Vende të lira pune (6) (Gjermani)
Data e publikimit
01-04-2022
Data e perfundimit
31-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ndërtimtari & Patundshmëri
Kompania Erdbrügger po kërkon punëtor për 3 fabrikat e saj të betonit në Gjermani, në Bad Oeynhausen, Rödinghausen dhe Hückelhoven. Ne jemi në kërkim të punonjësve të motivuar dhe të cilët posedojnë aftësi dhe shkathtësi themelore në industrinë e ndërtimtarisë dhe betonit, për të u punësuar tek ne, në menyrë afatgjate!
Për momentin jemi duke kërkuar punonjës të kualifikuar për këto pozita:
- Ndihmës në prodhim (Produktionshelfer)
- Manipulues i makinerive të betonit (Maschinenbediener)
- Saldues/Mekanik i makinerive (Schlosser)
- Vozitës i pirunierit/staplerit (Staplerfahrer)
- Murator (Maurer)
- Prodhues i betonit (Beton- und Stahlbetonbauer)
Të gjithë të interesuarit duhet patjetër të kenë leje qendrimi/pune për Gjermani ose të posedojnë një termin për vizë pune tek Ambasada respektive Gjermane apo të kenë diplomë fakulteti të fushës së ngjashme, të nostrifikuar në Gjermani, ashtu që të aplikojnë si punonjës me kualifikim universitar.
Dokumentet që duhet të dërgoni tek [email protected] janë: CV-ja me fotografi, kopja e pasaportës dhe kopja e leje qendrimit apo e punës ose nostrifikimi i diplomës së fakultetit përkatës.
Ju dëshirojmë shumë sukses!
KOMPANIA ERDBRÜGGER GmbH
Telefon: 05731/7409-51
Telefax: 05731/7409-47