Vende të lira pune
Data e publikimit
14-01-2025
Data e perfundimit
28-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Korporata “Olti Trasing” SH.P.K. me seli në adresën: Rr. “Bulevardi Bill Clinton”, pn., Prishtinë, 10 000, Republika e Kosovës, në përputhje me Statutin e Korporatës dhe duke u bazuar në dispozitat të Rregullores për Funksionimin e Brendshëm të Korporatës, më datë 14.01.2024, shpall ketë:
K O N K U R S
Me qëllim të avancimit dhe të rritjes së veprimtarisë, “Olti Trasing” sh.p.k , tani është duke kërkuar staf mbështetës të kualifikuar dhe profesional për pozitat e punës si në vijim
1. Zyra e Inxhiniereve
- Inxhinier/e i Arkitekturës
- Inxhinier/e Ndertimit
- Inxhinier/e i Elektros – Drejtimi Termoenergjetik
- Inxhiner/e i Elektros – Drejtimi Elektronik
- Teknik ndërtimi
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Aftësi për të përcaktuar qëllimet dhe kërkesat e punëdhënësit, kontraktorëve, nënkontraktorve, klientëve me anë të projekteve;
- Matja e hapësirave në terren, dizajni i produkteve dhe përgatitja e projekteve sipas kërkesave të klientëve,
- Mbikëqyrja dhe menaxhimi i proceseve të ndërtimit, prodhimit në korporatë si dhe mbikëqyrja dhe menaxhimi i ekzekutimit të projekteve dhe të punësuareve në terren;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Dëshmi mbi kualifikimet profesionale-fakultetit bachelor, përparësi kanë ata me Mastër ;
- Njohje e gjuhëve të huaja ( Angleze , Gjermane) e preferuar;
- Përvojë pune në fushat e ngjashme , 5 vjeçare e preferueshme;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet në “MS Office”, aplikacionet Excel, Word, Power Point, ArchiCad, AutoCad, Corel Draw, etj;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
Çka ofrojme ne:
- Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
- Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
2. Shofer furnizues – 2 pozita
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diploma apo çertifikata përkatëse për ketë fushë;
- Përvojë pune në pozita të ngjashme;
- Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B” e preferuar kategoria C dhe C1.
Çka ofrojme ne:
- Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
- Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
3. Depoist – 2 pozita
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diploma e përkatëse për ketë fushë Fakulteti i ekonomik ;
- Përvojë pune në pozita të ngjashme;
- Të ketë njohuri për materialet ndërtimore;
- Njohja e gjuhëve të huaja ( angleze, gjermane) e preferuar ;
- Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
Çka ofrojme ne:
- Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
- Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
4. Punëtor nga fusha e ndërtimit:
- Saldues – 2 pozita
- Ndihmes saldues – 2 pozita
- Mjeshter per prodhim te dyerve dhe dritareve – 4 pozita
- Mjeshter për instalime elektrike – 4 pozita
- Mjeshter per instalime të Ujsjellesit dhe kanalizim – 2 pozita
- Ndihmes Mjeshter – 8 pozita
- Latues – 2
- Armirues – 2
- Puntor ndertimi- 5 pozita
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Kryejnë të gjitha punët lidhur me ndërtim, rindërtim,sipas pozitave te lartecekura si dhe, elektrikës, hidros, AL-PVC-zdrukthtari, ujësjellës dhe kanalizim, saldues etj ;
- Kujdeset për zbatimin e të gjitha kërkesave dhe urdhëresave të përgjegjësëve;
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Përvojë pune në pozita të ngjashme;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”, përparësi.
Çka ofrojme ne:
- Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
- Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
5. Mirëmbajtëse – pastruese
- Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset mirëmbajtjen dhe pastërtin në e hyrjeve banesore dhe hapsirave afariste te objektit;
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Përvojë pune në pozita të ngjashme;
- Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë e preferuar ;
Çka ofrojme ne:
- Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
- Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit për këto pozita mund të aplikojnë ku së bashku me Aplikacionin, të bashkëngjitni CV-në dhe dokumentet tjera mbështetëse, t’i dërgojnë përmes formës elektronike në e-mail: [email protected], (tel për info shtesë: 045 440 440) në subject të ceket: Emri Mbiemri, Pozita për në të cilën aplikoni;
- Afati për aplikim do të jetë nga data 14.01.2025 deri më 28.01.2025, (15 ditë).
- VËREJTJE: Dokumente e pakompletuara, dhe dokumente të cilat nuk plotësohen sipas specifikave të lartcekura nuk do të trajtohen. Vetëm kandidatët/et të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të ftohen.