www.ofertapune.net Vende të Lira Pune (7) | PunaIme

Vende të Lira Pune (7)

Kompania

Kreditimi Rural i Kosovës

Data e publikimit

18-01-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, me qellim te plotësimit te vendeve te punes te planifikuara per vitin 2024, shpall:

KONKURS

Për rekrutim te pozitave ne deget ne vijim:

  • Një (1) Zyrtar-e për administrim te kredive për degën Pejë
  • Një (1) Zyrtar-e për administrim te kredive për degën Prizren
  • Një (1) Zyrtar-e për administrim te kredive për degën Ferizaj
  • Një (1) Zyrtar-e për administrim te kredive për degën Rahovec, me seli ne Xerxe
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për Han të Elezit (me lokacion ne Kaçanik)
  • Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën në Mitrovicë
  • Një (1) Nëpunës-e per Burime Njerëzore për zyren qendrore në Prishtinë

Zyrtar-e për administrim te kredive (Pozita 1, 2, 3 & 4)

Përgjegjësitë:

  • Verifikon dokumentacionin e kredisë qe te jete në përputhje me politikat dhe procedurat e kredidhenies ne fazen para shperndrajes se kredise dhe para sistemimit te dosjes kreditore.
  • Rishikon dhe sigurohet që i gjithë dokumentacioni i kredise është i plotesuar sakte dhe i kompletuar me dokumente percjellese duke perfshire kontrollimin e nënshkrimeve, vulave, miratimeve, vlefshmerise se dokumenteve, etj.
  • Sigurohet qe dokumentacioni ne dosjet kreditore te jete ne pajtueshmëri me politikat dhe procedurat e kredidhenies, kërkesat ligjore dhe te rregulloreve.
  • Identifikon dhe raporton me kohe leshimet e paqellimshe, parregullesite dhe mangesite ne procesin e kompletimit te dokumentacionit per shperndarje te kredise dhe mbane nje qendrim proaktiv për të siguruar veprime korrigjuese në përputhje me politikat dhe procedurat e kredidhenies.
  • Mban shënime të sakta dhe të përditësuara per dosjet kreditore, përgatit raporte dhe siguron përditësime të rregullta për gjendjen e dosjeve kreditore.
  • Sistemon me kohe dosjet e kredive duke u kujdesur qe dosjet te jene te kompletuara me dokumentacion perkates.
  • Zevendeson poziten Arkatar dhe Zyrtar per regjistrim ne dege ne rast mungese.
  • Pune te tjera te nderlidhura me poziten dhe nevojat e deges.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Shkathtesi te mira te organizimit, analizimit te te dhenave dhe vemendje ndaje hollesive.
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme), Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B (e preferueshme).

Analist-e Kreditor-e (Pozita 5)

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (Pozita 6)

Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientet.
  • Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.
  • Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Nëpunës-e per Burime Njerëzore (Pozita 7)

Përgjegjësitë:

  • Mban dhe perditeson te dhenat per prezencen, mungesen dhe levizjet e te punësuarve,
  • Mirëmban, sistemon dhe perditeson dokumentacionin ne dosjet e të punësuarve,
  • Pergatite dokumente te ndryshme, vertetime, njoftime, referenca dhe perditeson lista te ndryshme me te dhena te te punesuarve duke u siguruar qe te kete saktesi,
  • Mbeshtet departamentet e KRK-se ne procesin e përcaktimit te objektivave dhe vlerësimin e performances,
  • Merr pjese ne proceset qe nderlidhen me zhvillimin profesional te te punesuarve (vleresimi i nevojave per trajnime, perpilimi dhe implementimi i planit te trajnimeve, etj.)
  • Kryen pune administrative te nderlidhura me procesin e rekrutimit (shpallje te konkurseve, pranim dhe sistemim i dokumentacionit te aplikuesve, kontaktimi i kandidateve per intervista, plotesim i dokumentacionit per puntoret e ri, etj.)
  • Kujdeset qe te respektoj dhe implementoj të gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore,
  • Pune te tjera administrative qe nderlidhen me Burime Njerezore.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo kualifikim ekuivalent profesional,
  • Përvojë paraprake në burime njerezore dhe punë administrative (e preferueshme),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, programet e Microsoft Office (njohuri ne excel dhe outlook e domosdoshme),
  • Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (gojore dhe në të shkruara),
  • Aftësi te mira analitike, i/e organizuar dhe aftësi për të punuar me çështje konfidenciale,
  • Të jetë kreativ, dinamik, fleksibil dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer, kategoria B (e preferueshme).

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 18.01.2024 deri me dt. 24.01.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.