Recepsionist/e, Kamarier/e, Shofer
Data e publikimit
20-11-2024
Data e perfundimit
25-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Pozita të lira pune:
Recepsionist/e
Kamarier/e
Shofer (Kategoria B)
Më poshtë mund ti gjeni specifikat për të gjitha pozitat.
Te gjithë të interesuarit të cilët plotësojnë kriteret për këto pozita duhet të dërgojnë CV-në, në e-mail adresën: [email protected]
Pozita: Recepsionist/e
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- Mirëpret dhe përshëndes mysafirët
- Informon mysafirët mbi shërbimet e hotelit dhe tarifat
- Bashkëpunon me stafin
- Monitoron vizitorët në hotel
- Zbaton rregullat dhe politikat e hotelit
Kriteret:
- Njohja e gjuhës Angleze obligative
- Përvojë adekuate pune (e preferueshme)
- Vëmendje në detaje dhe saktësi
- Pamje dhe qëndrim professional
- Eksperiencë në komunikim me mysafir / klient, mundësisht në një mjedis mikpritës
- Aftësitë administrative
Pozita: Kamarier/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Pritja dhe mirëseardhja e mysafirëve në restorant, bar, ose zonën e shërbimit.
- Marrja dhe përcjellja e porosive në mënyrë të saktë dhe efikase.
- Servimi i ushqimit dhe pijeve sipas standardeve të hotelit.
- Bashkëpunimi me kuzhinierët dhe ekipin tjetër për të siguruar një shërbim të rrjedhshëm.
Kriteret:
- Përvojë e mëparshme si kamarier (përvoja në hotele është avantazh).
- Njohuri bazike për ushqimin dhe pijet (trajnimi shtesë sigurohet nga hoteli).
- Njohja e gjuhës Angleze obligative
Pozita: Shofer
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Kontrollimi i rregullt i gjendjes teknike të automjetit.
- Transportimi i mysafirëve nga/tek aeroporti, ose destinacionet lokale.
- Përmbushja e orarit të përcaktuar nga menaxheri për udhëtime dhe transferime.
- Ndihmë me bagazhet gjatë hyrjes ose daljes nga automjeti.
- Komunikim i qartë dhe i sjellshëm me mysafirët dhe ekipin e hotelit.
Kriteret:
- Patentë shofer (Kategoria B)
- Njohuri të mira të rrugëve dhe destinacioneve lokale.
- Përvojë e mëparshme si shofer (preferohet në industrinë e hotelerisë).