Vende të lira pune (9)
Data e publikimit
23-01-2025
Data e perfundimit
05-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
Asistent/e ne administrate (5), Artificial Intelligence (AI) (1), FullStack Developer (1), Graphic Desgin 3D (1), Product Content Management (1)
PrimEx SH.P.K. shpallë konkurs për pozitat:
- ASISTENT/E NE ADMINISTRATE (5),
- ARTIFICIAL INTELLIGENCE (AI (1),
- FULLSTACK DEVELOPER (1),
- GRAPHIC DESIGN 3D (1),
- PRODUCT CONTENT MANAGEMENT (1),
Kompania Primex përfaqëson një rrjet firmash me reputacion në industrinë e mobiljeve:
“Home Concept”: Një fabrikë lider në prodhimin e mobiljeve e vendosur në Poloni.
“FORESTDREAM”, “HOMETREND” dhe”HOMEFACE”: Këto kompani, me seli në Gjermani, janë të specializuaranë shitjen e mobiljeve në të gjithë Evropën.
Në Primex, ne jemi të specializuar në:
Planifikimin e prodhimit,
Planifikimin e shitjeve me shumicë dhe pakicë të mobiljeve në Evropë,
Menaxhimin e Logjistikës,
E-Commerce,
Shërbimet B2B dhe B2C,
Kujdesin ndaj konsumatorëve.
Gjithashtu, kompania jonë merret me:
Financa,
Dizajn,
Menaxhimin e mediave sociale,
Zhvillim,
Shërbimet IT.
Me një ekip dinamik prej rreth 30 individësh, ne bashkëpunojmë me partnerë evropianë dhe ndërkombëtarë në shumë vende. Ndërsa vazhdojmë të zgjerohemi, ne po kërkojmë individë të rinj dhe entuziastë për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje.
ASISTENT/E NE ADMINISTRATE (5),
Përgjegjësitë dhe detyrat për pozicionin e asistentit administrativ:
- Regjistrimi i transaksioneve në sistemin e Gjermanisë dhe Polonisë.
- Përgatitja e raporteve të ndryshme sipas kerkesave interne/eksterne.
- Kryerja me efikasitet e detyrave të ndryshme administrative.
- Sipas kërkesave nga Mbikëqyrësit, të mirren detyra shtesë në lidhje me vendin e punës.
Kualifikimet:
- Preferohet diplomë universitare.
- Të ketë njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Kërkohet njohja e gjuhës angleze (preferohet edhe gjuha gjermane).
- Aftësi organizative.
- Aftësi në prioritizimin e detyrave në mënyrë efikase.
ARTIFICIAL INTELLIGENCE (AI)
Ne jemi në kërkim të një Specialisti/e të Automatizimit me Inteligjencë Artificiale për t’u bashkuar me ekipin tonë. Specialisti/e AI kërkohet për të ndihmuar në optimizimin e operacioneve, zgjidhjen e sfidave komplekse të biznesit dhe rritjen e efikasitetit të kompanisë përmes zgjidhjeve të avancuara të inteligjencës artificiale.
Përgjegjësitë:
- Analizimi i proceseve ekzistuese të biznesit për të identifikuar mundësitë e automatizimit të bazuar në AI.
- Zhvillimi dhe zbatimi i modeleve dhe mjeteve të AI për të optimizuar flukset e punës.
- Bashkëpunimi me departamente të ndryshme për të kuptuar sfidat dhe për të personalizuar zgjidhjet e AI për nevoja specifike.
- Përdorimi i AI për të automatizuar detyrat e përsëritura dhe për të rritur produktivitetin.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike ose ndonjë fushë të ngjashme;
- Përvojë në përdorimin e AI;
- Njohuri të mira mbi rrjedhshmërinë e automatizimit të proceseve;
- Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi të mira komunikimi për të punuar me ekipe ndërfunksionale.
FULLSTACK DEVELOPER
Me kënaqësi ofrojmë mundësinë për një Fullstack Developer të ri dhe ambicioz që të bëhet pjesë e ekipit tonë në rritje! Kjo pozitë është e përshtatshme për individë me njohuri themelore dhe përvojë praktike në PHP/Laravel për backend dhe Bootstrap, HTML, CSS, dhe JavaScript për frontend. Kandidatët duhet të jenë të motivuar të mësojnë dhe të zhvillohen në një mjedis mbështetës dhe inovativ.
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Zhvillimi i logjikës dhe kodit duke përdorur framework-un LARAVEL.
- Krijimi i pamjeve/view-ve duke përdorur teknologji si BOOTSTRAP/TAILWIND, HTML, CSS dhe JavaScript.
- Ekstraktimi dhe krijimi i raporteve duke përdorur baza të dhënash si MS SQL SERVER, PostgreSQL, MariaDB.
- Përmirësimi, konfigurimi dhe korrigjimi i sistemeve ekzistuese.
- Zhvillimi i zgjidhjeve kritike të biznesit për klientët tanë.
- Testimi i kodit të shkruar për të siguruar cilësinë dhe performancën.
Kualifikime:
- Njohuri solide në:
- Teknologjitë PHP, LARAVEL, JavaScript, jQuery, BOOTSTRAP, HTML, CSS.
- Bazat e të dhënave dhe pyetësorët me MS SQL SERVER, PostgreSQL, MariaDB.
- Njohuri bazike për:
- View-të, stored procedures dhe funksionet në baza të dhënash.
- Framework-e JavaScript si VueJS, React, etj.
- Përdorimin e Git.
- Aftësi për të hulumtuar dhe krijuar zgjidhje efektive.
- Gatishmëri për bashkëpunim në ekip.
- Komunikim i mirë në gjuhën angleze.
Përparësitë për Kandidatët:
- Njohuri ne Python.
- Prezantimi i projekteve personale gjatë intervistës.
- Njohuri bazike në:
- WordPress.
- Vendosjen e projekteve në server (deployment).
- IT (administrim sistemesh, rrjeta – bonus).
GRAPHIC DESIGN 3D
Ne jemi në kërkim të një Graphic Design 3D të talentuar dhe kreativ me ekspertizë në dizajnin 3D, 3DS Max, In-Design dhe mjete të avancuara Adobe, për t’u bashkuar me ekipin tonë. Kandidati ideal duhet të ketë pasion për krijimin e prezantimeve që shkojnë përtej metodave tradicionale si PowerPoint, duke përdorur mjetet më të avancuara si Adobe.
Përgjegjësitë:
- Zhvillimi i dizajneve dhe modeleve 3D me cilësi të lartë duke përdorur mjete si 3DS Max, Blender, ose software të ngjashëm;
- Krijimi i dizajneve tërheqëse për marketing, branding, dhe prezantime duke përdorur mjetet Adobe, InDesign;
- Dizajnimi i prezantimeve për të ofruar tregime vizuale dinamike dhe interaktive;
- Bashkëpunimi me ekipet e marketingut, shitjeve dhe departamente të tjera për të krijuar dizajne tërheqëse për fushata dhe prezantime;
- Sigurimi që të gjitha dizajnet janë në përputhje me udhëzimet e markës dhe qëllimet e projekteve dhe
- Qëndrimi i përditësuar mbi trendet e fundit në dizajn dhe mjetet softuerike për të ofruar punë inovative.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Dizajn Grafik fushë të ngjashme;
- Përdorim i shkëlqyer i mjeteve për modelim dhe rendering 3D, si 3DS Max;
- Përvojë në krijimin e prezantimeve interaktive duke përdorur mjetet si Adobe (jo PowerPoint);
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të pranuar feedback në mënyrë konstruktive dhe
- Portofol i fortë që tregon punë në dizajn 3D dhe prezantime të avancuara me Adobe.
Çfarë ofrojmë:
- Bashkëpunim me klientë ndërkombëtarë në Amerikë, Evropë dhe më gjerë.
- Mjedis pune kreativ dhe mbështetës.
- Akses në burime trajnimi dhe zhvillimi për të avancuar aftësitë tuaja
PRODUCT CONTENT MANAGEMENT /E-COMMERCE (1)
Product Content Management për E-commerce, si menaxhimin per përmbajtjen e katalogëve dhe produktet online në platforma shume te njohura: Amazon.de, Otto.de, Kaufland.de, Wayfair.de, XXXLutz.de, Home24.de dhe të tjera.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
Krijimi dhe organizimi i përmbajtjes:
- Krijimi i përshkrimeve të detajuara dhe tërheqëse për produktet.
- Vendosja e titujve dhe përshkrimeve të optimizuara për SEO.
- Organizimi i katalogëve të produkteve sipas kategorive për akses më të shpejtë nga klientët.
Mirëmbajtja dhe përditësimi i të dhënave:
- Përditësimi i çmimeve, stokut dhe ofertave në kohë reale.
- Sigurimi që të gjitha të dhënat të jenë të harmonizuara në platformat kryesore E-Commerce.
Automatizimi i procesit:
- Automatizimi i ngarkimit dhe përditësimit të përmbajtjes në disa platforma njëkohësisht, duke shmangur gabimet njerëzore dhe duke përshpejtuar procesin.
- Përdorimi i mjeteve të integruara si SAP B1, për efikasitet më të lartë dhe bashkëpunim të lehtë me partnerët.
Analiza dhe optimalizimi i performancës:
- Analizimi i performancës së përmbajtjes dhe përmirësimi i saj në bazë të sjelljes së klientit.
- Përdorimi i të dhënave për të optimizuar përshkrimet dhe prezantimin e produkteve për të rritur shitjet.
Kualifikimet:
- Shkollim Universitar.
- Të ketë njohuri në programin Microsoft Office – veçanërisht Excel.
- Të ketë njohuri të Gjuhës Angleze (Gjuha Gjermane – e preferuar)
Për të interesuarit PRIMEX ofron:
- Kontratë pune afatgjate,
- Mundesi zhvillimi dhe avansim në pozitë,
- Punë internacionale 100% (Me kompani europiane).
Mënyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të i dërgojnë CV përmes butonit “Apliko Këtu” ose e-mail adresës:
[email protected]
Adresa: Rruga Nëna Terezë në Fushë Kosovë.
Ju do të kontaktoheni nga Primex nëse CV-ja juaj dhe dokumentet tjera mbështetëse (nëse dërgoni) do të kualifikohen nga ekipi ynë vlerësues.