Vende të lira pune (Kroaci, Slloveni)
Data e publikimit
26-02-2025
Data e perfundimit
27-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Prodhim
MUNDËSI PUNE NE SLLOVENI DHE KROACI.
POZITAT E HAPURA:
- Punëtor Prodhimi
- Operator Makinerie / Punëtor Prodhimi
- Punetorë Sezonal në Turizëm & Ndërtim në Kroaci
Përshkrimet e punës mund ti gjeni më poshtë
Pozita: Punëtor Prodhimi
Vendndodhja: Kranj & Grosuplje
Lloji i Kontratës: Afatgjatë me kushte të favorshme
ManpowerGroup është një lider global në ofrimin e stafit profesional dhe zgjidhjeve të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke krijuar dhe ofruar shërbime që mundësojnë klientët tonë të jenë të suksesshëm në tregun e punës që ndryshon vazhdimisht. Në emër te klientit tonë momentalisht jemi duke kërkuar Operator Makinerie ne Slloveni.
Përshkrimi i Kompanisë
Në emër të klientit tonë një kompani e njohur në industrinë e ushqimit dhe prodhimit të brumërave, ne Slloveni, jemi duke kërkuar punëtorë nga Kosova për t’u bashkuar në sektorin e prodhimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Në Kranj (për burra dhe gra):
- Punë në linjë automatike për prodhimin e donuts
- Paketimi i produkteve dhe përgatitja për transport
- Prodhimi i sanduiçeve (vendosja e përbërësve në linjë)
- Puna në 2 ose 3 ndërrime, sipas departamentit
Në Grosuplje (vetëm për burra):
- Transportimi i karrocave me brumë
- Vendosja e brumit në tepsi dhe pjekja
- Paketimi dhe përgatitja për shpërndarje
- Puna në 3 ndërrime, 40 orë/javë
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Nuk kërkohet përvojë e mëparshme
- Aftësi të mira manuale dhe qëndrueshmëri fizike
- Të gatshëm për të punuar në ndërrime dhe fundjava gjatë sezonit të ngarkuar
- Mosha deri në 46 vjeç (përjashtime për ata mbi 50 vjeç në ndërrimet e natës)
Çfarë Ofrohet
- Paga 1000 – 1100 € neto, me bonuse bazuar në performancë
- Shpërblim vjetor 1100-1300 €
- Bonus për Krishtlindje 300 € (varësisht nga prania në punë)
- Ushqim i subvencionuar nga kompania (7 €/dita)
- Transport i mbuluar pjesërisht (0.19 €/km për ata që jetojnë më larg se 1 km)
- Akomodim:
- Në Grosuplje: 6 muaj falas në akomodim kolektiv
- Në Kranj: Nuk ofrohet akomodim për gratë, por kompania mbulon 110 € për 6 muaj nëse punëtorët gjejnë akomodim privat
Orari i Punës
Në Kranj:
- 3 ndërrime në linjën e donuts
- 2 ndërrime në linjën e sanduiçeve
- Punë nga e hëna deri të shtunën (sezonal)
Në Grosuplje:
- 3 ndërrime, 40 orë/javë, me opsion për orë shtesë me pagesë
Procesi i Përzgjedhjes
- Intervistë dhe periudhë prove 4-5 orë (akomodimi mbulohet nga kompania, transporti paguhet nga kandidati)
- Trajnim dhe mbështetje nga mentorët në punë
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojne CV-në tek [email protected]
Ose te aplikojne permes linkut me poshte: https://kosovo.manpowersee.com/sq/job-posts/punetor-prodhimi-34410
Pozita: Operator Makinerie / Punëtor Prodhimi
Vendndodhja: Stari Trg pri Ložu, Nova Vas nad Dragonjo (afër Postojna), Slloveni
Lloji i Kontratës: Afatgjatë me mundësi avancimi
ManpowerGroup është një lider global në ofrimin e stafit profesional dhe zgjidhjeve të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke krijuar dhe ofruar shërbime që mundësojnë klientët tonë të jenë të suksesshëm në tregun e punës që ndryshon vazhdimisht. Në emër te klientit tonë momentalisht jemi duke kërkuar Operator Makinerie ne Slloveni.
Përshkrimi i Kompanisë
Në emër të klientit tonë një lider në sektorin e prodhimit industrial jemi duke kërkuar punëtorë nga Kosova për t’u bashkuar me ekipin e tyre në Slloveni. Kjo është një mundësi e mirë për ata që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën në një ambient të organizuar dhe profesional.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Operimi i makinerive prodhuese dhe ndjekja e procesit teknik
- Montimi dhe kontrolli i produkteve sipas standardeve të cilësisë
- Përdorimi i veglave matëse si kalibrat dhe leximi i vizatimeve teknike (për Operator Makinerie)
- Puna në grup dhe përmbushja e detyrave të përditshme të prodhimit
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Për Operator Makinerie: Diplomë teknike ose përvojë e ngjashme (1 vit përvojë)
- Për Punëtor Prodhimi: Nuk kërkohet përvojë e mëparshme
- Njohuri bazë të gjuhës serbo-kroate
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur udhëzimet e prodhimit
- Gjendje e mirë shëndetësore (pa probleme me mushkëri, alergji, astmë)
Çfarë Ofrohet
- Paga fillestare rreth 1252.80 € bruto, me mundësi rritjeje sipas përvojës dhe kualifikimeve
- Shtesë për ndërrime, duke përfshirë pagesa ekstra për ndërrimet e natës
- Bonus prej 2000 €, plus shpërblim për Krishtlindje (400 €)
- Ushqim i organizuar në kantinë me 5 lloje ushqimesh dhe 60 € shtesë mujore për ushqim
- Ndihmë për gjetjen e akomodimit (kosto rreth 150 €/muaj)
- Transport i organizuar nga kompania me autobus
Orari i Punës
3 ndërrime:
- 06:00 – 14:00
- 14:00 – 22:00
- 22:00 – 06:00
- Pas 6 muajsh, kalim në sistemin e plotë të ndërrimeve
Procesi i Përzgjedhjes
- Intervistë online përmes Viber
- Mbështetje gjatë gjithë procesit të rekrutimit
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojne CV-në tek [email protected]
Ose te aplikojne permes linkut me poshte: https://kosovo.manpowersee.com/sq/job-posts/operator-makinerie-punetor-prodhimi-34408?dp=1
Mundësi Pune Sezonale në Turizëm & Ndërtim në Kroaci
Jeni në kërkim të një mundësie pune sezonale në Kroaci?
Në emër të klientit tonë jemi duke kërkuar për kandidat të interesuar pë punë sezonale në Kroaci për pozitat si me poshtë:
- Staf i Pastrimit – Përgjegjës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e dhomave të mysafirëve dhe hapësirave të përbashkëta për të siguruar standarde të larta të higjienës dhe rehatisë.
- Ndihmës Kuzhine – Ndihmojnë kuzhinierët dhe stafin e kuzhinës me përgatitjen e ushqimit, larjen e enëve dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të kuzhinës.
- Ndihmës Ndërtimi – Mbështesin ekipet e ndërtimit me detyra të ndryshme, si bartja e materialeve, ndihma për punëtorët e kualifikuar dhe mirëmbajtja e pastërtisë së kantierit.
Kërkesat:
- Njohuri bazë dhe përvojë në fushën përkatëse (e preferuar, por jo e detyrueshme).
- Aftësi për të punuar në një mjedis bashkëpunues.
- Qëndrueshmëri fizike për të kryer detyrat e kërkuara.
- Njohuri bazë të gjuhës angleze.
- Gatishmëri për të punuar me kontratë sezonale (kohëzgjatja do të përcaktohet sipas nevojave të punëdhënësit dhe disponueshmërisë së kandidatit).
Çfarë Ofrojmë:
- Paga konkurruese sezonale.
- Mundësi për të punuar në një vend të bukur dhe dinamik.
- Angazhim me disa punëdhënës të ndryshëm.
- Mbështetje për vendosjen në punë sipas nevojave të punëdhënësve dhe disponueshmërisë suaj.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojne CV-në tek [email protected]
Ose te aplikojne permes linkut me poshte: https://kosovo.manpowersee.com/sq/job-posts/mundesi-pune-sezonale-ne-turizem-ndertim-ne-kroaci-34411