Vende të lira pune (Pejë)
Data e publikimit
09-01-2024
Data e perfundimit
02-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Pejë. Pozitat e hapura janë:
- KOMERCIALIST (x1)
- SHITËS AMBULANTIV (x2)
- SHOFER – kat. C (x2)
- SHOFER – kat. B (x2)
- NDIHMËS SHOFER (x2)
- DEPOIST (x1)
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuar në këtë konkurs.
- Për pozitën Komercialist, Shitës ambulantiv, Shofer kat. B dhe Ndihmës shofer, të ketë patent shofer kategoria B.
- Për pozitën Shofer kat. C, të ketë patent shofer kategoria C.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.
Afati i fundit për aplikim është data 4 shkurt 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.