Vende të lira pune (9)
Data e publikimit
18-03-2025
Data e perfundimit
16-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Pozita të lira pune:
- Shofer (part-time)
- Sigurim (roje fizike)
- Kamarier/e
- Hostess/ Mikëpritëse
- Kuzhinier/e
- Mirëmbajtës Teknik
- Recepsionist/e
- Enëlarës/e
- Mirëmbajtës/e
Pozita: Shofer (part-time)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Transportimi i mysafirëve të hotelit në Aeroport.
- Sigurimi i një eksperience të këndshme dhe profesionale për mysafirët gjatë udhëtimit.
- Asistimi i mysafirëve me bagazhet kur është e nevojshme.
Kriteret:
- Patent shofer të kategorisë B
- Së paku 2 vite përvojë pune relevante;
Pozita: Sigurim (roje fizike)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ofron shërbimin e sigurisë dhe kujdeset për mirëqenien e të gjithë përsonelit dhe objektit;
- Përgjigjet në situatë emergjente për të ofruar ndihmën e nëvojshme për punonjësit;
- Mbron asetet e produktet e objektit nga vjedhjet, sulmet, dhe çështjet tjera të sigurisë;
- Parandalon incidentet dhe përkujdeset për tejkalimin e tyre;
- Si dhe bënë punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
Kriteret:
- Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
- Së paku 2 vite përvojë pune relevant
Pozita: Kamarier/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpritja e mysafirët në restorant, bar, ose zonat e shërbimit.
- Marrja dhe përcjellja e porosive në mënyrë të saktë dhe profesionale.
- Servimi i ushqimeve dhe pijeve duke respektuar standardet e cilësisë dhe shërbimit të hotelit.
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e kuzhinës dhe stafin tjetër për të garantuar një shërbim të koordinuar dhe efikas.
- Sigurimi I shërbimit fleksibil të mysafirëve duke adresuar nevojat dhe kërkesat e tyre në mënyrë të shpejtë dhe miqësore.
Kriteret:
- Përvojë e mëparshme si kamarier (përvoja në sektorin e hotelerisë konsiderohet avantazh).
- Njohuri themelore për ushqimet dhe pijet (trajnime shtesë do të ofrohen nga hoteli).
- Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme.
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar me orare të ndryshueshme.
Pozita: Hostess/ Mikëpritëse
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Pritja dhe mirëseardhja e mysafirëve me një qëndrim profesional dhe mikpritës.
- Shoqërimi i mysafirëve në tryezat e rezervuara ose në zonat e caktuara të hotelit.
- Menaxhimi i listës së rezervimeve dhe koordinimi me stafin e shërbimit për një përvojë të këndshme për klientët.
- Komunikimi i kërkesave ose ankesave të klientëve te menaxheri përkatës për zgjidhje të shpejtë.
- Bashkëpunimi me ekipin e shërbimit për të siguruar një përvojë të shkëlqyer për klientët.
Kriteret:
- Përvojë e mëparshme në mikpritje ose shërbim ndaj klientëve.
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe sjellje e sjellshme me klientët.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera janë përparësi).
- Aftësi për të menaxhuar rezervimet dhe për të punuar në një mjedis dinamik.
- Bashkëpunim i mirë me kolegët për një shërbim të koordinuar.
- Gatishmëri për të punuar në ndërrime të ndryshme, përfshirë fundjavat dhe ditët festive.
Pozita: Kuzhinier/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgatitja e ushqimeve sipas standardeve të hotelit dhe recetave të përcaktuara.
- Sigurimi i cilësisë së lartë të ushqimit dhe paraqitjes estetike të pjatave.
- Mbajtja e pastërtisë dhe higjienës në zonën e kuzhinës, në përputhje me rregullat sanitare dhe standardet e sigurisë ushqimore.
- Menaxhimi i përbërësve, magazinimi dhe përdorimi i duhur i produkteve ushqimore për të minimizuar mbetjet.
- Bashkëpunimi me ekipin e kuzhinës dhe stafit të shërbimit për një proces të rrjedhshëm të përgatitjes dhe dorëzimit të ushqimit.
- Përshtatja e recetave ose mënyrës së përgatitjes në rast të kërkesave të veçanta dietike të klientëve.
- Respektimi i orareve të shërbimit për të siguruar që ushqimi të jetë gati në kohën e duhur.
Kriteret:
- Përvojë e mëparshme si kuzhinier, preferohet në hotele ose restorante me standard të lartë.
- Njohuri të mira të teknikave të gatimit dhe prezantimit të ushqimit.
- Njohuri mbi standardet e sigurisë dhe higjienës në kuzhinë.
- Aftësi për të menaxhuar shumë detyra njëkohësisht dhe për të punuar në një mjedis dinamik.
- Aftësi për të bashkëpunuar me kolegët dhe për të ruajtur një atmosferë profesionale.
- Gatishmëri për të punuar në ndërrime të ndryshme, përfshirë fundjavat dhe ditët festive.
- Pasion për gatimin dhe gatishmëri për të inovuar në përgatitjen e ushqimeve.
Pozita: Mirëmbajtës Teknik
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve dhe sistemeve teknike në hotel (elektrike, hidraulike, sisteme klimatizimi, etj.).
- Inspektimi i rregullt i pajisjeve për të identifikuar dhe parandaluar problemet teknike.
- Reagimi i shpejtë ndaj kërkesave për riparime ose emergjenca teknike.
- Bashkëpunimi me ekipin menaxherial dhe departamentet tjera për të siguruar funksionimin optimal të të gjitha pajisjeve.
- Sigurimi i mirëmbajtjes së dokumentacionit dhe regjistrimeve për riparimet e kryera.
Kriteret:
- Përvojë e mëparshme në mirëmbajtje teknike (përvoja në hotele është avantazh).
- Njohuri bazike në sisteme elektrike dhe hidraulike .
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të zgjidhur problemet në mënyrë efikase.
Pozita: Recepsionist/e
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- Mirëpret dhe përshëndes mysafirët
- Informon mysafirët mbi shërbimet e hotelit dhe tarifat
- Bashkëpunon me stafin
- Menaxhon rezervimet e dhomave
- Monitoron vizitorët në hotel
- Zbaton rregullat dhe politikat e hotelit
Kriteret:
- Njohja e gjuhës angleze obligative
- Përvojë adekuate pune ( e preferueshme)
- Vëmendje në detaje dhe saktësi
- Pamje dhe qëndrim professional
- Diploma e shkollës së mesme, diploma universitare përparësi
- Eksperiencë në komunikim me mysafir / klient, mundësisht në një mjedis mikpritës
Pozita: Enëlarës/e
- Të ketë aftësi të mira organizative
- Të jetë energjik dhe i/e motivuar
- Të ketë aftësi të punës në ekip
- Përvojë adekuate pune ( e preferueshme)
Pozita: Mirëmbajtës/e
- Të jetë energjik/e dhe i/e motivuar për punë
- Të ketë aftësi të punës në ekip
- Përvojë adekuate pune ( e preferueshme)
Te gjithë të interesuarit të cilët plotësojnë kriteret për këto pozita duhet të dërgojnë CV-në në butonin “Apliko Këtu” e-mail adresën: [email protected]