikëqyrjen, menaxhimin apo zbatimin e projekteve të propozuara.
  • Shërben si pikë kryesore e kontaktit ndërmjet Ekipit të Kosovës për Zhvillimin e Kompaktit dhe Grupit të Praktikës të MCC për Energjisë dhe siguron rrjedhën adekuate të informacioneve të nevojshme për informim të duhur të MCC për progresin, çështjet dhe rreziqet.

Niveli i përpjekjes:

Pozita e Specialistit të Sektorit të Energjisë duhet të jetë Ekuivalent me Orar të Plotë (FTE) gjatë procesit të zhvillimit të kompaktit.
IV.  Një (1) Specialist i Zhvillimit të Sektorit Privat

       Numri referues: OPM-ZSM-004

Gjatë zhvillimit të një Programi Kompakt, secili vend i kualifikuar duhet të angazhojë komunitetin e biznesit në identifikimin dhe dizajnimin e projekteve në ato mënyra që përmirësojnë mjedisin biznesor, fuqizojnë rregulloret dhe institucionet, krijojnë politika të orientuara në treg, krijojnë besimin e investitorëve dhe krijojnë shërbime themelore që i mbështesin aktivitetet e biznesit privat. Specialisti i Zhvillimit të Sektorit Privat do t’i udhëheqë këto përpjekje duke organizuar, menaxhuar dhe mbështetur angazhimin me komunitetin e biznesit; duke mbledhur dhe vlerësuar të dhënat mbi sektorët kyç ekonomikë dhe konkurrueshmërinë e përgjithshme ekonomike; duke identifikuar çështjet kyçe në mjedisin biznesor që kufizojnë apo pengojnë rritjen e investimit privat apo veprimtarisë së biznesit privat; duke identifikuar mundësitë për zgjerim të veprimtarisë biznesore private nëpërmjet projekteve të propozuara të kompaktit; dhe duke dizajnuar strategji specifike për të angazhuar biznesin privat apo investitorët privatë në zbatimin apo operimin afatgjatë të projekteve të kompaktit apo tërheqjen e investimit plotësues privat për projektet e kompaktit. Përfundimisht, Specialisti i Zhvillimit të Sektorit Privat do të jetë përgjegjës për të siguruar që propozimet për projekte të vendit të kualifikuar i pasqyrojnë në mënyrë të plotë mundësitë për zgjerim të investimit privat, si në investimet specifike të financuara nga MCC-ja ashtu edhe rreth tyre, dhe për të rritur ndikimin dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë afatgjate të Programit Kompakt.

Për të qenë i suksesshëm, Eksperti për Zhvillimin e Sektorit Privat duhet të ketë njohuri të detajuara për ekonominë e vendit të kualifikuar, njohuri të konsiderueshme për interesat dhe shqetësimet e biznesit privat dhe investitorëve privatë, të jetë në gjendje të organizojë dhe vazhdojë angazhimin me një varg të gjerë të akterëve, si dhe të jetë në gjendje të punojë bashkërisht me ekipet ndërdisiplinore.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, biznesit, financave, juridikut apo ndonjë fushë të ndërlidhur.
  • Përvojë pune paraprake dhjetë (10) vjeçare apo më shumë në promovimin apo prezantimin e shqetësimeve të investitorëve privatë apo biznesit privat.
  • Aftësi të demonstruara për mbledhjen, organizimin dhe analizimin e të dhënave sasiore dhe cilësore dhe informacioneve në realizimin e vlerësimeve dhe nxjerrjen e përfundimeve.
  • Shkathtësi të forta organizative dhe komunikuese.
  • Përvoja e punës me agjenci për planifikim apo zhvillim ekonomik, agjenci për promovim të tregtisë apo investimeve apo organizatë ndërkombëtare donatore është e preferueshme.
  • Përvoja në sektorin e energjisë është përparësi.
    Përshkrimi i përgjegjësive kryesore:
  • Kontribuon në zhvillimin e planeve për konsultime publike dhe angazhimin e akterëve dhe udhëheq organizimin, menaxhimin dhe zbatimin e kontaktimit të bizneseve private dhe investitorëve privatë për të siguruar që merren parasysh plotësisht pikëpamjet e tyre. Mban konsultime të vazhdueshme me bizneset private, investitorët privatë, akademikët dhe zyrtarët përkatës qeveritarë përgjatë procesit për zhvillimin e kompaktit.
  • Vlerëson konkurrues mërinë e përgjithshme ekonomike të vendit të kualifikuar dhe identifikon pengesat në investime private dhe zgjerimin e mundësive të biznesit privat në sektorët kritikë të ekonomisë vendore.
  • Kontribuon në analizimin e çështjeve shkaktare dhe shkaqeve rrënjësore për kufizimet detyruese në rritjen ekonomike, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët tjerë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt për të siguruar që shqetësimet dhe çështjet e bizneseve private dhe investitorëve privatë kuptohen, mblidhen dhe merren plotësisht parasysh.
  • Punon nga afër me Specialistin për Përfshirje Sociale dhe Vlerësim Gjinor për të siguruar që shqetësimet dhe nevojat e ndërmarrjeve të vogla – në veçanti ato të drejtuara nga gratë apo grupet tradicionalisht të pafavorizuara – integrohen në vlerësimin e përgjithshëm të mundësive.
  • Kontribuon në identifikimin dhe zhvillimin e koncepteve fillestare dhe propozimeve për projekte duke bashkëpunuar ngushtë me anëtarët tjerë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt për të siguruar që merren parasysh mundësitë për zvogëlimin e pengesave në investime private dhe zgjerimin e veprimtarisë së biznesit privat.
  • Kontribuon në zhvillimin e logjikës së detajuar të programit për projektet e propozuara dhe për Programin e përgjithshëm Kompakt duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët tjerë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt.
  • Shqyrton dhe vlerëson konceptet fillestare dhe propozimet për projekte për t’i identifikuar mundësitë shtesë për zgjerimin e investimit privat dhe veprimtarinë e biznesit privat duke përmirësuar rregulloren apo politikën apo duke përmirësuar në ndonjë mënyrë tjetër klimën e përgjithshme biznesore; duke shkëmbyer kostot e zhvillimit apo zbatimit me investitorët privatë; duke përfshirë biznesin privat në zbatimin e projektit; duke përmirësuar stimujt për investim privat nëpërmjet investimeve të projektit; apo duke promovuar investimet paralele nga interesat e biznesit privat.

Niveli i përpjekjes:

Gjatë procesit të zhvillimit të Kompaktit, në mesatare, angazhimi i Specialistit të Zhvillimit të Sektorit Privat duhet të jetë së paku 50 për qind dhe ndoshta me orar të plotë, në veçanti nëse ka ekspertizë për sektorin. Kontributet më të mëdha nga Specialisti i Zhvillimit të Sektorit Privat do të jenë gjatë zhvillimit dhe dizajnimit të propozimeve specifike të projekteve, në veçanti nëse është duke u shqyrtuar pjesëmarrja private në njërin nga projektet (që pritet të jetë një përpjekje e konsiderueshme).
Stafi homolog:

Specialisti i Zhvillimit të Sektorit Privat do të punojë drejtpërdrejt me një anëtar të Divizionit të Financave, Investimeve dhe Tregtisë (FIT) të MCC.

  1. Një (1) Specialist për Përfshirje Sociale dhe Integrim Gjinor   

       Numri referues: ZKM-ZSM-005

Gjatë zhvillimit të Programit Kompakt, secili vend i kualifikuar duhet t’i analizojë dallimet dhe pabarazitë gjinore dhe t’i integrojë plotësisht çështjet sociale dhe gjinore në procesin e tij për identifikimin, zhvillimin dhe dizajnimin e projekteve të mundshme. Specialisti për Përfshirje Sociale dhe Integrim Gjinor do t’i udhëheqë këto përpjekje nëpërmjet organizimit, menaxhimit dhe vazhdimit të angazhimit me ekspertët dhe organizatat që përfaqësojnë interesat e të varfërve, grupeve sociale të pafavorizuara dhe grave; mbledhjes dhe vlerësimit të të dhënave në lidhje me dimensionet sociale dhe gjinore të zhvillimit ekonomik; identifikimit të kufizimeve kyçe ligjore, sociale dhe kulturore që e pengojnë shpërndarjen e barabartë të përfitimeve nga zhvillimi ekonomik; identifikimit të mundësive për zvogëlimin e barrierave dhe zgjerimin e pjesëmarrjes së të varfërve, grupeve sociale të pafavorizuara dhe grave në zhvillimin ekonomik nëpërmjet projekteve të propozuara të Kompaktit; zhvillimit të strategjive për integrimin e shqetësimeve relevante sociale dhe gjinore në projektet e propozuara; dhe analizimit të ndikimit të mundshëm të projekteve të propozuara në grupe të ndryshme përfituese. 

Për të qenë i suksesshëm, Specialisti për Përfshirje Sociale dhe Integrim Gjinor duhet të kenë njohuri të detajuara për mjedisin ligjor, social dhe kulturor të vendit të kualifikuar; njohuri të konsiderueshme për përvojat e të varfërve, grupeve sociale të pafavorizuara dhe grave; të jetë në gjendje të organizojë dhe mbështes angazhimin me një varg të gjerë të akterëve dhe të jetë në gjendje të punoj në bashkëpunim me ekipet ndërdisiplinore.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në juridik, politika publike apo shkenca sociale, me fokus kryesor në çështjet gjinore, siç janë antropologjia, sociologjia, studimet e grave, apo zhvillimi i komunitetit. Diploma master apo diploma e doktoraturës është shumë e preferueshme.
  • Përvojë pune dhjetë (10) vjeçare apo më shumë në vlerësimin, promovimin ose mbrojtjen e çështjeve që lidhen me të varfrit, grupet sociale të pafavorizuara apo gratë në një kontekst të lidhur me shqetësimet për zhvillimin ekonomik.
  • Njohuri të detajuara për politikat, ligjet dhe rregulloret në lidhje me shqetësimet për përfshirjen sociale dhe barazinë gjinore në vendin e kualifikuar, me fokus të veçantë në mjedisin e politikave dhe mjedisin institucional, përfshirë çështjet në lidhje me statusin juridik me të cilat përballen të varfrit, grupet sociale të pafavorizuara dhe gratë.
  • Aftësi e demonstruar për integrimin e çështjeve sociale dhe gjinore në zhvillimin dhe dizajnimin e projekteve të mëdha për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë.
  • Përvoja e punës me Organizata Joqeveritare (OJQ) në lidhje me shqetësimet e të varfërve, grupeve sociale të pafavorizuara apo grave, organizata kombëtare për gratë apo grupet e pafavorizuara, agjenci relevante qeveritare apo partnerë zhvillimorë ndërkombëtarë është e preferueshme.

Përshkrimi i përgjegjësive:

  • Kontribuon në identifikimin e akterëve relevantë dhe zhvillimin e planeve për konsultime publike dhe angazhimin e akterëve, dhe më pas udhëheq organizimin, menaxhimin dhe zbatimin e komunikimit me ekspertë dhe organizata që përfaqësojnë interesat e të varfërve, grupeve të pafavorizuara sociale dhe grave, duke përfshirë organizatat që përfaqësojnë bizneset e grave. Mban konsultime të vazhdueshme me ekspertë dhe organizata të tilla, institucione akademike dhe agjenci relevante qeveritare gjatë procesit të zhvillimit të kompaktit.
  • Identifikon dhe vlerëson ndikimin e pengesave ligjore, institucionale, sociale dhe kulturore që kufizojnë pjesëmarrjen ekonomike ose pengojnë uljen e varfërisë në mesin e të varfërve, grupeve të pafavorizuara sociale dhe grave.
  • Kontribuon në identifikimin dhe zhvillimin e koncepteve fillestare dhe projekt-propozimeve, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e tjerë të Ekipit Zhvillimin e Programit Kompakt për të siguruar që merren parasysh mundësitë për të zvogëluar barrierat dhe për të zgjeruar pjesëmarrjen e të varfërve, grupeve të pafavorizuara sociale dhe grave në zhvillim ekonomik.
  • Kontribuon në zhvillimin e një logjike të detajuar të programit për projektet e propozuara dhe për programin e përgjithshëm të kompaktit, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e tjerë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt.
  • Gjatë fazës së zhvillimit të projektit, vlerëson përshtatshmërinë teknike dhe ofron rekomandime teknike dhe inpute që lidhen me çështje sociale dhe gjinore në çdo studim të fizibilitetit ose të dizajnit, vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social, planin e veprimit të zhvendosjes ose planin e menaxhimit mjedisor dhe social (përfshirë çdo plan të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit ose çdo plan lehtësues për rreziqet që lidhen me punën e fëmijëve, trafikimin e qenieve njerëzore, ose me HIV/AIDS), përfshirë çdo vlerësim gjinor ose plan të integrimit gjinor.
  • Kontribuon në zhvillimin e Planit të Monitorimit dhe Vlerësimit (M&V) që përfshin tregues dhe të dhëna të ndara siç duhet për moshën, gjininë dhe faktorët tjerë social të rëndësishëm në mënyrë që ndikimi te gratë dhe te grupet e tjera të pafavorizuara të mund të gjurmohet siç duhet.
  • Siguron që të gjitha kërkesat e Piketave të MCC për Integrim Gjinor dhe Procedurat Operative për Zhvillimin e Kompaktit janë përmbushur gjatë procesit të zhvillimit të kompaktit.

Niveli i përpjekjes:

Mesatarisht, roli i Specialistit të Përfshirjes Sociale dhe Integrimit Gjinor duhet të zë 50 për qind të ekuivalentit me kohë të plotë (FTE) gjatë procesit të zhvillimit të Kompaktit. Kontributet më të mëdha nga Specialisti i Përfshirjes Sociale dhe Integrimit Gjinor do të nevojiten gjatë zhvillimit të logjikës së programit; shqyrtimit të projekteve të mundshme; dhe përpunimit, zhvillimit të mëtejshëm dhe dizajnimit të projekteve të propozuara.

Stafi homolog:

Specialisti i Përfshirjes Sociale dhe Integrimit Gjinor do të punojë drejtpërdrejt me një anëtar të departamentit të MCC për Integrim Gjinor dhe Social (GSI). MCC gjithashtu mund të sigurojë një konsulent ndërkombëtar me përvojë për të mbështetur punën e zhvillimit të kompaktit.

  1. Një  (1) Specialist i Performancës Sociale dhe Mjedisit (ESP)

        Numri referues: ZKM-ZSM-006

Gjatë zhvillimit të Programit Kompakt, secili vend i kualifikuar duhet të vlerësojë çështjet mjedisore dhe sociale dhe ndikimet në procesin e identifikimit, zhvillimit dhe hartimit të projekteve të mundshme. Specialisti Mjedisor dhe Social do t’i udhëheqë këto përpjekje përmes organizimit, menaxhimit dhe mbështetjes së angazhimit me ekspertë dhe organizata që përfaqësojnë interesat kombëtare brenda sektorëve të mjedisit dhe social. Kjo do të përfshijë mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave në lidhje me dimensionet mjedisore dhe sociale të zhvillimit ekonomik; identifikimin e kufizimeve kyçe mjedisore dhe sociale që pengojnë përfitimet afatgjata dhe të qëndrueshme të projekteve të propozuara; dhe identifikimin e mundësive për të përmirësuar ose zgjeruar rezultatet e projektit përmes ndërhyrjeve mjedisore ose sociale. 

Për më tepër, Specialisti do të sigurojë që konsideratat e duhura për performancën mjedisore dhe sociale, siç përcaktohen në Standardet e Performancës së IFC-së, Udhëzimet e Mjedisit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), dhe Legjislacionin Mjedisor dhe Social të Qeverisë së Kosovës (QK) përfshihen në studimet dhe vlerësimet e kryera gjatë procesit të zhvillimit të kompaktit. Në këtë drejtim, Specialisti Mjedisor dhe Social i Kosovës do të luajë një rol kryesor në planifikimin dhe hartimin e programit të kompaktit.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në shkenca natyrore, politika/planifikim/menaxhim të burimeve natyrore ose mjedisore, inxhinieri ose fushë tjetër profesionale përkatëse.
  • Përafërsisht tetë ose më shumë vjet përvojë profesionale me përgatitjen, rishikimin, menaxhimin ose mbikëqyrjen e lejeve mjedisore ose vlerësimet e ndikimit mjedisor dhe social. Preferohet përvoja paraprake në punën me projekte të financuara nga organizata ndërkombëtare ose donatorë ndërkombëtarë.
  • Njohuri mbi ligjet dhe rregulloret mjedisore të QK-së, veçanërisht ato që lidhen me vlerësimet e ndikimit mjedisor dhe social, blerjen e tokës dhe zhvendosjen, shëndetin dhe sigurinë publike, konsultimet publike dhe me çështje gjinore.
  • Përvojë me standardet, udhëzimet dhe politikat mjedisore nga organizatat ndërkombëtare ose donatorët ndërkombëtarë. Preferohen njohuritë mbi Politikën Operative të Bankës Botërore (OP) 4.12 dhe/ose Standardet e Performancës së Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC).
  • Aftësi të dëshmuar për të ndërvepruar në mënyrë konstruktive me politikë-bërësit publikë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertë teknikë dhe të inxhinierisë dhe palë të tjera të prekura nga kompakti.

Përshkrimi i përgjegjësive: 

  • Në emër të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt, udhëheq identifikimin dhe dokumentimin e “shkaqeve rrënjësore” mjedisore dhe sociale që mund të mbështesin kufizimet detyruese të identifikuara gjatë fazës së vlerësimit të vendit dhe identifikimin dhe dokumentimin e rreziqeve të mundshme mjedisore dhe sociale, çështjeve dhe shqetësimeve që lidhen me konceptet e projektit të propozuar.
  • Zhvillon dhe rishikon Termat e Referencës (TeR) për çdo studim të fizibilitetit, vlerësimet e ndikimit mjedisor dhe social, ose punë paraprake të hartimit për të siguruar që ato do të jenë në përputhje me të gjitha politikat, ligjet dhe rregulloret përkatëse mjedisore dhe sociale të QK-së; Udhëzimet Mjedisore të MCC; dhe, çdo pjesë të rëndësishme të Standardeve të Performancës së Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).
  • Rishikon dhe komenton mbi rezultatet e studimeve të fizibilitetit, vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe social, ose punëve paraprake të dizajnit për të siguruar që të gjitha rreziqet, çështjet dhe shqetësimet mjedisore të trajtohen në mënyrë të duhur dhe të tërësishme.
  • Krijon, ruan dhe shfrytëzon në mënyrë efektive marrëdhëniet me ministritë përkatëse, departamentet dhe agjencitë (p.sh. MMPH, AKMM, DKA, AKEE, MSH, IKSHP, etj.) ose agjencitë e tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe zbatimin e politikave mjedisore dhe sociale, ligjeve dhe rregulloreve në Kosovë.
  • Ndihmon në vlerësimin gjithëpërfshirës të kapaciteteve të menaxhimit mjedisor dhe social të çdo ministrie, departamenti ose agjencie qeveritare ose të ndonjë kompanie publike që mund të përfshihen në mbikëqyrjen, menaxhimin ose zbatimin e ndonjë projekti të propozuar.
  • Ndihmon në organizimin dhe menaxhimin e konsultimeve periodike me ekspertë, palë të interesuara dhe palë të mundshme të prekura nga projekti, sipas nevojës, dhe të përshtatshme për të siguruar shkëmbimin transparent të informacioneve në lidhje me procesin e zhvillimit kompakt dhe për çdo koncept të projektit të propozuar.
  • Shërben si pikë kryesore e kontaktit midis Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt të QK dhe ekipit të Performancës Mjedisore dhe Sociale të MCC (ESP), dhe siguron rrjedhën e duhur të informacionit siç është e nevojshme për ta mbajtur MCC mirë të informuar për progresin, çështjet dhe rreziqet.

Niveli i përpjekjes:

Mesatarisht, roli i Specialistit Mjedisor dhe Social duhet të zërë afërsisht 50-75 për qind të një ekuivalenti me kohë të plotë (FTE) gjatë procesit të zhvillimit të kompaktit. Kontributet më të mëdha nga Specialisti do të nevojiten gjatë hulumtimit dhe analizës së projekteve të mundshme; dhe përpunimit, zhvillimit të mëtutjeshëm dhe hartimit të projekteve të propozuara. Nëse konsulentët e jashtëm janë të angazhuar të kryejnë studime të fizibilitetit dhe vlerësime të ndikimit në mjedis, ky nivel i angazhimit mund të rritet pasi pranohen raporte dhe rezultate të tjera.
VII.     Një (1) Specialist i Prokurimit   

             Numri i Referencës: OPM-ZSM-007

Specialisti i Prokurimit, gjatë zhvillimit të kompaktit, do të jetë përgjegjës për ofrimin e këshillave dhe udhëheqjes së përgjithshme për të gjitha çështjet e lidhura me prokurimin lidhur me hartimin dhe përgatitjen e projektit, si dhe planifikimin lidhur me zbatimin dhe qëndrueshmërinë. Derisa projektet identifikohen, kjo do të përfshijë bashkëpunimin e ngushtë me specialistët teknikë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt për të planifikuar prokurime të kompaktit, për të punësuar agjentë të prokurimit dhe për të zbatuar politikat dhe udhëzimet e zbatueshme të prokurimit MCC në zhvillimin e kompaktit.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë universitare në administrim biznesi, administratë publike, financa, zhvillim ndërkombëtar ose fushë tjetër përkatëse.
  • Përvojë në menaxhimin e projektit.
  • Të paktën 5-7 vjet përvojë pune në funksione të lidhura me prokurimin, mundësisht të tilla që ndihmohen nga partnerët kryesorë të zhvillimit.
  • Ekspert në procedurat e prokurimit për mallra dhe shërbime dhe në praktikat më të mira ndërkombëtare.
  • Shkathtësi në sistemet e të dhënave dhe informacioneve.
  •  Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe verbal në gjuhën angleze.

Përshkrimi i përgjegjësive:

  • Ofron mbështetje të përgjithshme lidhur me prokurimin për ekipin qendror dhe ministritë përkatëse të QK të ngarkuara me zhvillimin e kompaktit dhe projektet/nënprojektet e mundshme me fokus në sistemin, logjistikën, aspektet teknike, procedurale dhe ligjore të prokurimit.
  • Ofron këshilla strategjike të prokurimit për planifikimin e projektit dhe përgatitjen për anëtarët e ekipit qendror.
  • Koordinon funksionet e ekipit qendror dhe agjentit të prokurimit sapo të angazhohen në zbatimin e programit kompakt, duke përfshirë identifikimin e nevojave fillestare të prokurimit dhe organizimin e operacioneve të prokurimit.
  • Harton sistemin e përcjelljes së ekzekutimit të kontratave të prokurimit, duke siguruar që ofertat të jepen në mënyrë transparente dhe në kohë, regjistrimin e transaksioneve dhe raportimin për të gjitha aktivitetet e prokurimit.
  • Rishikon dhe miraton pakot e prokurimit të propozuara për projektet/nën-projektet individuale për pajtueshmërinë e tyre me procedurat e përcaktuara.
  • Ndërmerr kontrolle në vend dhe të rastit dhe auditon procedurat e prokurimit dhe ekzekutimet aktuale të kontratave të prokurimit.
  • Përgatit dhe krijon manualin e operimeve të prokurimit, sistemin e kundërshtimit të vendimeve për oferta, proceset e prokurimit, planet e prokurimit, raportet e performancës së prokurimit dhe dokumentet e tjera të nevojshme të prokurimit, me agjentin e prokurimit, sipas rastit, për programin kompakt.
  • Mbështet stafin e ekipit qendror në ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të procesit të prokurimit.
  • Lehtëson përgatitjen e stafit teknik dhe dorëzimin e dokumenteve të nevojshme që përcaktojnë nevojat e prokurimit tek Agjenti i prokurimit.
  • Miraton vendimet e prokurimit siç përcaktohen në Kërkesat e Miratimit të Udhëzimeve të Prokurimit të MCC.
  • Lehtëson kërkesat për miratime nga MCC për vendimet e prokurimit ashtu siç kërkohen në Kërkesat e Miratimit të Udhëzimeve të Prokurimit të MCC.

Niveli i përpjekjes:

Mesatarisht, roli i Specialistit të Prokurimit duhet të zërë ekuivalent me gjysmë orari ose me orar të plotë (FTE) gjatë procesit të zhvillimit kompakt. Kontributet më të mëdha nga Specialisti i prokurimit do të nevojiten gjatë kujdesit dhe vlerësimit të duhur të projekteve të mundshme; negociatave kompakte dhe nënshkrimit; dhe mobilizimit të njësisë së re përgjegjëse, veçanërisht të funksionit të prokurimit dhe punësimit të Agjentit të Prokurimit.

 VIII.     Një (1) Specialist i Financave
Numri referues: OPM-ZSM-008

Kualifikimet:

  • Diplomë bachelor në kontabilitet/financa ose fushë përkatëse;
  • -Të paktën pesë (5) ose më shumë vjet përvojë progresive në menaxhim të financave, mundësisht në zhvillimin ndërkombëtar dhe me organizatat qeveritare dhe agjencitë e donatorëve; preferohet niveli i masterit;
  • -Përvojë në menaxhimin e proceseve të menaxhimit financiar, mundësisht me ndihmën e partnerit zhvillimor;
  • -Aftësi të shkëlqyera komunikimi, koordinimi; aftësi të demonstruara për të bashkëvepruar dhe bashkëpunuar me njerëz nëpër departamente, sektorë dhe institucione;
  • – Aftësi të mira kompjuterike për të përfshirë aplikacionet e Microsoft Office (MS Word, MS      – Excel, MS PowerPoint, etj.) dhe aftësi për të përdorur dhe shfrytëzuar internetin.
  • -Rrjedhshmëri në të shkruar dhe të folur në gjuhën angleze.

Përshkrimi i përgjegjësive kryesore:

  • -Shërben si Pikë Kontakti për rishikimin dhe hetimin financiar dhe kontabël të MCC në lidhje me fondet e Grantit të IE-së të menaxhuara nga Qeveria e Kosovës; bashkëpunon ngushtë me Drejtorin e Shërbimeve Financiare të Programit të MCC;
  • -Shërben si kujdestar kryesor i të gjitha listave të pagave, kontabilitetit dhe regjistrave të menaxhimit financiar;
  • -Rishikon regjistrin e orëve të punës, listën e pagave dhe bën rregullimet e kërkuara të taksave, paradhënieve, fondit të pensionit;
  • -Rishikon dhe verifikon një gamë të transaksioneve (përfshirë disbursimet, transferimet, etj.) dhe siguron që Parimet e Kostos të MCC dhe udhëzimet e tjera të financave dhe kontabilitetit të MCC janë respektuar siç duhet, si dhe dokumentacioni është aktual dhe i saktë për të mbështetur raportimin dhe aktivitetet e auditimit;
  • -Monitoron buxhetet dhe fluksin ditor të parasë së gatshme duke siguruar që çështjet e shpenzimeve të larta/shpenzimeve të ulëta janë parashikuar dhe se masat përmirësuese janë ngritur për menaxhmentin;
  • -Mbikëqyr përgatitjen dhe organizimin e dokumentacionit të financave dhe kontabilitetit për buxhetimin, raportimin dhe aktivitetet e auditimit, duke siguruar që informacioni është i saktë dhe i gjurmueshëm;
  • -Konsolidon dhe mirëmban dokumentacionin për çështjet dhe praktikat më të mira për të mbështetur aktivitetet e përmirësimit të procesit; dhe
  • – Është i gatshëm për të kryer detyra dhe përgjegjësi të tjera për zyrën jashtë orarit të punës.

Rezultatet

  • -Është plotësuar regjistri i orëve të punës, të dhënat mbi pagat dhe informatat mbi mbajtjet në burim, si dhe është realizuar regjistrimi dhe procesimi i pagave dhe mbajtjeve të zbatueshme për stafin dhe këshilltarët;
  • -Është përgatitur dokumentacioni për menaxhim financiar dhe kontabilitet për buxhetim, raportim dhe aktivitete të auditimit, duke siguruar që informatat janë të sakta dhe të gjurmueshme
  • – Është bërë mirëmbajtja dhe renditja e dosjeve të të gjithë dokumentacionit mbështetës për të gjitha aktivitetet përgjegjëse të menaxhimit financiar; janë vënë në dispozicion sipas kërkesës;
  • -Të gjitha kërkesat e MCC për të dhëna për të mbështetur llogaridhënien dhe mbikëqyrjen e menaxhimit financiar.

Stafi homolog:

SMF (Specialisti për Menaxhimin e Financave) do të punojë drejtpërdrejt me Drejtorin e PFS-së pranë MCC për Programin Kompakt.

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT NË LIDHJE ME APLIKIMIN                            

                                                              PROCEDURAT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët për pozitat e lartpërmendura duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV.
  • Letër motivimi.
  • Dokumentacionin e paraparë për sa i përket punësimit (dëshmi të kualifikimit profesional, të përvojës së punës, referencat etj. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të vërtetohen nga MASHT-i).
  • Certifikatë (dëshmi) se nuk është nën hetim.
  • Shtetas i Kosovës (kopja e pasaportës ose e letërnjoftimit).

Konkursin me të dhënat e aplikimit mund ta gjeni në ueb faqen: http: //www.rks-gov.net/pm/; http://www.kryeministri-ks.net/zck/.

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në  adresën elektronike e-mailin zyrtar [email protected]

Dokumentacioni i pakompletuar me informatat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kohëzgjatja e kontratës për angazhimin e ekspertëve është 6 muaj.

Pagesa për angazhimin e ekspertëve është e negociueshme.

Afati i fundit për të aplikuar është nga 03 /07/2020 deri më 13 /07/2020.

Kërkesat e dërguara pas afatit të fundit për aplikim nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutem thirrni në këtë numër: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.