www.ofertapune.net Vende të lira pune (4) | PunaIme

Vende të lira pune (4)

Kompania

Segment

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-05-2024

Data e perfundimit

07-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

KONKURS PËR PUNËSIM (4 pozita)

Segment Kosova shpk është distributor i autorizuar në Kosovë për shitje të makinerive dhe servisim për brendet: Atlas Copco (Suedi), Epiroc (Suedi), CIFA-Zoomlion (Itali), Dynapac (Suedi), Husqvarna (Suedi) dhe Danfoss (Danimarkë). 

Ne jemi në kërkim të kandidatëve për pozitat si ne vijim:

  1. Një (1) Shitës për shitjen e paisjeve dhe makinerive të vogla për ndërtim në infrastrukturen rrugore dhe në ndërtimtari.
  2. Një (1) Shitës/ Ndihmës të shitjes për shitjen e materialeve të konsumit dhe pjesëve rezervë për makineritë e rënda në industrinë e betonit, asfaltit dhe minierave.
  3. Dy (2) Mekanikë/ Ndihmës mekanika për servisimin e makinerive të rënda dhe industriale.

Kandidatët për poziten 1 dhe 2 me edukim dhe përvojë në shitje të paisjeve teknike, paisjeve industrial, makinerive të rënda, dhe pjesëve rezervë të tyre kanë përparësi në këtë konkurs. Kandidatët duhet te kenë aftësi të mira të gjuhës angleze dhe njohuri të Microsoft Office.

Ne jemi në kërkim të kandidatëve profesional, pasionant, social, kurioz, modest, me vetëbesim të lartë, të orientuar në rezultate dhe zhvillim personal. 

Kandidatëve të pranuar ju ofrohet kontratë pune 1 vjecare me mundesi vazhdimi, sigurim shëndetësor, shujtë ushqimi ditore dhe trajnime të vazhdueshme në punë.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t´i dorezojnë CV-të e tyre në e-mailin: [email protected] duke specifikuar qartësisht poziten për të cilen aplikoni

Kanidatët për poziten mekanik/ ndihmës mekanike mund aplikojnë përmes telefonit 038 733794 nga 8:00 deri 16:30 E hënë – E premte. 

Afati i fundit për aplikim është 07 Qershor 2024.

Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.