Operator në CNC, Prodhues, Monter, Operator në Sharrë
Data e publikimit
20-02-2025
Data e perfundimit
19-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Prodhim
KONKURS PUNE – “Te Mramort”
Për shkak të zgjerimit të biznesit dhe nevojës për të forcuar ekipin tonë, “Te Mramort” shpall konkurs për pozita të ndryshme në sektorin e prodhimit të mobiljeve dhe dyerve. Ne jemi në kërkim të individëve të motivuar dhe të aftë që të bashkëpunojnë me ne në krijimin e produkteve cilësore dhe inovative.
Pozitat e hapura janë:
- Operator i CNCS (3 pozita)
-
Prodhues i Dyerve (2 pozita)
-
Operator i Sharres (1 pozitë)
-
Monter (2 pozita)
Operator i CNCS (3 pozita)
- Preferohet përvojë pune se paku 2 vjeçare.
- Vlen ekstra përvoja me makineri 5 axes.
Prodhues i Dyerve (2 pozita)
- Përvojë në prodhimin e dyerve do të ishte një avantazh.
Operator i Sharres (1 pozitë)
- Preferohet përvojë e mëparshme në punë me sharre.
Monter (2 pozita)
- Minimum 3 vite përvojë në montimin e dyerve dhe mobiljeve.
- Kualifikimet dhe kërkesat e përgjithshme:
- Të jenë individë të angazhuar dhe të gatshëm për të mësuar.
- Të kenë aftësi pune në ekip dhe komunikim të mirë.
- Të kenë aftësi për të menaxhuar detyrat në mënyrë efikase dhe të jenë të përgjegjshëm për cilësinë e punës së kryer.
Ambienti i punës në “Te Mramort” është mikpritës dhe bashkëpunues, duke ofruar mundësi për zhvillim të vazhdueshëm dhe përparim profesional për punonjësit tanë. Ne vlerësojmë përkushtimin dhe aftësinë për të kontribuar në një atmosferë pune të shëndetshme dhe të frytshme.
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën tonë të emailit: [[email protected]] apo ne [+38343855465].
Bashkohuni me ekipin tonë dhe kontribuoni në krijimin e mobiljeve dhe dyerve cilësore!