www.ofertapune.net Vende të lira pune | PunaIme

Vende të lira pune

Kompania

Foda Line SH.P.K.

Lokacioni

Gjilan , Pejë , Prishtinë , Prizren

Data e publikimit

23-05-2022

Data e perfundimit

04-02-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

 

Në kuadër të zgjërimit të aktivitetit, Foda Line sh.p.k. shpall:

KONKURS

Prezantues/e mjekësor/e;

Vend të punës: 5 pozita
2 pozita për terenin e Prishtinës
1 pozitë për terenin e Gjilanit
1 pozitë për terenin e Prizrenit
1 pozitë për terenin e Pejës

Përgjegjësitë:
– Të prezantojë produktet e programit përkatës tek profesionistët shëndetësor;
– Të ndjekë ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtyre produkteve në treg në vazhdimësi;
– Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurencën, çmimet, promocionet, marketingun);
– Të bëjë raporte javore dhe mujore;
– Organizimi dhe pjesëmarrja në konferenca mjekësore;

Kualifikimet:
– Fakulteti i Mjekësisë drejtimi: Farmaci, Stomatologji; Fakulteti Ekonomik drejtimi: Marketing, Shitje.
– Të ketë përvojë pune së paku një vit si Prezantues/e mjekësor/e;
– Të jetë komunikativ/e, të jetë i/e vendosur dhe të ketë vet-iniciativë;
– Të ketë aftësi bindëse në prezantim;
– Të posedojë patent shofer, kategoria B;
– Të ketë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
– Njohja e gjuhës Angleze

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në me foto në e-mail adresën: [email protected] Konkursi është i hapur deri më 31.05.2022