Vende të lira pune (Prishtinë)
Data e publikimit
09-01-2024
Data e perfundimit
12-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Shkabaj, Prishtinë. Pozitat e hapura janë:
FATURIST/E I RI (x1)
ASISTENT/E NË FINANCA (x1)
NDIHMËS/E NË ADMINISTRATË (x1)
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
FATURIST/E I RI
- Mbikëqyr pranimin dhe regjistrimin e porosive për shitje në sistemin kontabël.
- Bën fatura për klientët.
- Pranon dhe regjistron porositë për shitje në sistemin kontabël.
- Mirëmban faturat dhe dokumentet burimore në dosje dhe sigurohet se ato janë të plota.
- Bën fiskalizimin dhe lëshimin e kuponëve fiskal për konsumatorët që janë persona fizik.
ASISTENT/E NË FINANCA
- Bën kontrollin fizik i faturave të raporteve.
- Raporton për gjendjen e stoqeve në kohe reale (në baza ditore).
- Numëron stoqet e agjentëve në baza javore dhe sipas nevojës.
- Regjistron promocionet.
- Arkivon dokumentacionin përkatës.
NDIHMËSE NË ADMINISTRATË
- Qëndron në recepsion ku pranon dokumentet, porositë, përcjellë palët e treta për në takime.
- Udhëzon mysafirët tek personat përkatës brenda kompanisë të cilët kanë ardhur për takim zyrtar.
- Përgjigjet në telefonat zyrtar të kompanisë dhe përcjellë porositë e marra.
- Kujdeset që higjiena e ambienteve të kuzhinës, pajisjeve brenda saj dhe ushqimeve që gjenden në të, të jetë në nivelin e duhur dhe të sigurt.
- Shërben stafin e kompanisë dhe palët e treta me kafe, çaj e të ngjashme sipas nevojës.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuara në këtë konkurs, por nuk është e domosdoshme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.
Afati i fundit për aplikim është data 4 shkurt 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.