www.ofertapune.net Vende të lira pune (4) | PunaIme

Vende të lira pune (4)

Kompania

Kadiu Group

Lokacioni

Prishtinë , Prizren , Viti

Data e publikimit

05-07-2024

Data e perfundimit

03-08-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

 Kadiu Group, një kompani lider në tregtinë me auto pjesë dhe pajisjet e autoserviseve në Kosovë dhe Shqiperi, me nje eksperience mbi mbi 30 vjeçare dhe me nje rrjet dyqanesh ne qytetet  kryesore ne Kosove, shpall konkurs per pozitat:

  1. Financa/Administrate per Prishtine.

Kriteret:

  • Te jete e moshes 23-35 vjec.
  • Te kete arsim te larte ne Degen Ekomonik (preferohet Finance).
  • Preferohet te kete nje eksperience si arkatare
  • Te kete aftesi shume te mira komunikuese
  • Te njohe programet baze ne perdorimin e kompjuterit

Përfitimet tuaja

  • Trajnim dhe integrim intensiv dhe profesional
  • Vend pune modern dhe të sigurte
  • Pagë mbi mesatare dhe të rregullt
  • Zhvillim dhe rritje profesionale të karrierës tuaj

  1. Perfaqesues i shitjes : Viti, Prishtine.

Detyrat:

  • Mbikëqyrje e klientëve ne rajonin përkatës
  • Këshillimi i klientëve gjatë blerjes
  • Kontaktim dhe ofertim i klientëve te ri
  • Prezantimi i produkteve të ndryshme dhe ofertave
  • Bashkëpunim i ngushtë me koleget e departamenteve te tjera.

Kriteret:

  • Te jete i moshes deri 35 vjec.
  • Te kete arsim te larte
  • Preferohet te kete nje eksperience te meparshme ne fushen e shitjeve
  • Te kete aftesi shume te mira komunikuese
  • Te disponoje Patente shoferi.
  • Te njohe programet baze ne perdorimin e kompjuterit

  1. Depoist për Regjionin e Prishtines – Çagllavice

Detyrat:

  • Pranimi i produkteve
  • Dokumentimi i pranimeve, levizjeve magazinore etj.
  • Skenimi i faturave për kalkulim
  • Levizja e mallërave në hapsirat shitëse
  • Menaxhimi i palimit në depo

Kriteret:

  • Ka eksperiencë pune si Depoist ne kompani distribucioni.
  • Te jete i moshes 25-40 vjec.
  • Te disponoje Patente shoferi

  1. Transportues: Prizren

Detyrat:

  • Mirëmban dhe ruan produktet nga dëmtimet dhe vjedhjet.
  • Mirëmban dhe përdor mirë automjetin.
  • Respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
  • Njeh mirë rrugët e Kosoves.
  • Kryen me përpikmëri çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet nga eprori dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.
  • Raporton për raste abuzimi dhe shpërdorimi të produkteve.

Kriteret:

  • Ka të paktën 5 vite eksperiencë pune si Shofer ne kompani distribucioni.
  • Te jete i moshes 25-40 vjec.
  • Te disponoje Patente shoferi te vlefshme
  • Te jete me banim ne regjionin e Prizrenit

Përfitimet tuaja nga punësimi tek kompania Kadiu shpk:

  • Trajnim dhe integrim intensiv dhe profesional
  • Vend pune modern dhe të sigurte
  • Pagë mbi mesatare dhe të rregullt
  • Zhvillim dhe rritje profesionale të karrierës tuaj

Te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre ne adresën: [email protected], duke shenuar regjionin per te cilin aplikon ne subjektin e emailit.