Vende të lira pune
Data e publikimit
13-12-2024
Data e perfundimit
11-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
AMC Marketing – Mundësi për Karrierë në Vitin 2025!
AMC Marketing, një kompani në rritje e specializuar në fushën e marketingut dhe promovimeve, është në kërkim të profesionistëve të rinj dhe të motivuar për të u bashkuar me ekipin tonë.
Për vitin 2025, kemi hapur pozita të ndryshme, ku mund të kontribuoni dhe zhvilloni aftësitë tuaja.
Pozitat e hapura:
- 30 Promotere
Përgjegjësitë:
- Promovimi i produkteve dhe shërbimeve.
- Ndërveprimi me konsumatorët dhe tregtarët.
- Raportimi mbi rezultatet e aktiviteteve.
10 Supervizorë (SPV)
Përgjegjësitë:
- Koordinimi dhe mbështetja e ekipit të promoterëve.
- Sigurimi i realizimit të objektivave dhe standardeve të cilësisë.
- Monitorimi i aktiviteteve të promoterëve dhe raportimi mbi rezultatet.
- Menaxhimi i burimeve dhe logjistikës për aktivitetet në terren.
- Patent shoferi për kategorinë B është obligative
1 Account Ekzekutiv
Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe zhvillimi i fushatave marketingu.
- Negociatat me klientët dhe koordinimi i aktiviteteve për promovimin e markave.
- Krijimi i raporteve dhe analizave të tregut për klientët.
- Sigurimi i një niveli të lartë shërbimi ndaj klientëve.
5 Specialistë të Konsumatorëve
Përgjegjësitë:
- Merchandising: Mbikëqyrja e prezencës së produkteve në raftet e marketeve.
- Vizita në pikat e shitjes: Kontrolli i ekspozimit dhe disponueshmërisë së produkteve.
- Komunikimi me konsumatorët: Ofrohet mbështetje dhe informacion për konsumatorët.
- Raportimi në sisteme digjitale: Regjistrimi i aktiviteteve dhe informacionit në platforma digjitale për menaxhimin e punës në terren.
- Patent shoferi për kategorinë B është obligative
Kualifikimet kërkuara:
- Motivim dhe angazhim për të arritur rezultate të shkëlqyera.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup.
- Eksperienca paraprake është e preferueshme për disa pozita.
Përfitimet:
- Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
- Paga konkurruese dhe kushte të mira pune.
- Mjedis miqësor dhe mbështetës.
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit tonë, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit:
[email protected] ose telefononi në numrin: 048 68 66 76 për më shumë detaje,
gjithashtu në subject të e-mail duhet të cekni pozitën për cilën aplikoni.