Vende të lira pune
Data e publikimit
19-07-2024
Data e perfundimit
29-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
KONKURS
Në bazë të zhvillimit të kapaciteteve tona prodhuese, ku jemi në pragë të lansimit edhe të një reparti apo linjë të re prodhuese, kompania IMN Tulltorja sh.p.k. shpallën konkurs pune për disa pozita.
- Paraprakisht ju njoftojmë se paga minimale për punëtoret në kompaninë tone është: 484.00€ dhe per çdo muaj mbi pagën bazë, punëtoret tanë kanë edhe Bonus shtesë, që fillon nga 10% dhe arrinë deri në 22%, varsisht nga arritja mujore e prodhimit.
Konkursi hapet për pozitat si mëposhtë:
- Inxhinier i Mekanikës.
- Inxhinier i Elektrikës.
- Mekanik në prodhim (mirëmbajtje të makinerive).
- Elektricist në prodhim (mirëmbajtje të elektrkës).
- Pultistë në ngarkim (manipulues në robotin e ngarkimit).
- Pultistë në shkarkim (manipulues ne robotin e shkarkimit).
- Ndihmës Pultistë në shkarkim (ndihmës i manipuluesit në robotin e shkarkimit)
- Pjekës (mbikqyrë i pjekjës se bllokave).
- Punëtor në prodhim (ndihmon në punet e prodhimit sipas nevojës).
Vëmendje!
- Të gjithë punëtorëve kompania iu siguron kushte dhe paisje për punë, sipas standardeve evropiane.
- Për të gjithë punëtorët, kompania e siguron transportin në punë.
- Per të gjithë punëtorët, kompania ua siguron një shujtë cilësore të ushqimit nga kuzhina jonë e brendshme.
- Gjithashtu të gjithë punëtoret në kompanin tonë kanë edhe sigurim shëndetsor.
Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të aplikojnë në e-mailin vijues: [email protected], duke na dërguar një CV, apo të na dergojne një email dhe në të duhet t’i shënojnë disa të dhënat personale si:
Emrin,
Mbiemrin,
Datëlindëjn,
Adresën e vendbanimit,
Pozitën për të cilen aplikoni dhe
Numrin kontaktues.
Mundeni edhe fizikisht të aplikoni, duke u paraqitur në zyrën e Burimeve Njerëzore, në selinë e kompanisë në Landovicë, Komuna Prizren.
Afati i konkursit zgjatë 30 ditë, nga data e publikimit të tij.
Vërejtje:
– Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.